Çmimi Nobel për Paqen 2015
Gazeta ruse “Novaya”, shihet gjithashtu si një pretendete për të fituar. Gazeta vijon që të jetë simboli i pavarësisë së medias ndaj presionit shtetëror. Gjatë historisë së saj, 6 gazetarë janë vrarë, për arsye profesionale.
Janë bërë publikë emrat që janë nominuar si kandidatë potencialë për Çmimit Nobel për Paqen 2015. Një ndër pretendentët renditet edhe Papa Françesku. Ati i Shenjtë ka qenë gjithmonë një Ambasador i Paqes në botë, ngaqë mesazhet e tij kanë patur gjithmonë nota tolerance dhe solidariteti.
Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ai ndihmoi në sheshimin e marrëdhënieve midis Amerikës dhe Kubës, ndërkohë që kërkoi edhe heqjen e dënimit me vdekje nga Legjislacionet Moderne.
Gazeta ruse “Novaya”, shihet gjithashtu si një pretendete për të fituar.
Gjatë 20 viteve të fundit, ajo është njohur për raportimet investigative që mbrojnë të drejtat e njeriut, dënojnë abuzimet si dhe korrupsionin.
Redaksia u themelua nga ish-presidenti, Mikhail Gorbachov, i cili investoi në vitin 1990 disa para që i fitoi pikërisht nga Çmimi Nobel.
Gazeta vijon që të jetë simboli i pavarësisë së medias ndaj presionit shtetëror. Gjatë historisë së saj, 6 gazetarë janë vrarë, për arsye profesionale.
Figura e Ban Ki Moon-it si një ndërtues që ngre ura bashkëpunimi, mund të jetë arsyeja e triumfit të tij në garën e këtij viti.
Sekretari i Kombeve të Bashkuara njihet për kurajon, dinamikën dhe aftësitë në sheshimin e konflikteve.
Ai ka punuar për çështje ndërkombëtare në luftën kundër varfërisë, në zhvillimin e qëndrueshëm global si dhe në betejën botërore kundër urisë.
Pretendente për çmimin është gjithashtu edhe një shtëpiake japoneze. Fjala është për Naomi Takasu, e cila udhëhoqi një lëvizje për të ndryshuar Kushtetutën, me anë të një iniciative që filloi nga 15 njerëz.
Comments (0 posted)
Post your comment