Home | Culture | Mozaik; "Ji i lumtur, jeto jetën!"

Mozaik; "Ji i lumtur, jeto jetën!"

image
Antiocheia ishte qytet shumë i pasur dhe i rëndësishëm...

 

 

 

 

 

 

 

 

Hataj – Në gërmimet në qytetin Antakia të Turqisë jugore, u zbulua një mozaik, në të cilën në greqishtën e lashtë ishte shkruar (“Ji i lumtur, jeto jetën ! ”).

 

Gërmimet kanë nisur në vitin 2012 në kuadër të projektit të ndërtimit të teleferikut, ku më vonë u zbuluan mbetje të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

 

Arkeologia e Muzeut arkeologjik në Hataj, Demet Kara tha se gërmimet aktualisht janë duke u kryer në zonën e cila besohet të jetë pjesë e qytetit të lashtë Antiocheia, dhe ku mund të shihen gjurmët e periudhës romake dhe greke.

 

Ajo vuri në dukje se ky qytet ishte një nga qendrat më të mëdha të kohës së sundimit romak.

 

Antiocheia ishte qytet shumë i pasur dhe i rëndësishëm. Ka shkolla dhe vende të kësaj periudhe ku ishin farkëtuar paratë. Mozaikë nga Antiocheie janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Kara, duke shtuar se ka rrugë të shtruara me pllaka të periudhës së sundimit romak dhe pikërisht kjo periudhë dhe trashëgimia kulturore ka intriguar shumë arkeologë dhe shkencëtarë të shquar.

 

Në mozaik, me mesazhin  frymëzues mund të shihen skeletet, që supozohet se i përkasin shekullit të tretë para erës së re dhe ishin vendosur në dhomën e ngrënies  të një shtëpie.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00