Home | Culture | Një shekull pas

Një shekull pas

image
Konferenca e Paqes e Versajës ishte takimi i Fuqive Aleate fituese pas fundit të Luftës së Parë Botërore....

 

Nga Albert Vataj

 

100 vite nga hapi i ndojtur i paqes së botës

 

Më 18 janar 1919 çeli punimet Konferenca e Paqes në Paris. Bota po hidhte kështu hapin e parë të ndrojtur të paqes. Historia po shkruante një nga faqet më të rëndësishme të civilizimit. Nevoja për paqe ishte më imediate se kurrë dhe kjo mundësi ishte nga më të mundimshmet. Por besimi te liria, të aspiratat e larta të humanizmit, te bashkëjetesa dhe reciprociteti do të gatitetish në një kopulim epik për të mbarsur në një shtatzani të vështirë vullnetin për paqe. Fati i botës do të shënojë në këtë konferencë një erë të re. E pamundura do të gjende rrugën e së mundshmes. Ethet e pushtetit dhe sunduesit e orekseve të pangopura duheshin urtuar. Të mëdhenjt duhet të pranonin se në këtë botë nën këtë qiell ka vend edhe për fatin e të vegjëlve. Nerva të tendosura, dhëmbë të skërmitur, makinacione e dredhi zienin në havanin e këtij çasti sublim.

Konferenca e Paqes e Parisit, e njohur ndryshe si Konferenca e Paqes e Versajës ishte takimi i Fuqive Aleate fituese pas fundit të Luftës së Parë Botërore.

Duke përfshirë diplomatë nga 32 vende dhe kombësi, vendimet kryesore ishin krijimi i Lidhjes së Kombeve si dhe pesë traktatet e paqes me fuqitë humbëse; mandatimi i zotërimeve tejdetare të perandorive Gjermane dhe Osmane, kryesisht Britanisë dhe Francës; dhe ravijëzimi i kufijve të rinj kombëtar (në disa raste në formë plebishitare) duke pasqyruar më mirë ndarjet etnike.

Rezultati kryesor ishte Traktati i Versajës me Gjermaninë, i cili në seksionin 231 i ngarkonte fajësimin për luftën "Gjermanisë si dhe aleatëve të saj".

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Parë Botërore, kërkonte edhe një rishikim të ri të kufijve të saj. Ballkani ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet që kishin ndihmuar Shqipërinë në Konferencën e Londrës, kishin dalë të humbura dhe nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në skenën botërore kishte dalë SHBA-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e Shqipërisë për garantimin e kufijve të saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur një sere pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e 1913 të rrudheshin edhe më shumë. Aq më tepër, që Italia e cila kishte pushtuar Vlorën dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i lëshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndërhyrjen edhe të Vatikanit, kishte marrë përsipër mbrojtjen e Shqipërisë. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shumë i qarte. Për të pasur një tablo të plotë, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Ëillson ngarkoi konsullin e SHBA-se në Torino, zotin Jozef Havente bënte një vizite në Shqipëri. Me letrën e rekomandimit ne xhep dhe me një mandat të Konferencës se Paqes, Haven zbriti në Vlore më 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar për ta shoqëruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqësi edhe më parë me Havenin, kreu një punë të mrekullueshme. Me të mbërritur në Vlore, Haven hodhi poshtë ftesën e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian të qytetit për të qëndruar tek ai. U vendos në shtëpinë e patriotit Qazim Kokoshi dhe më pas në shtëpinë e poetit Ali Asllani. Ai ra në kontakt me parinë e qytetit, e cila e bindi se nëse Italia nuk tërhiqej me dëshire nga Vlora, problemi do të shkonte në ndeshje të armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Në italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij një tablo të panjohur, por mjaft dinjitoze të vendit të tyre. Ai u befasua sidomos kur një delegacion i grave të qytetit e siguroi në italisht, se ato do të luftonin bashkë me burrat nëse behej fjale për të çliruar Vlorën.

