Presidenti Topi dhe ambasadorët në Vlorë
“Punojmë t’i përgjigjemi ritmit global. Jemi besimplotë për sistemin e vlerave ku mbështetemi, të vetëdijshëm se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë, po shikojmë se ku mund të bëhemi të dobishëm për rajonin..."
VLORË-Kreu i shtetit, Bamir Topi dhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së, ndodhen sot në Vlorë në një konferencë të zhvilluar nga Universiteti i Vlorës, “Ismail Qemali”.
Në fjalën e hapjes, Rektori i universitetit, Albert Qarri e ka cilësuar shumë të rëndësishme praninë e Presidentit dhe ambasadorit, si shenjë e vlerësimit për rrugën dhe punën e mirë të bërë nga Universiteti.
“Punojmë t’i përgjigjemi ritmit global. Jemi besimplotë për sistemin e vlerave ku mbështetemi, të vetëdijshëm se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë, po shikojmë se ku mund të bëhemi të dobishëm për rajonin. Përpiqemi të krijojmë një pol ku mobilizohen ide ku mësimdhënie të jetë funksion jo qëllim në vetvete”- tha Rektori. Ai theksoi në rithimin e vlerave, kultivimin e tolerancës, liberalizimin akademik.
Ai falenderoi Topin dhe ambasadorët, që nderuan me praninë si “miq që na ndihmoni të mbrojmë e shpallim këtë vlerë njerëzore, lirinë”.
Comments (0 posted)
Post your comment