Mamonizmi dhe Materializmi
...me dijen burimore të esencës së qenies dhe raportin e saj ekuilibrues mes trupores dhe shpirtërores – mes ideores e materiales.
Nga Ibraim Kazimi
Asnjeri nuk mundet dy zotërijve, të ju shërbejë. Mbase, ai, ose njërin do ta dojë e tjetrin do ta urrejë, ose, tek njëri do mbështetet dhe tjetrin do ta zbraps – ju nuk mundeni njëkohësisht edhe Perëndisë edhe Mamonit, t`i shërbeni ” ( th. biblike, Matheo 6. 24 )
Në thënien e mësipërme biblike, siç nënkuptohet nga këndvështrimi i aspektit moralizues, vlera semantike e fjalës Mamon, shfaqet e kundruar në kontekst oportuniteti, përballë nderës së emrit të hyjnores, të mirës apsolute, të pozitives universale e të drejtës së plotfuqishme. Në fakt, përmes përshkrimit të dy skajeve të fronteve sfiduese, si zotërime të denja për devotshmëri njeriu, Mamonizmi, këtu, shpaloset si variant i ekstremit të zymtë e mohues, përballë alternativës së një alltari të mundshëm të shpresës dhe lutjes së mirëqenies dhe lumturisë tokësore.
Mamonizmi – ndërkaq, në trajtimin leksikografik, formulon një fjalë me prejardhje fillestare nga gjuha armene, e përcjellur më vonë në formën e figuracionit kuptimorë, në literaturën e shkruar greke e neolatine; me shprehjen e një domethënie të përkthyer, që artikullon kuptimisht, lakminë për pasuri, ose, pushtetin e parasë dhe qeverisjen e saj despotike me botën e shoqërinë njerëzore.
Mamonizmi, mbase, me koeficientin e një fjale që shumë rrallë del e përmendur në fondin e fjalëve qarkulluese të zhargonit popullorë, rezulton përndryshe të dallohet e të jetë me intonacione më të theksuara, në sfondin e mediave të shkruara, sidomos në ato me përcaktime të orientuara tematike në lëmitë e drejtimeve ekonomike, e në veçanti, artikujve me titullime të karakterit financiarë.
Ky term, stilistika e të cilit figurativisht, më së shumti , del në cilësinë e një sinonimi me ndjeshmëri të lartë metaforike, sjell përshkrimin e një fenomeni shumë qendrorë e me peshë masive, filozofike e politike në jetën e përditshme – atë, të simbolikës së parasë despotike, lakminë e sëmurë, grykësinë e shfrenuar, tendencën për posedime të pashfrytëzuara, kopracinë e sëmurë…etj.
Mamonizmi, si fenomen, në kronologjitë enciklopedike të përkufizimeve ideore, e trajtuar sipas rradhitjeve historike të epokave filozofike ( popullore), shihej kryesisht si dukuria e skllavërimit të qenies dhe masës poseduese të saj, si një simbiozë e izoluar,brenda vetes së saj . Mëtej, ky ves do t`i paraprinte prodhimit degjenerues të racës njerëzore, përmes degradimit të vlerave të mirëfillta shpirtërore – humane dhe nxitjes së instikteve të pafisnikëruara të krijesës njerëzore, si: egoizmave të pafre, xhelozive të sëmura, rivaliteteve urrejtëse, smirave të pashpirta…etj.
Respektivisht, për nga qasja e mentalitetit mesjetarë, personifikimi me një pasuri që kalonte kufijtë real të shfrytëzimit, stigmatizohej si një “hije demone” që e robëronte njeriun në kopraci patologjike dhe pangopësi histerike.
Ndërkaq, bota e sotme e tundimit bashkëkohorë, shijon sforcime edhe më të zgjeruara të sfidimeve etike, si për nga kompleksiviteti multidimensional i interaktivitetit social, poashtu edhe për nga kuantiteti i reprodukimit galopant të masës materiale nën pretektoratin e rrymimeve të forta teknologjike.
Ndjenja triumfale e të siguruarit të pushtetit dhe fuqisë vepruese, përmes forcës së kapitalit dhe autoritetit të privilegjuar me magjinë e pozicionimit të vlerës së parasë, shumëzon e rreshton shumë eshalone të padenja për nga kompetencat e reciprocitetit socio-politik e ekonomiko-financiar.
Madje, nëse bartësit e ri të “epoletave” klanore të mamonizmit – dmth. të pasuruarit nga aktivitetet e mendësive të paqëndrueshme, ose nga shfrytëzimet ç’njerëzore të situatave diskriminuese e fatkeqësive të të tjerëve, respektivisht, të abuzimit dhe manipulimit të resurseve sociale, ekonomike dhe politike dhe arrinin deri aty, saqë manitë e patologjitë e delikuencave personale t’i sinkronizonin njëmendshëm me funksionalitetin e instancave sovrane, ligjore, kulturore e publike. Deri aty, saqë, dinamika, opinioni, bindja dhe mëvetësia qytetare të reciklohej në pësime sprovash të realiteteve të pa-akceptuara, hipokrite, e të denigruara për nga peripetitë e imponuara në trajaktoret përditore të vetëdijes kolektive.
