Shqiptarët autoktonë, nga Troja deri në Turqinë e sotme
A nuk ishin pellazgët-ilirët (dardanët)-shqiptarët, banorët e parë të këtyre trojeve...
Nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti
TROJA (në gjuhën greke: Τροία, Troja ose Τροίας, Troias dhe Ἴλιον, Ilion dhe Ἴλιος, Ilios; në gjuhën latine: Troia dhe Ilium; në gjuhën hittite: Wilusha dhe Truwisha; në gjuhën turke: Truva dhe Troya) etj.
Në asnjë gjuhë tjetër si në gjuhën shqipe (gjuhën e vetme pasardhëse e pellazgjishtes dhe ilirishtes) nuk kanë kuptimin më të plotë, të qartë, shpjegues dhe bindës, emrat e lashtë të qyteteve dhe krahinave në Anadollinë e Turqisë së sotme, si emri TROJA (qytet dhe krahinë), ILION (emër i qytetit-Troja), DARDANIA (qytet dhe krahinë), DARDANELE etj.
A nuk ishin pellazgët-ilirët (dardanët)-shqiptarët, banorët e parë të këtyre trojeve, përpara pushtuesve të mëvonshëm grekë, persë, turkë, tartarë, egjiptianë, arabë, sllavë, çerkezë, hebrenj etj.?
A mos ishte i rastësishëm themelimi dhe drejtimi i Perandorisë Bizantine (pjesa lindore e Perandorisë Ilire-Romake), e Perandorisë Osmane (jo turke), zgjerimi i saj nga vezirët dhe pashallarët e famshëm të gjakut shqiptar, si dhe mbrojtja e këtyre trojeve nga coptimi pas rënies së kësaj Perandorie, nga fuqitë e mëdha evropiane më 1915, në Betejën e Çanakkalasë, ku 36 mijë shqiptarë u flijuan, jo si mercenarë por mbrojtës të tokës së gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre pellazgo-ilirë? A mos ishte e rastësishme përkrahja e gjermanëve (raca ariane) në krah të shqiptarëve në Luftën e Çanakkalasë? Pse u desh që pas nënshtrimit të plotë të popujve të tjerë brenda vendit, të mobilizohen forca ushtarake nga pjesa evropiane, kryesisht me ushtarë dhe komandantë shqiptarë dhe të tjerë, në krye me Mustafa Qemal pashën e racës shqiptare, më vonë i quajtur Ataturk, babai i Turqisë Moderne?
A mos rastësisht Lëvizja e Rilindjes Kombëtare, për çlirim kombëtar dhe krijimin e Shtetit të pavarur Shqiptar në Gadishullin Ilirik, filloi dhe koordinohej nga kryeqyteti historik i shqiptarëve, Konstandinopoja (qyteti i themeluar nga Shën Konstandini me gjak iliro-shqiptar), të cilin e qeverisën shqiptarët së paku 1 mijë e 100 vjet para krijimit të Perandorisë Osmane? A mos ishin të gjithë vezirët, pashallarët, guvernatorët dhe gjeneralët, shqiptarë me përkatësi fetare islame në Perandorinë Osmane? Jo. Kujtoni Pashko Vasën, Jani Vreton, Filip Shirokën dhe të tjerë!
A mos rastësisht, edhe sot në Turqi dhe disa shtete të tjera përreth jetojnë së paku 10 milionë shqiptarë dhe 5 milionë banorë të tjerë me rrënjë ilire-shqiptare?
Po të mos ishte kështu, si pati mundësi që shqiptarët ta sundojnë dhe qeverisin Egjiptin nga një dinasti mbretërore shqiptare, së paku 150 vjet, nga Mehmet Ali Pasha deri tek pasardhësi i tij i fundit, mbreti Faruk, i larguar dhunshëm më 1952 nga pushteti përmes lëvizjes komuniste të përkrahur nga klika sllave, greke dhe Rusia komuniste?
Si mund të shpjegohet që Turqinë moderne e kanë qeverisur më me sukses kryetarët e saj me prejardhje shqiptare dhe shumica e gjeneralëve të ushtrisë turke kanë qenë dhe janë edhe sot me prejardhje shqiptare?
Historitë e popujve janë si rrjedhat, shtretërit e lumejve, herdokurë e kërkojnë rrjedhën e tyre të mëparshme, të natyrshme, që ua kanë ndryshuar njerëzit dhe rrethanat përgjatë historisë në mënyrë të dhunshme.
Shqiptarët nuk kanë humbur kaq shumë territore dhe njerëz pse u kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, por pse kanë qenë të rrethuar me shumë armiq të egër, popuj barbarë dhe primitivë, të dyndur nga vise dhe kontinente të tjera, me raca të përziera që kanë luftuar jo vetëm për territore të reja banimi e mbijetesë, por edhe për krijimin e identiteteve të tyre të reja, gjuhëve, kulturave, zakoneve, besimeve fetare, duke përvetësuar dhe falsifikuar gjithçka që kanë gjetur në trullin e ri të pushtuar nga ata, të krijuar më parë nga populli autokton pellazgo-ilir. Në këtë drejtim janë shquar sidomos grekët dhe sllavët pas ardhjes së tyre në këto hapësira.
Hiqni perden e errët të pushtimeve, sundimeve dhe falsifikimeve të së kaluarës, që ta shihni pastër të kaluarën ilire-shqiptare të Gadishullit Ilirik dhe jo vetëm!
Ka edhe shumë "pse“ të tjera, të cilat kërkojnë përgjigje të qartë, të drejtë dhe mbi baza shkencore, sidomos nga studiuesit shqiptarë.
(14 maj 2018)
Comments (0 posted)
Post your comment