Home | Culture | Një portret i panjohur i Skënderbeut

Një portret i panjohur i Skënderbeut

image
Në arkivat e shtetit fqinj, Italisë është zbuluar së fundmi një portret i panjohur i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i punuar në shek XVI.

 

 

 

 

 

 

 

Në arkivat e shtetit fqinj, Italisë është zbuluar së fundmi një portret i panjohur i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i punuar në shek XVI. Ai është i ndryshëm nga perceptimet e deritanishme për Skënderbeun dhe nuk ngjason aspak me pamjen që jemi mësuar të shohim në libra të historisë. Heroi kombëtar shfaqet si një luftëtar me përkrenare dhe veshje lufte të ndryshme nga ato që përdoreshin nga shqiptarët. Zbulimi i këtij portreti është rrjedhojë e punës shumëvjeçare të studiuesit dhe historianit vlonjat, Fahri Shaska. Sipas studiuesit Shaska, portreti i panjohur i Skënderbeut i punuar në një kupë porcelani, është zbuluar në Arkivin e Shtetit në Siena (Itali) dhe ka një histori të veçantë. Portreti i përket vitit 1535 dhe është realizuar në zonën e Fuencas në jug të Italisë. Në këtë zonë, me traditë në punimin e porcelanit, ekzistonte edhe një tendencë për t’i pasuruar dhe zbukuruar prodhimet artistike me portrete të personazheve të shquara të historisë. Deri në vitin 1939, kupa e porcelanit, me portretin e Skënderbeut, ka qenë e ekspozuar në Muzeun e Napolit.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0