Home | Culture | * * *

* * *

image
Të gjithë janë të mirë në Rusi, të gjithë të pafajshëm, të gjithë të frikësuar nga Perëndia, mëkatarë të penduar, shpirtra fisnikë, të gjithë të përulur e të fuqishëm, princa e popull.

 

 

 

Përkthyer nga Islam Spahiu

 

 

 

Të gjithë janë të mirë në Rusi, të gjithë të pafajshëm, të gjithë të frikësuar nga Perëndia, mëkatarë të penduar, shpirtra fisnikë, të gjithë të përulur e të fuqishëm, princa e popull. Çfarë klimash! Komentonte Leopardi: «klima jam unë», deklaronte Nikolla i I.* Por kësaj bote të errët, ku forcat e kundërta, duke u ndeshur, përftonin pasione të çuditshme, marrëzira përrallore, mendjelehtësi të përbindshme, i mungonte një ligj, një rregull, një logjikë, një masë e qëndrueshme: ishte pra logjika e Makiavelit.* Popull i pamasë katundarësh, artizanësh, tregtarësh, barinjsh, endacakësh, murgjish, ushtarësh, shenjtorësh, ku revolta dhe fanatizmi fermentoheshin në çdo kthim stine, e ku vlonin të gjitha histerizmat seksuale dhe fetare, ku instinktet e së mirës e së keqes ngriheshin të pështjelluara nga fundi në çdo lëvizjeje ere, ky popull i pamasë i gatshëm gjithmonë për sakrificat më fisnike dhe për paturpësitë më të çuditshme, i dhunshëm e servil, mizor e i mëshirshëm, përtac, i plogësht e fanatik, qe shfaqur aty nga fundi i historisë moderne pothuaj papritmas, i kapur për flokësh me forcë, i shtyrë përpara me shqelma nga ai Pjetër* i tmerrshëm, për të cilin vetëm çizmet e ruajtura sot e asaj dite në Pallatin e Armëve të Kremlinit mund të japin një ide mbi politikën, mbi vullnetin e tij të hekurt, mbi egërsinë e tij barbare.

 

 

(Curzio Malaparte)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00