Home | Culture | Uji i Bekuar

Uji i Bekuar

image
6 Janari është festa e Ujit të Bekuar (Epifania)...

 

* * *

 

6 Janari është festa e Ujit të Bekuar (Epifania). Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan.  Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë.

 

Uji i shenjtë ose Uji i Bekuar, siç njihet nga të gjithë, është një nga dhuratat më të bukura të Perëndisë  për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës sonë të përditshme dhe për t’i bërë të shenjta të gjitha gjërat që na rrethojnë. Pa u ndalur më tej në shpjegimin se çfarë bën Uji i Bekuar për ne, këshilla është që ky ujë duhet përdorur më shumë dhe me mirënjohje për këtë dhuratë të Perëndisët. Disa prindër e përdorin shpesh ujin e shenjtë për fëmijët e tyre, ndaj edhe spërkatin lodrat dhe librat e tyre shkollore. Në ditën e Ujit të Bekuar, po ju sjellim disa nga përdorimet e këtij uji.

 

Beko veten: ky sugjerim është i qartë, por zakonisht ky përdorim është vetëm të dielave. Po në pjesën tjetër të javës? Askush nga ne nuk mund të ngopet nga bekimi në jetë, ndaj përdore ujin e shenjtë çdo ditë të jetës. Mbaj një enë të veçantë në shtëpi, në mënyrë që edhe familjarët, edhe miqtë që të vizitojnë të pinë herë pas here dhe të bekohen me këtë ujë. Mbaje enën mbaje afër derës së jashtme, në mënyrë që të mos dalësh asnjëherë pa pirë pak ujë të bekuar.

 

Beko shtëpinë: nëse nuk gjen kohë për të bekuar shtëpinë me ujin e shenjtë, atëherë nuk ka kohë më të mirë se e sotmja. Shtëpia është kisha jote dhe ka nevojë po ashtu për mbrojtje shpirtërore. Mund ta spërkatësh shtëpinë me Ujin e Bekuar vetë ose edhe një prift mund ta bëjë këtë për ty me një ceremoni bekimi.

 

Beko familjen: përdore ujin e shenjtë për t’u lutur dhe për të bërë shenjën e kryqit së bashku me familjarët para se të flini. Lidhuni me njëri-tjetrin dhe lutuni Zotit për të mirat që keni. Bëjeni këtë traditë dhe mbani një shishe me ujë të shenjtë gjithmonë afër.

 

Beko vendin e punës: nëse punon jashtë shtëpisë, spërkate hapësirën e punës me ujë të shenjtë. Kjo është një ide gjeniale për ta ndier veten më mirë dhe më kreativ. Edhe vendi i punës ka nevojë për mbrojtje shpirtërore, ndaj bëje edhe atë pjesë të Perëndisë.

 

Beko makinën: makina është ndoshta vendi më i rrezikshëm për të cilën ke shpenzuar një sasi të konsiderueshme parash, por edhe kohën që shpenzon çdo ditë me të. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e Ujit të Bekuar për të të mbajtur të sigurt nga rruga e keqe. Mbaj një shishe me Ujë të Bekuar në makinë dhe po ashtu, mund t’i thuash një prifti që të bekojë makinën.

 

Beko kopshtin : Kjo ishte një praktikë e zakonshme në Mesjetë. Njerëzit spërkasnin vazhdimisht me ujin e shenjtë kopshtet me perime. Në kohët kur njerëzit ishin të varur nga të lashtat për jetesën e tyre, mungesa e shiut ose ngricat e hershme mund të ishin shkatërruese. Përdorimi i ujit të shenjtë dhe bekimi i bimëve me të është një ushqim i sigurt me frymën e Perëndisë.

 

Beko të sëmurët: nëse ke ndonjë të sëmurë në familje apo edhe miq, bekimi me Ujin e Bekuar është një lutje shpirtërore për mëshirë dhe për shërim. Nëse viziton të sëmurët në spital apo azil, beko hapësirën e tyre ujë të shenjtë dhe lër një shishe me ujë për t’u dhënë më shumë rehati sa herë kanë nevojë.

 

Beko kafshët shtëpiake: në ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, zënë hapësirë edhe kafshët, për të cilat ka gjithashtu një rit për t’i bekuar me ujin e shenjtë. Kafshët shtëpiake janë miqtë më të mirë të njerëzve dhe shpesh ofrojnë shërbime të mëdha për ta, kështu që edhe ato kanë nevojë për të qenë të mbrojtur.

 

* * * 

 

Uji i bekuar është me shumë mundësi, objekti dhe simbolika e krishterë më e njohur, edhe pse shumë herë duket sikur është thjeshtë një ujë i zakonshëm. 

Megjithatë, mos lini që aparenca t'ju gënjejë. Uji i bekuar është në të vërtetë një nga elementët më të vjetër shpirtërorë që ka një kuptim të veçantë dhe që ndodhet në çdo kishë.

Ka disa lloje uji të bekuar në katolicizmin romak. Disa, për shembull, përmbajnë vetëm kripë të shenjtëruar, të tjera përmbajnë vaj, verë apo edhe hi. Çdo përzierje ka një përdorim të veçantë.

Uji me kripë përdoret në bekimet e zakonshme, uji me vaj në pagëzime dhe uji me verë e me hi përdoret për të shenjtëruar kishat.

Të gjitha këto aplikime tregojnë atë që është me të vërtetë qëllimi i ujit të bekuar: pastërtia. Ka shumë mënyra për të përdorur ujin e bekuar në jetën e përditshme, në mënyrë personale. Nëse deri më tani e keni përdorur për të pastruar shtëpinë apo zyrën, një mundësi e mirë është edhe për të larguar negativitetin dhe për të sjellë energjitë pozitive në jetën tuaj.

 

* * *

Lutja e Jezu  Krishtit në lumin Jordan:

“Ti, o mbret Njeridashës, ji këtu dhe tani me përmbiardhjen e Shpirtit Tënd të Shenjtë dhe shenjtëroje këtë ujë…Dhe jepi hirin e çlirimit, bekimin e Jordanit; bëje burim paprishjeje, dhuratë shenjtërimi, zgjidhje mëkatesh, largim sëmundjesh, shkatërrim demonësh, të paafruar për fuqitë kundërshtare, të mbushur me fuqi engjëllore, që të gjithë sa nxjerrin dhe kungohen, të kenë për pastrim shpirtrash dhe trupash, për shërim pësimesh, për bekim shtëpish dhe të përshtatshëm për çdo dobi”.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0