Një padi e pazakontë në Hagë
Avokati shpreson që GJND-ja të pajtohet me faktin se procedurat e gjykatave romake ishin të pavlefshme nga ana ligjore, sepse ato nuk qenë në përputhje me sundimin e ligjit në atë kohë, por edhe më pas.
Avokati kenian, Dola Indidis, ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku sugjeronte se gjykimi dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit ishte i paligjshëm, dhe shteti i Izraelit në mes tjerash duhet të njihet si përgjegjësi kryesor. Indidis në vitin 2007 e kishte paraqitur këtë rast në një gjykatë në kryeqytetin kenian, Nairobi, por pasi atje u rrëzua, ai vendosi ta depozitojë këtë çështje në GJND. Avokati afrikan beson se ka provuar që trupi gjykues atëherë ka shkelur të drejtat njerëzore të Jezusit përmes sjelljeve të pahijshme gjyqësore dhe paragjykimeve.
Rasti i Indidis thekson se metodat e marrjes në pyetje gjatë gjykimit të Jezuit nga romakët ishin problematike, informacionet e përdorura në këtë rast ishin të gabuara dhe ndëshkimi i Jezusit, sipas tij, është bërë gjatë kohës që gjyqi vazhdonte ende, çka bie në kundërshtim me të gjitha format e drejtësisë. Avokati shpreson që GJND-ja të pajtohet me faktin se procedurat e gjykatave romake ishin të pavlefshme nga ana ligjore, sepse ato nuk qenë në përputhje me sundimin e ligjit në atë kohë, por edhe më pas. Indidis padit Izraelin dhe Italinë sepse pas arritjes së pavarësisë të dy këto shtete përvetësuan ligjet e Perandorisë Romake, të cilat ishin në fuqi gjatë kohës që u kryqëzua Krishti.
Një zyrtar i GJND-së tha se Gjykata e Hagës është krijuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve dhe nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, pasi edhe teorikisht ky rast është i pamundur të trajtohet prej tyre.
Comments (0 posted)
Post your comment