Home | Culture | Pesë përralla të rajonit të Krushevës (1890...)

Pesë përralla të rajonit të Krushevës (1890...)

image
Furkëzë shgerokullë! Un u fshehshçë ndë sëndukët...

 

Nga Elvi Sidheri

 

Kuzman Shapkarev, folklorist, entograf e shkencëtar nga Ohri, në kërkimet e tij të rajonit të Maqedonisë, do të mblidhte edhe këto pesë përralla në gjuhën shqipe të qytetit të Krushevës, qytet i shquar për Kryengritjen e njohur të Ilindenit në vitin 1903, që sipas dokumenteve të shumëfishta, edhe atyre bullgare, shënon brenda zonës urbane edhe një prani të fuqishme shqiptare në fundshekullin e XIX (sipas udhëpërshkuesit të njohur bullgar Vasil Kançov, flitet për 400-500 shqiptarë ortodoksë në qytet). Kuzman Shapkarev, përveç tregimeve popullore në bullgarisht (maqedonisht) nga shumë rajone të Maqedonisë së kohës, regjistron edhe disa përralla në vllahisht dhe shqip nga ky qytet, të cilat i gjeni më poshtë në alfabetin shqip, pasi origjinali është në gjuhën shqipe, por me gërma bullgare.

 

Dëgjuar nga Zoica Malkova, e lindur pastërtisht shqiptare nga Krusheva, Maqedoni – rajoni i Manastirit, e shpërngulur në qytetin Orehane. Tregimet përshkruhen nga i biri K. A. Malkov

 

Një plak e një plaka

 

Ishte një plak dhe një plaka e s’kishin as çupë as djalë. Edhe i kërkuan Perëndisë. Perëndia i dha një dhi. Edhe një di plaka: lante. Plaka si lante, ajo i kërkuan robat ta s’i lianjë. E dhia, “Vërmi robat më brinjët”. I mori robat më brinjët edhe vate ndë përruat, ti lianjë. I vuri robat përdhe, edhe zhveshi lëkurën. Si e nxori lëkurën, ndriti, sikur i ra dielli. La robat. Edhe i mori robat e vate më shtëpi. Edhe kishte vatur i biri mbret më përruan kur dhia lante. Kur pa, çtë shohë, - diell, ndritte. Ay, si pa, si ndritte diell, hiku, mprapë, edhe u nis e vate te plaka. Si vate, tha; “Un erdha të më nëapish të të bijë për nuse”.

 

Edhe ajo “S'kam çupë, u kam një dhi”. Edhe ay i tha: “Un e bën kabull, ç’ka se është dhi”. Plaka ia dha. I biri mbreti si ia mori për nuse, e vuri ndë odët. Si ia vuri ndë odët edhe ajo zhveshe lëkurën; pastaj kur nxori lëkurën vate djalë, edhe djali tha: “Shumë ndrit ndë odët”. I biri mbreti i tha: “Hesht”.

 

I ftuan të venë më një dasmë. I biri mbret megjith nusen. U nisnë të venë edhe nusja nxori lëkurën. Si ecnë udhës edhe ndrit si diell. Vanë më dasmë; ndenjë ç’ndenjë, edhe zunë të lozin valle. Si zunë të lozin valle, nusja zu të thërresë: “Lele këmbët, lele kryet”, se e kunata më shtëpi vuri t’ia djegë lëkurën, u dogj lëkura, edhe vdiq nusja. Pastaj erdhi i biri mbret më shtëpi; ay dinte se e kunata ia dogji lëkurën. E zu të kunatën edhe e mvrau.

