Dita e parë e shkollës
Në ditën e parë të shkollës, nxënësit i uroi edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Sot kanë filluar shkollën për vitin 2010-2011 rreth 645 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Presidenti i vendit Bamir Topi i cili ka qenë i pranishëm në shkollën 9-vjeçare të Tufinës ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor duke iu premtuar atyre investime të reja në të gjitha shkollat e vendit.
Ai u ka premtuar atyre se interneti do të jetë i pranishëm në çdo shkollë dhe nxënësit do të kenë një ambjent sa më të mirë në shkolla. Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e cilësisë në shkolla ka qenë edhe motoja e re e Ministrisë së Arsimit në këtë vit për të gjithë sistemin parauniversitar. Këtë vit për nxënësit do të jetë më e thjeshtë pajisja me librat shkollorë, pasi do të shpërndahen pranë shkollave me një afat të përcaktuar deri më 15 Shtator.
Comments (0 posted)
Post your comment