Home | Culture | Ishulli i Lemnos ku flitej vetëm shqip

Ishulli i Lemnos ku flitej vetëm shqip

image
Lemnos (Greek: Λήμνος, Limnos) është një ishull i Greqisë në pjesën veriore të Detit Egje.

 

 

Nga Mili Butka

 

 

Lemnos (Greek: Λήμνος, Limnos) është një ishull i Greqisë në pjesën veriore të Detit Egje. Qyteti kryesor i ishullit dhe selia e komunës është Myrina. Ishulli i Lemnosit është kryesisht i sheshtë “vend i ulët” i rafshët por në perëndim të tij dhe sidomos në pjesën veri-perëndimore, është më i lartë kodrinor ku lartësia lartësia më e lartë e malit “Βίγλα -Vigla” është 470 m

 

Ky mal i quajtur “Bigla” greqisht “Βίγλα” në gjuhën shqipe tepër i shpjegueshem, i cili ka kuptimin e një lartësie të ndarë në dy maja, në dy “Biga”, bigaçe, bigë, Bigël, ashtu siç ndodh edhe me fjalën tjetër po shqipe; Një dhe Mbi/Një, – Binjak, trinjak etj. Fjala Bigë, Bigël gjendet i përdorur për maja malesh gati në gjithë teritorin shqiptar.

 

Emri i lashtë i këtij qyteti jo grek; Murina Μύρινα (Myrina) do të thotë vend i rrethuar i mbështjellë me Mure – MURINË

Një shëmbull tjetër të pastër në gjuhën shqipe kemi fjalën “Murg” që do të thotë njerëz – banorë të cilët jetojnë të mbyllur brenda katër Muresh = Murg.

Monedha me “Ephestion” janë gjetur në numër të konsiderueshëm, si dhe llojet e ndryshme duke përfshirë edhe perëndeshën Athena me bufin e saj, simbolet fetare native, kapele të Dioscurit, Apollo, etj. Gjuha Lemniane ishte një gjuhë e folur në ishullin e Lemnos në shekullin e 6 pes. Kjo është vërtetuar kryesisht nga një mbishkrim të gjetur në një plakade varrimi, quajtur “Stela e Lemnos”, zbuluar në vitin 1885 në afërsi të “Kaminias”.

Dy janë qytetet krerë në këtë ishull; “Μύρινα – Mýrina – Murina” dhe Moudros në bregun lindor. “Μύρινα” thuhet në enciklopedine greke është quajtur edhe Kastro, që do të thotë “Kështjellë”. Pra “Murina” sinonim i emrit Kastro ose më saktë “Kǣstjell, Kështjellë, tregon diçka të rrethuar, të mbuluar, e të mbrojtur me "Mure” ashtu si emri; “Kastanja = Gǣshtenjë me cipën e saj të fortë mbështjellë. ”

 

Në fjalorin e shqipes kemi: Skala,_Lemnos MURANË f.

– Gurë të mbetur nga një mur i rrëzuar; gërmadhë me gurë, murishtë; grumbull gurësh, gurishtë. Muranat e kalasë (e shtëpisë). U kthye në muranë. Ka mbetur si një muranë.

Sipas një legjendeje (sajuar) mitike thuhet se Μύρινα Murina, kryeqyteti i Lemnos, i cili ndodhet në perëndim të ishullit, i ndërtuar mbi mbetjet e vendbanimeve të lashta nga periudha neolitike me një të kaluar të pasur mitologjike dhe historike, emri i saj vjen nga mbretëresha po mitike quajtur; “Μύρινα, Myrina”

Për herë të parë emri i Lemnos është paraqitur në pllakat e Pylos (1200 pes) me “Lamniae” emrin kombetar. Dhe deklarohet se emri “LEMNOS” rrjedh nga “LiIon” që do të thotë; “ fushë ” dhe në të vërtet kjo është e besueshme dhe bindëse pasi në të vërtetë, pjesa më e madhe e tokës është e rafshët e ulët dhe pjellore e kultivuar që prej lashtësisë dhe e njohur edhe si hambar i periudhes Bizantike e me pas si hambar i demokracisë athinase.

Siç e lexuam më lart emri i këtij ishullit gjetur në pllakat e Pylos 1200 pes paraqitet i shkruar “Lamniae” ashtu fiks si vet fjala shqipe ende sot në përdorim; Lamni, Lëmi ku shihet gruri, dhe produkte të tjera bujqësore si Elbi, Tërshera, etj.

 

 

Me fjalën “Lëm, Lëmi, dhe Lamni në gegërisht në gjuhën shqipe emërtohet një vend i sheshte madje i shtruar me pllaka guri lëmuar. “Vija” më e ulët, shtrati i shtruar nga rahja në vazhdimësi prej ujit në rrjedhje të lirë midis luginave mes malesh quhet “Lumë”. Gjithashtu në shqip kemi veglën që përdorim për “lëmim” të sipërfaqeve metalike, drusore etj e cila quhet “Limë” kjo vegël “ul” ashpërsinë e materialeve, deri në minimumin e mundshëm dike i lëmuar ato, pa haruar tjetrën fjalë huazuar prej shqipes “Limit” e cila tregon pikën më skajore të një vlere, të një shume, çmimi, rregulli etj,

Ishulli ka të paktën 15 vendbanime neolitike më e rrëndësishmja këtu Poliochni me histori gjashtë mijë vjet nga tani. Gërmimet zbuluan shtatë qytete të ndërtuara në krye të njëri-tjetrit në faza të njëpasnjëshme historike nga 4000 pes për 1,500 BC me qytetërimin e avancuar, sipas gjetjeve të zbuluara aty.