 

Një plak e tri çupa

 

Ishte një plak, edhe i kishte tri çupa. Gjith thoshte; “S’e kam një djalë, ta dërgonj më luftë”. Vijte më çarshit, vinte nga çarshia gjith rinte i mentuar. Shkoi e madhja çupa edhe i tha: “Tatë, pse rri i mentuar?” – “Eh, çupa ime, çtë të dëften, kur nuk është puna jote? “ – Ja dëfetejmë që se mund të bitisë punë edhe unë”. – “Bija ime, që s’kam një djalë, ta dërgonj më luftë”. Edhe ajo tha: “Un thash se do më këmban nikundi”. Shkoi e mesmja çupa, edhe ajo i tha si e madhja. Pastaj shkoi e vogla çupa, i tha: Tato! Pse rrin mentuar?” – “E, çupa ime! Çtë të dëften; ajo s’është puna jote; edhe ti do më thuash si jot motrat”. Edhe ajo tha: “Ja dëftemë, se që mund të të bitisë punë”. Ay tha: “Kur s’kam një djalë, ta dërgonj më luftë”. – “Uh, tato! Mua të më bësh një palë roba, edhe të më blesh një kalë, që të perndonjë, edhe të më blesh një qen, edhe unë do vete më luftë”. Si i bleu të gjitha, ia bëri tekmilë, edhe u nis të vate. Si vate ndë luftë, heci atje ndë një konak; atje të ish i biri mbret. I biri mbret si vate më shtëpi mbrëmëna, edhe tha sëmës: “Nëno, nëno, ka ardhur një trim, një pikë trimi”. Gjene vate, kundis atje biri mbret; ngjet edhe gjene vate më shtëpi, i tha sëmës: “Nëno, nëno! Trima vashë më vjen erë”. Edhe ajo i thot: “Ja u veni të përmirni ta shohësh ç’është”. Edhe ajo kishte qen edhe qeni vate i dëfteu. Si i dëfteu qeni, edhe ajo mori një masur. – Ndenjë të përmuarën edhe ajo përmuar më larg. Edhe ay (i biri mbret) te ke sëmës, edhe i tha: “Nëno, nëno! Ma shumë larg përmori se mua”. Edhe çuditet. Ay (i biri mbret) vuri merak më të, edhe i tha të sëmës: “Nëna ime, vashë më vjen erë”. Edhe ajo i tha: “Djalë ime, ja hipni më dardhë”. Si ndëgjoi qeni, edhe vate i dëfteu së zonjës. Edhe dërgoj qenin të marrë ajo dardhë. Qeni i solli ajo dardha e së zonja i vuri ndë brekët. Vanë të hipnë më dardhë; edhe si hipnë, i biri mbret i vuri dorën, ta shohë, edhe i dëfteu: “Me shaka, more, me shaka!” S’mundi ta bitisë edhe atë punë. Gjene nuk ia zuri syri, edhe i dëfteu sëmës: “Vashë më vjen erë”. Sëma i tha: “Djali im të veni të skëlldasi ndë përruat”. Qeni ndëgjoi edhe vate i dëftenj së zonjës. E zonja e dërgoi të marë sapun. Edhe i biri mbret ia thirri, të venë, më përruat, të skëlldasën. Qeni vate më përpara më përruat, edhe mori, e ra, ra, gurin me sapun ku do skëlldosshin. Ata vanë më përruat. Si vanë, i biri mbret i thot: “Aj, skëlladasu ti më përpara”. Edhe ajo i thot: “Skëlldasu ti”. I biri mbret hyri të skëlldaset më së pari; hipi më gurt e ra ndë ujët, e u mbyt. Edhe ajo i tha: “Çupë ishnëm, çupë jam”.

