Home | Culture | Takimet Ndërkombëtare Letrare "Azem Shkreli"

Takimet Ndërkombëtare Letrare "Azem Shkreli"

image
Në Pejë mbahet edicioni i 16-të, Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Pejë mbahet edicioni i 16-të, Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, në të cilat do të jenë të pranishëm krijues e mysafirë specialë nga vende të ndryshme të rajonit e të botës. 

Për këtë ngjarje kulturore që mbahet prej 23 deri më 24 maj, tashmë është publikuar edhe lista e poeteve pjesëmarrës. 

Sipas organizatorëve, më 23 maj, në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Bulëzat”, janë përzgjedhur: Naxhije Kastrati – “Spontanija”, Neki Lulaj – “Betejë e fituar”, Ali Lajqi – “Në përmendoren e vjetër”, Rasim Thaqi – “Sikur edhe një herë” dhe Sabahete Kaliqani – “Fanar lirie”. 

Po më 23 maj, pas tribunës tematike që do ta mbajë Ndue Ukaj, do të prezantohen poetët: Nikollë Lokaj – “E kam pyetur veten”, Fatmire Duraku – “Vasha me kike”, Qazim Muska – “Mpakje”, Zhaneta Barzhaj – “Bota ne tenxhere”, Erina Coku – “ Kodi i heshtjes”, Labinot Berisha – “Këshillat e vetes”, Marigonë Kelmendi – “Në Himalajet e përkrenares sime”, ndërsa jashtë konkurrencës do të paraqiten Esat Loshaj, Rrustem Gërguri dhe Shaqir Foniqi. 

Manifestimi do të vazhdojë më 24 maj, kur poetët që do të lexojnë janë: Mira Tuci – “Kanga e vjetit 7102”, Adriatike Lami – “Liri në lëvizje”, Alfons Zeneli – “Portret në dritë”, Vjollca Dibra – “Vetëvritemi”, Irena Gjoni – “Rrëfimi i rrënojave të zëshme”, Dhimitër Pojanaku – “Frika vyshk lulet e verës”, Shefqete Gosalci – “Shtegtime”, tre poetë të huaj, Islam Cenga – “Në Pejë nuk kam qenë kurrë”, dhe jashtë konkurrencës Jeton Kelmendi, Ajete Pavata, Sare Gjergji dhe Adem Shkreli. 

Po më 24 maj do të mbahet edhe takimi poetik me poezi dedikuar Skënderbeut, ku poezitë e tyre do t’i lexojnë: Fran Ukcama – “Besë e zemër në asht’ të kombit”, Nebi Bunjaku – “Dielli i Arbërisë”, Agim Desku – “Ma fal vdekjen, Gjergji im”, Elisabeta Gockaj – “Liria”, Ramë Oranca – “Liria buron nga zemra”, Zymer Melhani – “Dua”, Sami Velqani – “Elegji për Dedë Gjo Lulin”, Vera Bytyqi (jashtë konkurrimit), Vladimir Muça – “Ikje” dhe Farida Ramadani – “Lavdi shekujsh”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00