Home | Culture | Denis Diderot (1713-1784)

Denis Diderot (1713-1784)

image
Enciklopedia e parë dhe më e njohur franceze është e lidhur në mënyrë të pandashme me emrin e Denis Didroit. Ai shkroi për këtë më shumë artikuj nga fusha e filozofisë, artit dhe e zejeve dhe deri në fund mbeti redaktor i saj dhe kur të gjithë të tjerët u frikësuan nga terrori dhe raprezaljet, ai nuk u dërmua, por vetëm, pas një lufte të vështirë, botoi vëllimin e fundit, pas të cilit u shtypën vetëm shtesat dhe regjistrat. 




DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis), filozof dhe iluminist franc. (1713-1784). Duke refuzuar, pas shkollimit te jezuitët, ofertën për t'u bërë prift, jetoi si boem letrar, duke siguruar ekzistencën me instruksione dhe përkthime. Së shpejti njihet me Rusoin, D'Alamberin, Holbahun dhe me iluministët e tjerë dhe botoi disa vepra të shtypura në mënyrë anonime kundër fantazimit fetar dhe në përgjithësi anciem rëgimes. I kërcnuar vazhdimisht nga persekutimet dhe burgjet dhe nën mbikëqyrjen rigoroze të policisë, Denis Diderot megjithëkëtë, filloi të bënte përgatitje për botimin e veprës më të madhe të mendimit materialist të iluminizmit francez, të Enciklopedisë së madhe.

Enciklopedia e parë dhe më e njohur franceze është e lidhur në mënyrë të pandashme me emrin e Denis Didroit. Ai shkroi për këtë më shumë artikuj nga fusha e filozofisë, artit dhe e zejeve dhe deri në fund mbeti redaktor i saj dhe kur të gjithë të tjerët u frikësuan nga terrori dhe raprezaljet, ai nuk u dërmua, por vetëm, pas një lufte të vështirë, botoi vëllimin e fundit, pas të cilit u shtypën vetëm shtesat dhe regjistrat. Pavarësisht nga një varg inkonsekuencash dhe bile nga mënyra ezopike e të shprehurit (për të cilën enciklopedistët ishin të detyruar për të evituar ndalimet e shpeshta të botimeve), Enciklopedia, së cilës vulën themelore ia dha Didroja, është kryevepër e vërtetë e frymës progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtëzakonisht të rëndësishme dhe frytëdhënëse për zhvillimin e mëtejmë të kulturës evropiane si dhe bazën ideore të atyre aksioneve revolucionare që pikërisht qëndronin para Francës dhe botës. Në Enciklopedi njëmend është paraqitur «pasqyra e përgjithshme e përpjekjeve të mendjes njerëzore të të gjithë popujve dhe ne të gjitha kohët», dhe janë vërtetuar edhe elementet themelore ideore të shkatërrimit të shoqërisë së vjetër dhe provuar nevoja imperative e depërtimit më të guximshëm në drejtim të njohjeve të reja mbi shoqërinë e ardhmërisë. Në një numër të madh të veprave filozofike, të eseve dhe të observimeve të rëndësishme letrare, Denis Diderot paraqiti një varg tezash lucide, duke mos krijuar, ndërkaq, kurrë një sistem filozofik të rumbullakësuar dhe të nxjerrë në mënyrë konsekuente. Duke kaluar rrugën nga deisti te ateisti, Denis Diderot u bë një nga kritikët më konsekuentë të moralit religjioz, materialist i bindur dhe iluminist. sipas tij, materia është aktive, e përbërë nga thërrmija shumë të imta, me bashkimin mekanik dhe ndarjen e të cilave çdo gjë ndodh në natyrë. Arsyeja dhe njohja bazohen në ndjejshmërinë e përgjithshme të botës materiale. Denis Diderot e shpjegoi jetën si organizëm në të cilin atomet bashkohen dhe gërshetohen reciprokisht në atë mënyrë sa nuk krijojnë vetëm një strukturë të jashtme, por përbëjnë një tërësi integrale. Në pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të historisë, Denis Diderot është iluminist tipik: ai besonte se progresi i njerëzimit varet nga idetë që ndikojnë në zhvillimin e legjislacionit e që përcakton formën e sundimit të disa vendeve dhe të epokave historike. Mirësia, akruizmi, aftësia e flijimit, sipas Denis Diderot nuk mund të imponohen me dresurë, me edukatë. Edukata dhe shteti bile rrënojnë shumë tnë tepër atë që ekziston nga natyra sesa që do të krijonin atë që natyra na refuzon. Po i shtymë ngulmas fëmijët në një drejtim, gati çdo herë do të arrijmë të kundërten, kurse virtytet njerëzore nuk janë fare disa shkathtësi teknike, kështu që këtu nuk ndihmon kurrfarë edukate.

Në një seri esesh estetike brilante Denis Diderot merret me problemet e përgjithshme të të bukurit (Hulumtimet filozofike mbi origjinën dhe natyrën e të bukurit), me çështjet e krijimtarisë dramatike (Paradoksi mbi artistin, Mbi poezinë dramatike), dhe para së gjithash me studimet e rëndësishme të pikturës (Eseu mbi pikturën). Sipas Didrosë, artistikisht e bukur është ajo që përshkruan vetë njëmendësinë natyrore, madje në atë mënyrë duke treguar ligjin jetësor të brendshëm të fenomenit ose të objektit. Vlerësimi estetik i figurës duhet të shqyrtojë mbi pesë elemente të qenësishme: mbi vizatimin, mbi ngjyrat, mbi hijen dhe mbi dritën, mbi shprehjen dhe mbi kompozimin. Denis Diderot është energjikisht kundër të pozuarit artificial shkollor dhe akademik dhe kërkon që piktorët të punojnë sipas modeleve. Në vend të pikturimit artificial të pozave jonatyrore brenda mureve të akademisë, ai i fton piktorët t'i drejtohen jetës: në pijetore, varoshe, në rrugë dhe në sheshe, të shikojnë grindjet dhe rrahjet e njerëzve të gjallë dhe në këtë ambient të natyrshëm të gjejnë motive për veprat e tyre artistike. Shpirt i lirë, kundërshtar i të gjitha autoriteteve dhe i traditës, ateist i zjarrtë, luftëtar i pakompromis kundër të gjitha formave të tiranisë, Denis Diderot në shumë vepra të tij jeton edhe sot, ndërsa klerikët më se njëqind e pesëdhjetë vjet pas vdekjes nuk mund ta falin e të pajtohen me fjalët e ashpra dhe therëse që u drejtoi, kështu që edhe në kohën tonë përpiqen të ndalojnë realizimin e veprave letrare të tij dhe përhapjen e ideve filozofike të tij.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00