 

Prifti, që deshte ta merte të bijën nuse

 

Ishte një prift edhe kishte një çupë, edhe deshte ta merte nuse. Prifti doli ndë Pazar edhe pyetet me shokët: “Kam një vreshtë të mirë, të mirë, ta shes a ta mbanj!” Shokët i thanë: “Kur e ke të mirë, mbae pse ta sheç? Ay erdhi më shtëpi edhe i tha të bijës: “Çupa ime, un u pyes, u pyeç, më thanë: “Mere, pse ta apësh gjetkë”. Ajo i tha: “Tato! Gjene ec e pyet”. Ay gjene vate, u pyet, edhe tha shokës: “Kam një arë të mirë, të mirë, ta shes e ta mbanj?” – “Kur e ke të mirë, mbae pse ta sheç?” Erdhi më shtëpi edhe i tha: “Çupa ime, un u pyeç”. Ajo gjene s’ia zuri syri, edhe tha, gjene ecu të pyetesh. Gjene vate u pyet edhe tha shokës:

 

“Kam një mollë të mirë, të mirë, ta shes e ta mbanj?” Shokët i thanë: “Pse ta sheç? Mbae për vete”. Ay erdhi e i tha të bijës: “Më thanë të të mar”. Ajo tha: “Tato! Do më marësh, ama do të blesh një palë roba, shumë të mira, edhe të më blesh një sënduk, që me qime të hapet, me qime të mbyllet, edhe të marësh dy biba”. Ay bleu ç’kërkoj të bie, u muarën. Prifti vate të flerë. Si vate prifti të flerë, ajo mori bibat edhe i vuri ndë legent, edhe prifti po e pret. Ajo vate edhe hyri ndër sëndukët. Prifti po e pret. Edhe patat lahen ndë legent. Prifti gëzonet se do vinë e bija e larë. Pret, pret, edhe s’ka të vinë. U gdhi edhe prifti kërkoi andej, kërko më të gjith anët, s’ka. Ay mori sënduknë, edhe vate ta shesë. I biri mbret doli mushteri për sënduknë, edhe e bleu. E mer, e shpuri më shtëpi, edhe e vuri ndë odët të mirë. Ajo bënte dasmë.

 

Zunë të bien të venë te kumtri; gjith vanë të bënjën sehir, edhe ahçinjtë vanë të bënjën sehir. Ajo doli nga sënduki edhe nxori një sahan gjel; e mori bukë për të, edhe mori një dorë krypë e një dorë piper edhe shçiu ndë gjelt edhe hyri ndë sëndukt. Kur vunë darkën, ç’të shohën? – sade krypë edhe sade piper gjelët. I biri mbret u kirtua ahçinjvet edhe i përzuri, se kishin bërë gjelët të krypurë. Tjetërnë mbrëma mori tjetra ahçinj. Gjene u nisnë të venë te kumtri. Ajo bëri gjene ashtu si më së pari. I biri mbret si pa se gjith i bëneshe puna e prishur edhe ay ndenj vetë të ruanj. Gjith dualë të bënjën sehir, edhe ay s’vate e ruante. Ajo doli ndë sëndukët, ta bënjën si bëri më së pari, edhe e zuri i biri mbret, edhe tha: “Kjo qenka kësmeti im”. Pastaj e la tjatrën nuse, edhe vuri kuronë me këtë, që vjent nga sëndukët. Ata ronie edhe Perëndia u dha dy djelë.

 

Si ndëgjoi ati (prifti), u bë një lypës, niset derë më derë, edhe vate atje. Ajo mori t’i apë miell, ay nuk deshte miell; jepte misër, ay nuk deshte as misër, po deshte mel. Ajo i dha mel. Ai zu ta marë, edhe i ra mel më dorët, edhe ajo u derdh. Ay u unj ta mbledhë, edhe ajo i tha: “Do të t’ap tjatër?” Ay nuk deshte tjatër, se ajo më është ndë kësmet. Ay mblodhi, mblodhi, edhe u ngrys. Si u ngrys, ay mbet atje të flerë, edhe tha: “Bare, nkiosnë më ndë gaskat të fle”. Ata ranë të flenë edhe ay mbet te gaskat. Ay u ngrit natën edhe vate te djemtë edhe i theri e iku. Kur ngrihet i biri mbret gjet djemtë të therur. I biri mbret i thot zonjës: “Ndë është psifia ime, un i kam therur; ndë është psifia jote, ti i ke therur”. Kur shohë: - psifia e saj qenka. Ay mori djemtë, mori zonjën edhe e shpu larg edhe i la. Si i la, ajo (zonja) zu të qanjë. Si qante, doli një grua edhe i tha: “Pse qan, çupa ime?” Ajo i tha: “Hallë, si të mos qanj. Shih djemtë si i kam”. Ajo (plaka) i tha: “Laji djemtë këtu te kroi”. Ajo (zonja) i lau edhe u ngritën djemtë. Si qante ajo, edhe perëndia dha një shtëpi. Djemtë u bënë si flori edhe lozën, lozën ndë për obort.

