Home | Culture | Vallëzo, vallëzo, valltar!

Vallëzo, vallëzo, valltar!

image
Vallëzo nën dritëzën e mijëra cigareve dhe të një hëne

Që të ndriçon si dielli ditën.

 

 

 

 

 

Nga Elvi Sidheri

 

 

 

 

Në këtë natë të vapët gushti, ja edhe një shembull si teksti i këngës përbën poezinë më të lartësuar. Kantautori italian (i ndjerë) Lucio Dalla, ishte një poet i këngës; dhe kjo është nga poezitë e tij muzikore më të arrira: “Balla, Balla, Ballerino”. Një himn për jetën, përkundër gjithçkaje. 

  

Vallëzo, vallëzo, valltar

Tërë natën, gjer në mëngjes

Kurrë mos ndal.

Vallëzo mbi një tavolinë mes dy malesh

E nëse përmbi valë deti vallëzon, do të vij

Të të kundroj.

Kape qiellin me duart e tua

Fluturo më lart se aeroplanët

Kurrë mos ndal.

Të paktë janë vitet, ndoshta veç ditë janë

E po reshtin të gjithë me radhë, e asnjë syresh

Nuk kthehet asnjëherë.

Vallëzo pa asnjë drojë

Edhe nëse nata është e ftohtë dhe e mugët

Mos mendo

Për pistoletën që të kanë drejtuar.

Vallëzo nën dritëzën e mijëra cigareve dhe të një hëne

Që të ndriçon si dielli ditën.

Vallëzo për misterin e kësaj bote që digjet

Shpejt

Çfarë dje ishte e vërtetë, besomë mik, nesër

Nuk do të jetë.

Ndale me ato duart e tua trenin Palermo-Frankfurt,

Për ngashënjimin tim

Seç qenkësh një djalosh në dritare,

Me sytë e gjelbërt që duken prej qelqi

Vrapo e ndale atë tren

Mbrapsht bëje të kthehet.

Vallëzo edhe për tërë të dhunshmit

Duar-shkathtët thika-shtrëngues,

Dreq o punë.

Sikur ta kuptonin dot, tek të shohin vallëzueshëm

Se të vdekur janë ngaherë

Ndonëse akoma frymë marrin.

Fluturo e vallëzo mbi zemrën e sëmurë

Të kotur, të mposhtur, tutje të braktisur

Pa dashuri aspak

Të njeriut që e ngatërron hënën me diellin

Pa mbajtur thika në duar

Por të ngulura në zemrën e ngratë.

Eja atëherë o ëngjëll i bekuar

Rreku t’ia vësh këmbët në kraharor

E të kapitesh

Të vallëzosh nën ritmin e motorit

E të fjalëve madhështore të një kënge, një kënge

Dashurie.

Ja pra misteri,

Nën një qiell të hekurt gëlqereje

Njeriu prapë ia del ta dojë vetveten

E dashuron vërtet

Pa asnjë gjë të sigurt

Çfarë ngashënjimi, çfarë ndjeshmërie. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00