Home | Culture | Mozaiku i Flamurit

Mozaiku i Flamurit

image
Sot u inagurua në Tiranë  Mozaiku i Flamurit, i punuar nga artisti Gëzim Hidri.        

 

 

 

 

 

 

 

TIRANE - Kryeqyteti i Shqipërisë hapi sot aktivitetet festive për 100 vjetorin e Pavarësisë me ceremoninë e ngritjes së flamurit në Tiranë, ashtu si 100 vjet më parë, 26 Nëntor 1912, kur flamuri u ngrit nga patriotët tiranas Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu dhe Shefqet Ndroqi. Festimet do të kulmojmë më 28 Nëntor, kur janë parashikuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme, si dhe parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. "Deri sot, 26 Nëntor 1912  shumë gjëra kanë ndodhur në rrugët, sheshet dhe familjet e qytetarëve. Por sot, Tirana nuk është vetëm kryeqendra, por shpresa dhe besimi që rrezaton anembanë kombit shqiptar. Sot kombi feston i bashkuar në Tiranë, Shkup, Preshevë, e Ulqin e kudo që ndodhen". - tha kryetari i Bashkisë Lulzim Basha. 

 

 

 

 

Në ceremoninë e përurimit të simbolit kombëtar mori pjesë edhe  Lazim Destani, biznesmen dhe filantrop i njohur, i cili kontribuoi personalisht për realizimin e këtij projekti. Monumenti madhështor është vepër e artistit shqiptar Albi Çifligu.

“Ta zhvillojmë ekonominë e atdheut për të siguruar lumturi për brezat që vijnë. Kontributi ynë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të trojeve tona është mirënjohja më e mirë ndaj përpjekjeve brez pas brezi dhe amanetit të të parëve tanë për ta bërë Shqipërinë të lirë, të pavarur e të fuqishme”, theksoi  Destani. 

 

* * *

 

 

 

Sipas Bashes, ky mozaik me gure është autentik sikundër kjo është një vlerë e thellë dhe e vjetër e qytetit, pasi gurët janë mbledhur në trevat shqiptare dhe në vendet ku janë zhvilluar betejat e përgjakshme, që datojnë që nga koha e Skënderbeut.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00