Home | Culture | IN MEMORIAM: Në rrugë me Robert Elsien

IN MEMORIAM: Në rrugë me Robert Elsien

image
Robert Elsie nuk e fshihte entuziazmin për gjuhën, letërsinë, kulturën e gjithçka shqiptare në përgjithësi. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rober Elsien për herë të parë (e të fundit) e kam takuar më 1997 në autobusin e linjës Tiranë-Tetovë. Robert Elsie nuk e fshihte entuziazmin për gjuhën, letërsinë, kulturën e gjithçka shqiptare në përgjithësi. Kemi biseduar gjatë gjithë kohës së bërë bashkë. Kur mbërrimë në pikën kufitare të Qafë Thanës, Roberti i irrituar me barrierat burokratike të kufirit tha që, këtë rrugë që ne e bëjmë për 9 orë, zogu e bën për 15 minuta!

 

Nga Hashim BAFTIARI

Jam shumë i vonuar për të reflektuar për personalitetin e Robert Elsies, por s’mund të rri i qetë pa evokuar disa kujtime për të. Robert Elsien e kam parë në Tiranë disa herë, gjatë kohës së studimeve, në Bibliotekën Kombëtare më shpesh dhe në Pallatin e Kongreseve ku është mbajtur Seminari i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare më rrallë. Në Seminarin e përmendur, Robert Elsie doli me një “zbulim”: Një dokument, Teksti Bellifortis, i vitit 1405 i futur në një libër piroteknik i gjetur në Bibliotekën e një muzeu francez. Teksti Bellifortis- i vështirë për t’u deshifruar, bën fjalë për një ritual rrethprerjeje, që nga Elsie paraqitet si një tekst që mund të zbërthehet vetëm me anë të gjuhës shqipe. Albanologët shqiptarë e pritën me shumë skepticizëm, për të mos thënë shumë keq kontributin e Elsies.

Rober Elsien për herë të parë (e të fundit) e kam takuar më 1997 në autobusin e linjës Tiranë- Tetovë. Robert Elsie nuk e fshihte entuziazmin për gjuhën, letërsinë, kulturën e gjithçka shqiptare në përgjithësi. Kemi biseduar gjatë gjithë kohës së bërë bashkë. Kur mbërrimë në pikën kufitare të Qafë Thanës, Roberti i irrituar me barrierat burokratike të kufirit tha që, këtë rrugë që ne e bëjmë për 9 orë, zogu e bën për 15 minuta!

Një shqiptarit nga Kosova, bashkudhëtar në autobusin tonë, i dolën disa telashe me autoritetet maqedone në Qafë Thanë. Roberti, kur pa që doganierët përpiqeshin ta kthenin mbrapshtë kosovarin, u sul me furi te zyra e doganës dhe nuk la gur pa lëvizur, deri kur e shpëtoi atë nga kthimi mbrapshtë. Ky gjest i Robertit më bëri përshtypje të jashtëzakonshme. Ai nuk ishte mik i shqiptarëve vetëm me fjalë e libra, por hidhej edhe në zjarr po të qe nevoja, vetëm e vetëm t’na vijë në ndihmë neve.

Roberti më tregonte se, si kishte nisur të mësojë gjuhën shqipe. Kjo kishte ndodhë në kohën që ai, kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RFGJ. E fillova mësimin e shqipes me metodë pa mësues dhe pas një kohe kur erdha në Tiranë, na doli një problem i madh: Shqiptarët e kuptonin shqipen time, ndërsa unë nuk e kuptoja shqipen e tyre- tregonte Roberti. Menjëherë e porosita Ambasadorin e RFGJ në Tiranë që t’mi icizojë të gjitha filmat artistikë shqiptarë. Shqipen e folur e mësova nga filmat- tregonte ai. E tepërt është të përmend këtu një takim të Robertit me përkthyesin e Rilkes në shqip, i cili paska parapëlqyer të bisedojë me Robertin në gjuhën e poetit zulmëmadh. Pasi lodhet me gjermnishten e çalë të përkthyesit i thotë atij: Fol shqip, mik!

Roberti më fliste për veprat e Kadaresë, si Krushqit janë të ngrirë, për të cilën thoshte se pas Martin Shkrelit qëndron Esad Mekuli, e pas Teutës shoqja e tij e kështu me rradhë. Kemi biseduar edhe për Dialog me Alen Boskenë, që sapo ishte botuar.