 

Shkoi koha, edhe i biri mbret dërgonj izmeqarët, të shohën a është gjallë, apo vdiq nusja? Vijnë izmeqarët ma të venë, ç’të shohën? – Më së pari shtëpi s’kishte, aherna shtëpi kishte. Si erdhi izmeqarka edhe ra më portët, edhe porta i ra një shuplakë, edhe porta i tha: “Pse s’flet, po bie? Porta pyeti të zonjën të vinjë, a të mos vinjë një njeri? Ajo i tha, të vinjë. Izmeqarka, si hyri, u çudit, kur sheh djemtë lozën me mollë pe flori ndë dorët. Pastaj u ngrit izmeqarka edhe vate i dëfteu i biri mbreti: “Vata atje, edhe gjeta shtëpi – saraj, edhe djemtë i gjeta ndë obort lozin me mollë ndë dorë”. Ngrihet i biri mbret edhe vate vetëzë të shohë. Kur vete vetëzë, ç’të shohë? – Saraj. Vete ndë porta edhe bie, ndë porta. Ajo (porta) i ra një shuplakë edhe i tha: “Pse s’flet, s’ke gojë të fleç, po bie?” Porta pyeti të zonjën, të hynjë një njeri? Ajo i tha: “Le të vinjë”. Kur hyri ndë portët, i biri mbret, edhe ajo ka ndenjur më qoshkët të tjerrë tjerrë edhe këndonj. Ajo e ndërroi e shpuri ndë odët edhe ajo gjene rri me furkën – tjerr edhe i thot furkës: "Furkëzë shgerokullë, seç kishnëm një tatë; ç’deshte të më merte nuse. Un i thash, të më blesh një sënduk me qime të hapet, me qime të mbyllet. Furkëzë shgerokullë! Un u fshehshçë ndë sëndukët; tata si më kërkoj, nuk më gjeti; mori sënduknë edhe e nxori ndë pazart. E mori sënduknë i biri mbret, edhe ay më mori për nuse; perëndia më dha dy djem. Si mësoi im atë u bë lypës edhe erdhi. Un i jap miell; ay nuk do miell; un i dhash misër, ay nuk deshte edhe misër, deshte mel. Un i dhash mel. Ay derdhi melnë edhe ndenj ta mbledhë! Furkëzë shgerokullë! Mbledhi, mbledhi edhe mbet të flerë. Furkëzë shgerokullë! U ngrit natën, mori psifinë nga xhepit ime edhe më theri të dy djemtë. Si pa im zot se janë therur me psifinë time, edhe më përzuri me të dy djemtë.

 

Ay (i biri mbreti), ndëgjonte ka mbrenda si dëftente përvolit e saj që kishte hequr. Ay i tha ka mbrenda: ti e nikoqira ime , që ke hequr ato përvolit. Ata u muarnë edhe u bënë të ronjin me djemtë.

 

Përrallëzë, dinja, përrallëzë dëfteva. Ashtu desha u gënjeva.