Historikisht, në kategorinë e këtyre strukturave grupore, shtresat e masave popullore, shohin vetëm individë të caktuar, në lidhje komplekse të interesave të ngushta mes veti, me shumicë të etabluar në majet e organizimeve dhe hierarkive globale politike, ekonomike e mediatike; Dhe si zakonisht, ndaj tyre, qarkullojnë natyra të ndryshme mitesh, legjenda urbane, opinione dyshimi, konspiracione, performanca kultesh e implikime privilegje dominancash, e deri në pandehjet për role kyqe në qeverisjen me piramidat mizanskene, kontrolluese, të fuqive pushtetare.
Marrëdhenia materialiste e mamonizmit
Në rrëfimet popullore, në edukatat familjare e në të gjitha didaktikat tradicionale, kuptimi i jetës, ndërlidhej apriori, me moralin e kultivimit të virtytit personalizues, që bazohej parimisht në krijimin e vullnetit elementarë shpirtërorë – idealit. Materialja i nënshtrohej pasimit të këtij principi.
Urtitë popullore, filozofitë e lashta, kanunet tradicionale, e mësonin njeriun pikërisht me këtë vërejtje – me dijen burimore të esencës së qenies dhe raportin e saj ekuilibrues mes trupores dhe shpirtërores – mes ideores e materiales.
Ky balancim, nuk mësohej vetëm si manifestim i raportit social të mirëqenies, por, përtej ekuilibrit të forcave mbijetuese, ishte fryma që trashëgonte artikullimin e identitetit individual dhe të integritetit kolektiv – mes lëndës e frymës, mes zënafillës e lartësimit.
Praktikat e sotme janë përplot me dëshmi zhgënjyese, mbi trazimet ideologjike, të dispropocioneve ekstreme strukturore të dualitetit material e ideor- të cilat njëkohësisht edhe përjashtohen për nga distanca e autoriteteve konceptuale – si fraksione të dinjitetit burimorë.
Nevoja për të gjykuar botën materiale si shkaktare elementare të fatëkeqësisë njerëzore, nuk sundon realisht, sygjerimet mbi realitetet e zhvendosura të koncepteve burimore të primaritetit të lëndës edukative.
Ngjeshjet e ca dimensioneve vetëm konkretisht të vëna në shërbim të reflekseve hedoniste dhe njëherit të interpretuara jashta qenësisë së sistemit universal të vlerave, gjithçka përreth njeriut, ka simuluar, paralelen vetmohuese e vetshpërbërëse të së njëjtës ecejake elementare të llojit – mes mundësive të barabarta të impulsit dhe autonomisë së qenies.
Megjithatë, qoftë përmes matjeve analitike shkencore, e qoftë përmes nxitjes së refleksionit intuitiv filozofik, të njohjeve, ngritja e vërtetë e qenies individuale është kushtëzuar e paraprirë apriori nga rritja e masës kualitative të empirizmit vendorë dhe horizontit racional kohorë të formës metamorfozuese të vetëdijes. Kjo do të thotë se, kultura jonë e rrethanave shoqërore nuk arrin dot, ta ç’vargojë, pavarësojë e emancipojë empatinë kolektive nga mentaliteti i sovraniteteve të përziera të bashkekzistencës nënçmuese midis të ulëtës dhe madhërishmes; sensit dhe arogancës, idealit dhe ngrykësisë.
Ndërlidhja e kuptimit të cilësisë jetike me raportin sasior të shumës së saj, është mashtrimi i kodifikuar i kauzës jetësore.
Mirëqenia fizike dhe empatija lirike e lumturisë, nuk kanë ndërlidhje të pastër burimore me lirinë dhe varrësinë e imagjinatës për përllogaritje ekzistence.
Emëruesi i dyzimit filozofik në aspektin ontologjik dhe kozmogonik – njohja, që njeriu pararendës e fillon si kërkimin, definimin e emërtimin e po asaj tërësie lëndore jetike, aty ku të observuarit ka vazhduar të sodit domethenien e universit jetësorë, herë si një sovranitet provinience me determinante hyjnore e herë si dukuri interferente e proceseve natyrore me kauzalitet ligjor; që vazhdon me ligjërimet e dilemat e kuptim-dhënies në arikullimin e domethënies të strukturimit shpirtërorë e formulimit fizik të esencës ekzistenciale.
“Sprova kryesore vjen nga fakti se sot, pragmatizmi i shumicës së idealistëve dhe idealizmi i shumicës së pragmatikëve janë afruar tejmase dhe shpesh, me ndihmכn e shtypit, qëllimisht, ose jo, ngatërrohen” ( —)Lëkundemi, si lavjerrës, midis adhurimit jo-kritik dhe idolatrisë nga njëra anë dhe harresës së plotë, nga ana tjetër” – shprehet në një moment intervistimi për një medium letrar, shkrimtari Ardian Vehbiu.
Comments (0 posted)
Post your comment