Home | Culture | Këndvështrimi mbi botën varet nga gjuha që përdor

Këndvështrimi mbi botën varet nga gjuha që përdor

image
 Kalimi nga një gjuhë në tjetrën është si një farë stërvitje e trurit, e cila e shtyn të jetë elastik...

 

 

 

 

Panos Athanasopoulos

 

 

 

Dygjuhëshit përfitojnë gjithë të mirat. Punë më të mirë, rritje të aftësisë njohëse dhe mbrojtje ndaj dementia-s madje. Kërkimet më të fundit tregojnë se ata mund ta shikojnë botën në mënyra të ndryshme, në varësi me gjuhën me të cilën veprojnë për momentin.

 

Gjatë 15 viteve të fundit janë kryer shumë kërkime mbi mendjen dygjuhëshe, dhe shumica e fakteve tregojnë që ka shumë përfitime në përdorimin e më shumë se një gjuhe. Kalimi nga një gjuhë në tjetrën është si një farë stërvitje e trurit, e cila e shtyn të jetë elastik.

 

Ashtu siç ushtrimet e rregullta i japin trupit përfitime biologjike, kontrolli mendor i dy apo më shumë gjuhëve i jep trurit përfitime njohëse. Ky elasticitet mendor ka përfitime të mëdha veçanërisht më vonë në jetë: shenjat e plakjes mendore te dygjuhëshit shfaqen më vonë – dhe çrregullimet degraduese të lidhur me moshën si dementia apo Alzheimeri-i vonohen deri në 5 vjet te dygjuhëshit.

 

Në një studim që botuam kohët e fundit në revistën Psychological Science, ne studiuam dygjuhëshit në gjermanisht dhe anglisht dhe njëgjuhëshit për të zbuluar modelet e ndikuara dhe reagimin në eksperimente.

 

U treguam dygjuhëshave videoklipe me ngjarje në lëvizje, për shembull një grua që ecte drejt një makine ose një burrë që shkonte me biçikletë në dyqan dhe i pyetëm të përshkruanin skenën.

 

Kur u jep një skenë si kjo njëgjuhëshave gjermanishtfolës ata kanë prirjen të përshkruajnë aksionin, por dhe qëllimin e aksionit. Ata priren të thonë “Një grua ecën drejt makinës” ose “një burrë shkon me biçikletë drejt dyqanit”. Njëgjuhëshit anglishtfolës thjesht përshkruajnë skenën si “një grua duke ecur”, ose “një burrë që i jep biçikletës”, pa e përmendur qëllimin e aksionit.

 

Këndvështrimi i gjermanishtfolësit për botën është holistik – ata e shikojnë ngjarjen si e tërë – ndërsa anglishtfolësit priren të fokusohen vetëm te aksioni.

 

Baza gjuhësore e kësaj prirjeje duket se gjendet te mënyrat e ndryshme që instrumentet gramatike e vendosin aksionin në kohë. Anglishtja kërkon që folësit e saj të shënojë ngjarje që janë në proces, duke përdorur me detyrim morfemën –ing: “I am playing the piano and I cannot come to the phone” [Po luaj në piano dhe s’vij dot te telefoni] ose “I was playing the piano when the phone rang” [Po luaja në piano kur ra telefoni]. Gjermanishtja nuk e kërkon këtë veçori.

 

Studimi me përdorues të një gjuhe të dytë tregon një marrëdhënie me profesionalizëm në konstruksione gramatikore të tilla dhe shpeshtësisë me të cilën këta lloj folësish përmendin qëllimin e ngjarjeve.

 

Sa i përket folësve dygjuhësh, ata kalonin nga njëri këndvështrim në tjetrin bazuar në gjuhën në të cilën u ishte dhënë detyra. Gjermanët e rrjedhshëm në anglisht ishin po aq të orientuar drejt qëllimi sa edhe gjermanishtfolësit e tjerë të testuar në gjermanisht në vendin e tyre. Por një grup i ngjashëm dygjuhëshash gjermanisht-anglisht të testuar në anglisht në Britani ishin po aq të fokusuar te veprimi sa dhe anglishtfolësit vendas.

 

Në një grup tjetër dygjuhëshash gjermanisht dhe anglisht, mbajtën në qendër të vëmendjes së tyre gjatë një detyre të ndjekjes së një video-je duke i bërë pjesëmarrësit të përsërisnin një seri numrash me zë të lartë në anglisht ose gjermanisht. Ndërprerja e një gjuhe dukej se sillte automatikisht ndikimin e gjuhës tjetër në sipërfaqe.

 

Kur “bllokonim” anglishten, një person dygjuhësh sillej si gjerman tipik dhe i shikonte videot më të orientuara rreth qëllimit. Kur bllokonim gjermanishten, folësit dygjuhësh silleshin si anglishtfolës.

 

Njerëzit thonë se ndihen si persona krejt  të tjetë kur përdorin gjuhët e tyre të ndryshme dhe shprehja e emocioneve të caktuara ka tjetër rezonancë emocionale, në varësi të gjuhës që përdorin.

 

Kur gjykojnë rrezikun, dygjuhëshit janë të prirë të marrin vendime ekonomike më racionale në gjuhën e dytë. Ndryshe nga gjuha e parë e personit, gjuhës së dytë i mungon animi i gabuar, i rrënjosur thellë, që ndikon për keq në mënyrën e perceptimit të përfitimit dhe rrezikut. Kështu që gjuha që flisni mund të ndikojë në realitet mënyrën tuaj të të menduarit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0