 

Kostandin të vdekur

 

Ishte një plak edhe kishte nëntë djem edhe një çupë. Ranë edhe vdiqnë tetë djem. Nga nëntë mbet një edhe një çupë, Kostandin edhe çupa – Thodinja. Ngrihet i vëllai edhe e këmbeu Thodinjë larg tre muaj e tri dit detit zi. Si e këmbeu të motrën edhe e martoj. Si e martoit motrënë edhe vdiqë. Të gjith vëllezërit i mbuluan më shtëpi, e Kostandinë e mbyllnë ndë varet. Mbet plaka vetëm edhe gjith ditën mallkonte: “Mu vithis Kostandini im nga kumtri edhe nga ndrikulla, që ma martove Thodinjën tre muaj e tri dit detit zi. Ber sa iu mërzit perëndis edhe perëndia e ngjalli Kostandinë edhe vate të marë të motrënë se sëma gjith mallkonte dit e natë. Kostandin si u ngrit nga vari sënduki iu bë kalë, edhe çarshafi u bë shalë e kalit edhe vate të ke motra larg tre muaj e tri dit, detit zi. Si vate atje edhe i thot: “Hajde, motra ime, të vemi ndër neve”. Ajo si e puthi ndë faqet, i tha: “Pse vëllathi imi, vjen erë dhé edhe muhlë?” Ay i thot: “Nga udha largë”. U nisnë të ecnë. Ecnë, ecnë edhe Thodia i thot: “Haj të rimë të hamë drekë”. Ndenjë të hanë drekë. Si hanin, erdhi zogu edhe zuri të këndonjë: “Ciri-viri, viri viu, e gjalla me të vdekuri rinë e han bukë”. Thodia tha: “Kostandin, vëllathi imi, ç’është kjo i shkretë zogë që thërret kështunë?” – “Thodia, motra ime! Zogu ka këngën e tij”. U ngrinë ka atje edhe ikën. Vanë, vanë, edhe ndenjë, të bënjën vapë. Gjene erdhi zogu edhe këndoj: “Ciri-viri, viri viu, e gjalli me të vdekuri rin e bëjnë vapë. Gjene u ngritnë edhe ecnin udhës. Si ecnin, Thodia tha të vëllait: “Kostandin, vëllathi im! Aj të rimë të të shoh ndë kryet. Edhe ndenjë të kërkonen! Motra i tha; Kostandin, vëlla i im; pse të vjen erë kryet dhé edhe muhlë? Ay i tha: “Thodinjë, motra ime, nga udha e largë”. Pastaj erdhi zogu, - “Ciri-viri, viri viu, e gjalli me të vdekuri rinë e kërkoen ndë kryet!” – “Kostandin, vëllathi im, ç’është kjo i shkretë zog, që këndonj kështu?” – Ay i tha: “Thodinjë, motra ime! Zogu ka këngën e tij?”

 

Si harinë shtëpinë edhe Kostandin tha motrës: “Ti, motra ime, e di shtëpinë tënë, se unë do të vete ndë pazarët mar një çikë peshk”.

 

Edhe ay (Kostandin) vate e ra ndë gart. M’atë kohë që vinin qeni: ndëfteu plakas: “Nëno, nëno, del, se vjen Thodinja”. Ajo i tha: “Tut, i shkretë, tut, i nëmur; ku është Thodinja? – Larg tre muaj e tri dit detit zi!” Edhe kaposhi bëri si qeni, edhe macja ashtu. Ajo gjith po mallkonte: “Mu vithis, Kostandino im, nga kumtra e nga ndrikulla që më martove Thodinjën tre muaj e tri dit detit zi larg”. M’atë kohë erdhi Thodinja edhe ra ndë portët. Ajo (plaka) doli ndë portët, edhe zunë të ziren ndë qafët edhe vdiqnë që të dyja, ajo që jashtë edhe ajo që mbrenda.

 

Hulera ndë një fshat

Ishte një çupë edhe merte punë të punonjë. Vinte një zogë, edhe i  thoshte: “Do puno, do mos puno, të vdekur bur do të marësh”.