Kur mbërrimë në Tetovë, Roberti më thotë që don të akomodohet në një motel shqiptar. E dërgojë Robertin te një motel në qendër të qytetit, ku punonte një shok imi I. Lika ( i vrarë 9 vjet më vonë, gjegjësisht, më 19 tetor 2006 në rrethana misterioze). Isës i them që mysafiri është albanolog i shquar dhe mik i madh i shqiptarëve dhe si të tillë duhet ta trajtoni. Isa më kuptoi menjëherë dhe Robertit i dhanë dhomën më të mirë dhe e trajtuan si mysafir nderi.

Të nesërmen Robertin e shoqërova nëpër qytet, ashtu siç e lamë një ditë më parë. Në Picerinë Arena na u ngjit një berber, të cilit ia kishte ënda që, Roberti të pëkthente ndoj libër me vjershurina dhe broçkullina të bijës së tij. Por ai s’ish në gjendje t’i sqarojë mikut, në bija e tij shkruan për fëmijë apo për të rritur.

Më në fund, Roberti ia preu ‘Unë nuk përkthej për para! Unë përkthej vetëm pasi jam bindur që një vepër ia vlen të përkthehet’. Robert Elsie s’i pëlqente ëmbëlsirat!

Nga ajo që pa në Tetovë, më thotë që këtu më shumë dyqane ka për pjesë veturash e artari e agjendari.

Me Robertin vizituam Xhaminë ë Sahatit. Në oborr luanin disa fëmijë që na thanë nëse duam ta thirrin hoxhën për ne (Xhamia kishte pasur dy imamë). Ia behu njëri nga imamët (më duket ai që mbante ders në turqisht). Ishte një burrë i mbajtur, nga dukja rreth të 60 dhe i përkushtuar. Menjëherë filloi t’i mbajë ders Robertit në stilin: Islami – fe universale. Islami nuk bën dallim në mes të badhve e te zijve, në mes të pasanakve e varfanjakve.. e kështu me rradhë. Roberti ia ktheu: Po, po, e vërtetë që Islami s’bën dallim në mes të të bardhëve e të zinjëve, por bën dallim në mes të meshkujve e femrave!

-Ku e shef ti kët dallim?!

Po krejt Tetovën e shëtitëm e një femër në asnjë lokal nuk pamë!

-Çka të duhet taj femna n’llokall?! Tej a kujtove se n’Gjermani imi ne ktu a?!

Me kaq debati mbaroi.

Vizituam edhe Xhaminë e Adurrahman Pashës. Enterieri i xhamisë aq shumë e mahniti Robertin, saqë, m’u bë se, iu  ndal fryma për një periudhë prej 15 minutash, pa thënë asnjë fjalë, por vetëm duke e lëvizë kryet sa djathtas e majtas dhe lart e poshtë.

Kur dolëm në oborr, Roberti më tha: ”Kjo është xhamia shqiptare më e bukur në Botë”. Vazhduam rrugës së Gjimnazit, kur befas hapi një derë nga ata të Konakut të Pashallarëve të Tetovës. I them Robertit- kujdes, është pronë private! Më thotë- Po të jetoja në Tetovë, do të doja të banoj në këtë shtëpi!

Robert Elsie ishte një njeri, të cilit nuk i shpëtonte asgjë pa tërhequr vëmendjen e tij.

I la mbresa të idhta një grafit shovinist “Satari za shiptari”.

Kishte të dhëna për Shtëpinë e Mehmet Derrallës te Spitali i Tetovës. E nxorri laptopin e asaj kohe, që quhej në shqip, Zog prehëri dhe gjeti shënimin që për Mehmet Derallën ka shkruar monografi Vangjel Kasapi.

Rreth orës 4 të pasdites, Robertin bashkë me Shaip e Lindita Emërllahun e shoqëruam për në Stacionin e autobusëve për ta përcjellë në rrugën për në Sofje. Me këtë rast bëmë edhe një foto të gjithë bashkë. Pas këtij takimi me Robertin kemi këmbyer letra me e-mail dhe libra me postë, por nuk u pamë më! Shumë faleminderit, Robert, për të gjitha që bëre për ne! Të jemi mirënjohës përjetë! 

 © Klosi News

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00