Home | Culture | Tim Biri

Tim Biri

image
Nuk dua që ëndrat e dlira pa çelur

T`i thajë stinë e vulgut, që pjell veç acar...

 

Nga Agim Deliu

 

 

 

Një kafe më pak në ditë do të pi

Cigare më rrallë, gjithmonë dhe më rrallë

Kursej, që një lodër më shumë të kesh ti

Një libër me vjersha, a një përrallë.

 

Dhe ditën e festës, e djelë të jetë

Në punë do të shkoj, do kthehem më vonë

Kjo kohë krejt e egër, kjo kohë e sertë

Nuk dua të rëndojë mbi ty bir i njomë.

 

Nuk dua që ëndrat e dlira pa çelur

T`i thajë stinë e vulgut, që pjellë veç acar

Dhe syri i bukur plot dritë, i vërejtur

Të duket nga smogu  i benzit të fqinjit kusar.

 

Dhe lekët e rrogës, që marr pë çdo muaj

I shkoq tek kambistët, na duken më shumë

Mbi tapetin e vjetër i shpërndaj , edhe luaj

Fëmijë me ty, gëzohem dhe unë.

 

Të shoh dita ditës tek rritesh i bukur

Mbi libra , shënime për dije i etur

Për ty biri im krenar dhe i lumtur

Çdo ditë do rilindja të isha i vdekur....

 

 

‌Tiranë, më 1 Shkurt 2018.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00