 

Si ra hulera ndë fshati, edhe vdiqnë të gjithë, sall çupa mbeti. Edhe ajo hyri ndë një var – atje paska një trim; edhe ato u muarnë. Shkoi koha, edhe perëndia u dha një djalë. Pastaj ato dualnë nga vari. Tashi buri i nuses natën vjente natën ikën. E pikasi sëma; mer kaposhërit, edhe i vë ndë një thes, edhe ay i dukashe se s’është natë. Edhe doli të iknjë. Edhe, si e pa sëma ra më pragët, edhe vdiq. Pastaj ç’të bënjën? Sëma tashi u nis të venë te sëma e diellit. Vate, vate, gjer gjikundi, edhe gjet një njeri. Edhe ay e pyeti, “ku vete –  kështu?” Do vete te sëma e diellit. Edhe ay i tha: “Pyet edhe për mua, se jam as më dhé as më qiell”. Iku, iku gjer më tutje, edhe gjeti një gjalpër, edhe gjalpri i tha: “Pyet edhe për mua, se jam as më dhé, as më qiell. Pastaj gjeti një gur. Guri ishte as më dhé, as më qiell; edhe si të veç atje, pyet edhe për mua”. Pastaj vate ndë sëma e diellit po, si e pa sëma e diellit, edhe i tha: “Mfshihu, mprapa portës se mos vinjë dielli, të të hajë “. Pastaj erdhi dielli, edhe posa erdhi edhe i tha: “Kush është mbrenda? Njeri të huaj më vjen erë”. Edhe ndenjë të haenë bukë. Edhe tha: “Nëno, nëno! Ç’pash një trim vdiq më pragët derës. Nëno, me këto tri thërime bukë edhe tri pikë verë edhe tri qime nga kryet, do ta tunosnim edhe të bënjëm një këmishë pe liri ta vën thërimat pe buke ndë gojë, edhe pikët verë edhe qimet e kryet, të tumnosnin”.

 

Dielli, si hëngri buka, doli gruaja përpara edhe i tha: “Merni li edhe ndonjë dit ta tirrni, ndonjë dit ta bënji dërvegë, edhe ndonjë dit ta qepni, edhe ndonjë dit mveshni; t’i apësh tri thërime bukë, edhe tri pikë verë, edhe tri qime nga kryet, ta tumnosnën, edhe në do ngrihet: “Një gur më bënjë rixha të të pyes se ishtë as më dhé, as më qiell”. Ay i tha: “Gjer të mos zerë njeris aherna do të bënet rahat”. – “Më pyet një gjalpër, se ishte gjysma ndë dhé gjysma ndë qiell”. Edhe ay tha: “Gjer të mos kapshonjë një njeri, nuk sëronet”. Gruaja u nis të vinjë më shtëpi! Erdhi gjer te guri edhe guri i tha: “Pyete edhe për mua?” Ajo i tha: “Dal të shkonjë më tjatër tanë”. Pastaj do të dëftenjë: ti gjer të mos zësh një njeri, nuk munt të bënesh rahat”. – “Ah! Që s’më dëfteve të të zinëm ty!” Pastaj hiku gjer te gjalpri. Gjalpri i tha: “Pyete edhe për mua?” Edhe ajo i tha: “Pyeta; dalë të shkonjë më tjatër tanë, pa do të dëftenjë”. Edhe ajo i tha: “Gjer të mos kapshosh njeri, nuk do të bësh rahat!” – “Ah! Pse s’më dëfteve më përpara, të kisha kapshuar ty?”

 

Gruaja nga atje vate më shtëpi. Si vate më shtëpi, edhe i biri rinte më prag. Në të vajtur, mori li... të bënjë ndonjë dit, të bënjë – ta qepnë, ndonjë ditë të bënjë ndërvegë, edhe ta veshnë edhe tri thërime bukë, edhe tri pikë verë, edhe të tri qimet i mori edhe e tumnosi, edhe pastaj ai u ngrit.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00