“Non mi avete fatto niente” e San Remos në Shqip
Kënga fituese e San Remos e përkthyer dhe përshtatur në Shqip nga Taulant Kopliku.
N‘Kairo tashti s‘din kush sa ásht ora
Diella n‘Rambla sot nuk asht njisoj
N‘Francë ka nji koncert
Njerzit ne shénd
Dikush knon fort
Dikush i thrret déks.
N‘Londer bjen shi, gjithmon bjen aty
Por n‘dit sodit nuk po i dhimbena,
qiella nuk ulë çmimin as për funeral.
Në Nica deti asht i kuq, zjerm… e turp e marre bashkë
Njerz përmbi asfalt e gjak ndër puseta e kanale
Eh, ky trup gjigant që ne e thrrasim Tokë
Plague thellë në trup prej Azie ne Evropë
Galaksi personash t‘shpërndamë nëpër hapsinë
Por, ka ma randësi hapsina e nji t‘rrokune a marrje n‘gryk.
Nanë pa fmi e fmi pa babë.
Ftyrash ndriçueme, si mure pa piktura.
Minuta qetsiet copetueme prej nji zánit:
Kurrgja s‘me keni bá
Asht kjo jeta jeme qe shkon përpara
Përtej gjithckajet, përtej njerzve
Kurrgja s‘mkeni ba
Se çdo gja përtej luftash tueja t‘kota shkon
Dikush ban kryq
E dikush n‘qylym falet çdo ditë
Kish’ e xhami
Hoxhë e prift
Hymje t‘ndame në t‘njajtén shpi
Miliarda njerz me shpresë n‘dicka
Krah’t cung, pa duer
Ftyra paemna
Le ta ndrrojmë sa t‘duesh lkurën
Se përmrenda jena krejt njerzore
Se jeta jone nuk ásht kandveshtrimit
Mbi dhé nuk ekziston bombë paqsore
Kurrgja s‘mkeni ba
Asht kjo, jeta jeme që shkon përpara
Përtej gjithckaje
Përtej njerzisë
Kurrgja s‘më keni ba
Kërrkund s‘keni mbrrit
Se, gjithcka shkon përtej luftash tueja t‘kota
Kan me u shemb gradaçelat
Edhe metrotë tash shemben pra
Muret e diferencave ndërtueme për buk gojet
Por kundër çdo terrorit pengues t‘ecjes
Bota prapë çohet
Me qeshje t‘nji fmije
E ju, kurrgja s‘më keni ba
E kërrkund s‘keni mbrritë
Se gjithçka shkon përtej luftave tueja t‘kota
Jam n‘dijeni qi kjo nuk kthehet ma.
Lumturia fluturote
Si nji bushiq që shkon e s‘vjen.
Shqipëroi e përshtati: Taulant Kopliku
Comments (0 posted)
Post your comment