Home | Culture | Tymi

Tymi

image
Shtëpizë e vogël nën pemët në bregdet.

Nga oxhaku mbi çati ngrihet tym...

 

 

 

 

 

Përkthyer nga Petraq Kolevica

 

 

Shtëpizë e vogël nën pemët në bregdet.

Nga oxhaku mbi çati ngrihet tym.

Po të mungonte tymi,

Sa të mjera do të ishin vërtet

Shtëpi, pemë dhe det.

 

(Berthold Brecht)

 

 

* * *

 

Përkthyer nga Petraq Kolevica

 

Kur ja një kishëz atje la...

Atë e mbanin për alltar.

Dikur një princ aty u vra

Nga dor’ e hasmit gjakatar.

Dhe që at’here udhëtari

Në luft’ a dasm’ a ku të shkonte,

Aty do ndaleshe së pari

E lutje Zotit t’i drejtonte;

Dhe ajo lutje bëhej mbrojë

Që thik’ e turkut mos ta shpojë.

Po dhëndrit trim syrin s’ia mbushi

Adet’ i lënë gjysh stërgjyshi.

Me ëndrra plot, me marifet,

Demon-dinaku e ndez shpuzë,

Sa që i vjen sikur vërtet

E puthën nusen mu në buzë.

Kur ja, i duall dy përballë

Të tjerë, krismë – Ç’është vallë?

Duke shtrënguar yzengjitë

Shikon, kupton se ra në pritë

E princi më s’e bën të gjatë.

Një tytë pushke ndrit në terr,

Kamxhik e shpatë – si skifter

U hodh e shkoi... e krismë prapë!

Dhe thirrje e mpreht’ e lemeruar

U ndje kudo në katër anët

E ikn’ e therrë të tmerruar

Nga sytë këmbët Gjeorgjianët...

 

(Mihail Lermontov)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00