" Kohëbrengë "
«...Koha ka qenë gjithmonë një problem, që nga fillimi i kohërave...»
« ...Koha ka qenë gjithmonë një problem, që nga fillimi i kohërave. Një problem i përsëritur, sepse çështja e kohës është vetë koha. Në rrënjën e këtij problemi, ka dy konceptime të kundërta. Për disa, realiteti është një ndryshim i papushueshëm. Bota është në flakë. Ligji i të kundërtave është i përgjakshëm. Mirëpo, gjithçka dëshiron të kthehet në të kundërtën e vet, dhe kjo është ajo që e krijon ndryshimin. Kështu, historia është kronika e dhunës. Koha është luftë. E ardhmja dhe rrjedha janë i vetmi realitet kohor. E përhershmja është iluzion. Nëse pushon lëvizja, universi shembet dhe koha merr fund... »
© Dea J Klosi, në Shqip
© Carlos Fuentes
Comments (0 posted)
Post your comment