Home | Culture | Intervistë me Piktorin Altin Gjini

Intervistë me Piktorin Altin Gjini

image
A. Gjini: Hobi im është zhytja e lirë! Ka një dehje të çuditshme kur kaloj metrin e 15 : quhet "Dehja e thellësive" aty çdo zhytës mund të humbasë pa kuptuar vetëdijen, shpesh edhe jetën : E tillë është piktura!Tek ajo qëllon që dhe humbet!

 

 

 

 

Nga Dea J Klosi

 

 

 

Klosi News: Z. Gjini, nëse do të mund ta përfytyronim jetën si një tablo, ç’ngjyra do të përdornit në të?

 

A. Gjini: Kuptohet që jeta nuk është bardhë e zi po besoj se është një mix i të dyjave që japin një gri, gjithmonë për një të lehtë gri besoj : Kësaj grije kush është realist e beson në realitetin e prekshëm social le t'i shtojë  sa të  mundet ç'të  dojë nga tre ngjyrat bazë në  egzistencë  njerëzore të spektrit  : të kuqe, të verdhë edhe blu, bardhësia e cdo shpirti kërkon dritën e dy të parave!

 

 Klosi News: Z. Gjini, a ka ndonjë lidhje qyteti ku ju banoni, me simbolikën tuaj artistike, dhe si do ta përshkruanit këtë lidhje, nëse ka?A mund të na përshkruani një ditë në punishten tuaj të piktorit?

 

 A. Gjini: Nuk kam luxin e një studio! Studio është  një ambient i vendit, folesë  ku jetoj, kudo që ndodhem e inprovizuar hijshëm! Sa për qytetin i referohem një thënie të Sokratit : Unë  jam Athinas, por jo  qytetar Grek : Unë  jam qytetar i botës! Edhe për një realizues dhe artist s'ka vend të shëmtuar për të mos bërë art, por predikues dhe keqpërdorues të ligj që u caktojnë të tjerëve fatkeqë kufijtë e artit dhe të vendodhjes!

Në përgjithësi zgjohem herët me një program të një dite më parë! Nëse në Europë psikologjia është më e qetë për artin, në vendin tonë dita fillon me ankthin! Unë nuk e kam konsideruar kurrë pikturën pjesë të mbijetesës, pasi dega ime është restauracioni mural : Teknika Veneciane imazh , Peizazh, Abstraksion mural! Në ambjentin tim kuptohet punimet janë të ndryshme, më tepër jam i lirë, por respektoj edhe cdo dëshirë dhe kërkesë strikte dëshirave të porositësve! Kur jam i qetë punoj, jetoj një pjesë të konsiderueshme të vetes në atë realizim që kryej, kur mërzitem për faktorë të ndryshëm e braktis! Shpesh edhe e prish një vepër duke besuar se nuk mund t'i rikthem dot më atij emocioni të momentit!

 

Klosi News: Cili apo cilët piktorë shqiptarë ju kanë lënë mbresa të veçanta?

 

A. Gjini: Plejada e vjetër sigurisht! Vangjush Mio, Sadik Kaceli! Por idhulli im është një emër : Piktori i Popullit Skënder Kamberi! Kam pas fatin të jem tre vjet pranë tij dhe ndjehem tepër i vogël për filozofinë dhe befasinë koloristike të këtij mjeshtri super dimensional! Kishim dalë dikur për një peizazh në Pezë të Tiranës! Përballë kishim të njëjtën pamje, kurioziteti më bënte shpesh të kontrolloja kapjen e këndvështrimit të tij! Përballë kishim kodra, pemë, një lumë të vogël dhe plot objekte! Ato shikoja të paktën unë, kurse mjeshtri i madh nuk shikonte ato: Ai shikonte një masakër - prerje pemësh, që po kalbeshin, ku afër njërës prej tyre, dy manushaqe kishin çelur! Ky ishte artisti , eh unë akoma jo, as një nxënës i filozofisë së tij!

 

Klosi News: Si mund të na e përshkruani ju vendlindjen tuaj, dashurinë dhe shpresën për të ardhmen, në fare pak penelata ?

 

A. Gjini: Fieri është qyteti im, pjesë e kombit tim ! Kur një komb vuan, dhe vendlindja ime s'mund të jetë ndryshe! Pak artistë në jetë besoj se mund të kenë qenë optimistë, por s'duhet harruar se të akuzuarit për pesimistë mund të jenë këndvështrues realë, ai mund të jetë një realist i keqkuptuar si i tillë , dmth pozicioni korrekt midis një pesimisti dhe  optimisti të "lumtur".

 

Klosi News: A shihni ju ndonjë gjë që s’shkon tek piktura e sotme? Diçka për politikën shtetërore në lidhje me artet figurative?

 

A. Gjini: S'besoj se ka artistë në Shqipëri të ndjehen mirë! Fatkeqë, për të cilët e ardhmja dihet! Nëqoftëse një piktor kthehet në një punonjës që i maten orët e ditës së punës në vlerë kosto shitje, atëherë arti duhet të jetë punë ore me mëditje!

 

Klosi News: Z. Gjini, a keni ekspozuar punime nga koleksioni juaj në Europë, Amerikë apo gjetkë? 

 

A. Gjini: Po. Në Gjermani, Belgjikë, Itali, Francë  dhe SHBA.

 

Klosi News: Edhe diçka për dashamirësit, cila është violina juaj e Ingrès?

 

A. Gjini: Hobi im është zhytja e lirë! Ka një dehje të çuditshme kur kaloj metrin e 15- te : quhet "Dehja e thellësive" aty çdo zhytës mund të humbasë pa kuptuar vetëdijen, shpesh edhe jetën : E tillë është piktura!Tek ajo qëllon që dhe humbet!

Jetën por jo çka le pas.

 

Klosi News: Dhe së fundi, cilat janë planet tuaja për të ardhmen, ndonjë ekspozitë brenda apo jashtë vendit ?

A. Gjini: Nuk planifikoj kurrë për të ardhme, ndonjëherë besoj se edhe termi e tashme është absurditet, ajo që kaloj para një sekonde nuk quhet më e tashme, në realitet quhet dikur! Punoj me albume! Kam nisur një album në Boston, SHBA dhe këto ditë mbërrin në New Jersey! Piktura i ngjan asaj dashurisë me shikim të parë! Uroj t'i pëlqejnë foshnjat e mija!

  

Klosi News: Ju falemnderit!

 

A. Gjini: Falemnderit juve!

 

 Disa punime te artistit:

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00