Emërtimet e ndryshme të Lemnos si Amichthaloessa, Blozë, Vulcania, Sintiida, Dypoles etj pasqyrojnë kursin mitologjik dhe historik të saj. Lemnos kënduar nga Homeri, i cili e karakterizon atë si “tokë Apas filtati”.

Sintiida, në gjuhën shqipe ka kuptimin e diçkaje të ndezur; Sintiida = Sindidha, (sindiiza) kjo për shkak të vullkanit shpërthyer aty. Murina i ndërtuar mbi mbetjet e “Mureve” të vjetra pellazge nga koha e Andronikos Komnenos shekullit të 12-të me mure trefishtë nga ana e veriut, me punë shtesë nga venedikasit, gjenuez dhe turqit, të ngritura me krenari tregojnë historinë shekullore të saj. “Plaka” është fshati i fundit i Lemnos në këtë aspekt, në fund verilindor të ishullit ky është një fshat i bukur, piktoresk peshkimi. Në veri është kisha e Shën Haralambos, në det, Novena e Zoja, ku më 23 gusht, shumë pelegrinë dynden aty.

Emri “Plaka” i këtij fshati mendoj se nuk është i nevojshëm për tu shpjeguar, ai flet qartë shqip ashtu si lagjia me e vjetër pranë “Akropulit” në Athinë e banuar nga shqiptarët quhet po kështu “Plaka”.

 

Në verilindje të fshatit është vendi arkeologjik “Hephaestia”. Për banorët e “Lamnies”- Lemnos, ky ishulli ishte i shenjtë për shkak të Hephaestus, IFESTIO – si “Zot i metalurgjisë”, të cilët, siç thotë Homeri në Iliada I. 590ff- ra në Lemnos, e më pas një nimfë thrake Cabiro (a bija e Proteut) lindi një fis të quajtur “Kaberoi”

Banorët më të hershëm thuhet se kanë qenë një fis; trakas – ilin, të cilët grekët i quajtën “Sintians”-“grabitës” – Kjo si zakonisht një shprehje ironike, e njohur, se të gjithë “jo grekët” ishin barbarë”dhe grabitësa. ( Ilirët aty buzë detit “Egje” si dhe vendbanimi i tyre në atë kohë quhej: “Ilin” Ilinium – troja ilire.)

Në gusht dhe shtator të vitit 1926, anëtarë të Shkollës Italiane të Arkeologjisë në Athinë kryen gërmime në ishull. Qëllimi i përgjithshëm i gërmimeve ishte për të hedhur dritë mbi qytetërimin e ishullit “Etrusco-pellazgjik”. Gërmimet janë realizuar në vendin e qytetit të Hephaistia, pellazgët sipas Herodotit, u dorëzuan në Miltiades të Athinës.

Mungesa e armëve prej bronzi, bollëku i armëve të hekurit, dhe llojin e poçeve jep përshtypjen se nekropoli i përket periudhes B.C. të shekullit të nëntë ose të tetë.

Në wikipedia lexojmë: Kjo tregon se LEMNOS nuk i përkiste një popullsie greke, por kemi të bëjmë me një popullsi e cila në sytë e tyre, u shfaq “barbare”, kjo është treguar nga armët, arma “greke”, kamë apo shtizë, mungojnë, armët e barbarëve, sëpata dhe thika, janë të zakonshme, e megjithatë kjo popullsi … ruan kaq shumë elemente të artit Miken, dhe Tyrrhenian. Pellazgët e Lemnos mund të njihen si një mbetje e një popullsie mikenase.

Homeri flet dikur në ishullin që quhet Lemnos, në kohët e lashta kishte dy qytete, Myrina i quajtur edhe Kastro dhe Hephaistia, i cili ishte i pari qytet.

Mbishkrimet janë në një alfabet të ngjashëm me atë të përdorur në gjuhën etruske si dhe në mbishkrimet më të vjetëra Phrygiane. Tek kjo pllakade vari i një prijsi luftëtar Lamniot mbishkrimi i ndodhur aty mundet të deshifrohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe lemnian-stele origj.

Në këtë pllakë vari në horizontalisht shkruhet pikërisht kështu:

 

 

HOΓΑIEΖ NA ΦOT ΖI AΖI MARAΖ MAF

ΣΙ ΑΝE YFΕIΖ AFISΖ EFISTO ΖΕΡON AIΘ

FAMAΓA ΣI ANE ΖE ΡON AI

MOΡIN AIΓ

AΚEΡ TAΦΑΡΖΙΟ

SI F’AI

 

 

Dhe në gjuhën e sotme shqipe ky mbishkrim lexohet:

HOΓΑIEΖ = HODIES (Prijësi)

NA ΦOT = NA THOTË

ΖI AΖI = SI ASI (SE ËSHTË NË TË ZI)

MARAΖ = MARAK (Merak)

MAF ….. = MATH, – MADH

ΣΙ ΑΝE = SI ANË, SI JANË

YFΕIΖ = I FIS

AFISΖ = A’FISI (JO të FISIT)

EFISTO = FESTONI

ΖΕΡON AIΘ = SE RROJNË ATA

FAMAΓA = FËMIJA (FAMILJA)

ΣI ANE = SI ANË, SI JANË

ΖE ΡON AI = SE RRON AI (SE UNE RROJ) jam gjallë.

MOΡIN AIΓ = MORIM ‘AG, MARIM HAK

AΚEΡ TAΦΑΡΖΙΟ =ATËHER THËRISNI (Gëzohuni)

SI FAI = SI THA AI. (Festoni)

 

 

Autori: Aleksander Hasanas 

(Mili Butka)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0