Vepra e Picassos vlerësohet mbi 33 milionë euro
Një pikturë madhështore e artistit spanjoll, Pablo Picasso ishte ylli në ankandin e pikturave në Londër. Vepra i përket vitit 1932, e cila është vlerësuar me çmimin 25 milionë sterlina është shitur plot 28.6 stërlina ose 33.3 milionë euro. Edhe më herët vepra të tjera të piktorit kanë pasur shifra të mëdha.
Një pikturë madhështore e artistit spanjoll, Pablo Picasso ishte ylli në ankandin e pikturave në Londër. Vepra i përket vitit 1932, e cila është vlerësuar me çmimin 25 milionë sterlina është shitur plot 28.6 stërlina ose 33.3 milionë euro. Edhe më herët vepra të tjera të piktorit kanë pasur shifra të mëdha. Mes tyre, vepra e artit e piktorit të famshëm spanjoll "Still Life with Tulips" ("Natyre e qetë me tulipane") u shit për 41.5 milionë dollarë.
Ankandi i Shtëpisë “Sotheby’s” u mbajt atë kohë në Nju Jork. Piktura e shitur në këtë ankand i përket vitit 1932 dhe pasqyron të dashurën e mjeshtrit, Marie-Therese Walter dhe në këtë ankand u ekspozuan gjithsej nëntë vepra të piktorit spanjoll. Ekspertët e quajnë Pablo Picasson një nga piktorët “më të shtrenjtë” në botë.
Kështu, piktura e tij "E zhveshura në sfondin e bustit dhe gjetheve të gjelbra" në vitin 2010 u shit me 106 milionë dollarë, duke u bërë vepra e artit më e shtrenjtë për atë kohë.
Comments (0 posted)
Post your comment