Konsulli u nis nga Vlora në Tepelenë, ku më të mbërritur, filloi një demonstrate e madhe pro SHBA-së, të cilën ushtria italiane, që mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thotë se ai asnjëherë nuk kishte parë kaq shumë flamuj të SHBA-së, të valëviteshin me entuziazëm në ere. Nga Tepelena kaloi në Gjirokastër, ku Kryetari i Bashkisë Javer Hurshiti, bashkë me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene një pritje madhështore. Ai ishte në shtëpinë e Kryetarit të Bashkisë, kur e lajmëruan se jashtë ishte mbledhur gjithë populli i qytetit për ta përshëndetur. Një delegacion, i përberë nga ish emigrante në SHBA, erdhi për t'i sjelle mjaft dhurata dhe për ta përshëndetur në anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur një tjetër delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kërkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra është toke greke dhe dëshira e popullsisë se saj është një bashkim i shpejte me Athinën. Kjo dergate provokoi merine e popullit të mbledhur përpara shtëpisë se Kryetarit të Bashkisë dhe konsulli u be dëshmitar i një mërie kolektive, që desh përfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.

Ne Përmet, Leskovik dhe Kolonjë, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kërkesën që këto qytete të mbeteshin nën kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi më i madh që në Korçe ku despoti Jakov dhe një elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje të gjithë të krishterëve të demonstrojnë për një bashkim me Greqinë. Por Haveni u vendos në shtëpinë e një misionari amerikan, të quajtur Kenedi, që e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi atë se Korça është thjeshte shqiptare dhe ketë ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze të qytetit. Një konfirmim me të zjarrte mori edhe nga komandanti francez në Pogradec, majori Mortier. Francezi i tha se gjithë popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret janë një popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq që nuk ishte shqiptar. Pas një vizite po kaq të suksesshme në Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven përpiloi pjesën e parë të raportit, atë për kufijtë e Jugut. Materiali u dërgua me urgjence në Ambasadën amerikane në Rome dhe që këtej, brenda javës u vendos mbi tavolinën e punës së Uillsonit në Versaje.

Haven vazhdoi vizitën e tij në Durrës, Tirane, Shkodër dhe Krujë ku gjeti po atë entuziazëm. Ai shoqërohej kudo nga Tefik Mborja, që duket se luajti një rol kyç. Raporti përfundimtar u hartua një muaj më pas dhe që vendimtar për qëndrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnjë korrigjim në kurriz të kufijve te Shqipërisë dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve të përcaktonte kufijtë fizike të saj. Tre muaj më vone, qeveria e Athinës i paraqiti Uashingtonit një note proteste, ku shënonte se Haveni ishte një njëri i blere nga Shqiptaret.

Përcaktimi i kufijve.

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, që do të caktonte në vend kufijtë e Shqipërisë, mbërriti në Tirane në një moment të trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikërisht ditën kur kishte bere një grusht shteti dhe që vendosur Qeveria e Hasan Prishtinës. Por, ata nuk morën vesh asgjë. Hasan Prishtina dha dorëheqjen pas 24 orësh dhe u zëvendësua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atë ditë, i shoqëruar nga major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshëm, komisioni udhëtoi për Shkodër. Ky ishte komisioni, që do të caktonte kufijtë e veriut dhe u detyrua të punonte me ndërprerje për më shumë se një vit. Ai kryesohej nga një kolonel Francez dhe një major Holandez.

Një vit e gjysem më pas, më 1923 mbërriti komisioni që do të caktonte kufijtë e Shqipërisë se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, një oficer i Mbretërisë Italiane dhe nga një major britanik. Edhe kësaj here komisioni shoqërohej nga Bajram Fevzi, kësaj here Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe deputet i Kolonjës. Komisioni punoi për gati tete muaj dhe ai kishte udhëzim qe të vendoste me iniciative vijën e kufirit me ato fshatra, që duhej të ndaheshin me dysh. Për të mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu një test të thjeshte. Ata mbushnin një grusht me monedha dhe ja hidhnin fëmijëve te fshatit. Fëmijët fillonin të shanin në gjuhen e tyre të përditshme, e cila ishte në masën më të madhe, shqipja. Kështu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqipërisë. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve që veç ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret që e shoqëronin. Në një nga këto prita, Gjeneral Telini u godit në koke dhe vdiq në vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente të renda mes Italisë dhe Greqisë. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetëm pas bisedimeve në Paris, të cilat i jepnin dore të lire Italisë në Greqi. Shqyrtimi i kufijve të mëtejshëm të Shqipërisë se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua në bisedime shqiptaro-greke më 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dërgua në Tirane ku ju bene gjithë nderimet ushtarake. Prej këtej u nis në Itali. Fati e solli që në emër të Qeverise se Tiranes ai u përcoll nga Mehmet Konica, njeriu i parë që kishte luftuar për kufijtë e Shqipërisë dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njërës prej mijëra viktimave të këtij konflikti.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0