Home | Culture | Nje thesar i çmuar

Nje thesar i çmuar

image
Një grup arkeologësh francezë kanë zbuluar një thesar të rëndësishëm mesjetar në Abaazia të Cluny, në zonën e Saône-et-Loire.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një grup arkeologësh francezë kanë zbuluar një thesar të rëndësishëm mesjetar në Abaazia të Cluny, në zonën e Saône-et-Loire.

 

Skuadra e përbërë nga disa studentë të Universitetit Lumiere Lyon të drejtuar nga arkeologia Anne Baud, po kryenin gërmime në Abbazia, kur kanë gjetur atë që në fillim dukej si një lëmsh leckash.

 

Në brendësi të saj gjendeshin 2200 monedha argjendi, 21 florinj, një unazë floriri me vulë dhe sende të tjera të çmuara. Analizat laboratorike kanë zbuluar që monedhat e arta i përkasin viteve nga 1121 deri 1131 në Andalusi dhe Marok, që udhëhiqej nga Ali Ben Youssef, sorvrani i dinastisë berberë të Almoravidi, që mbretëronte në Maghreb al-Aqsa dhe në Spanjën myslimane në fund të shekullit të XI dhe në fillim të XII.

 

Thesari i çmuar ka mbetur i groposur për rreth 850 vjet. Kush e ka fshehur? Një besimtar? Një laik? Dhe përse e ka groposur dhe më pas e ka harruar?  Këto janë pyetjet që arkeologët dhe një tjetër ekip ndërkombëtar po përpiqen të gjejnë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00