Home | Education | "Arsimi është një ndër investimet më të mira që mund të bëjë një shtet"

"Arsimi është një ndër investimet më të mira që mund të bëjë një shtet"

image
– Ne do të paguajmë më shtrenjtë për një shkollim që do të mbetet i njëjti ! nga Annika D.

 

 

 

 

Përkthyer nga Urim Nerguti

 

 

 


Ndërkohë që studentët britanikë po manifestojnë kundër rritjes së programuar të shpenzimeve të tyre të regjistrimit, disa studentë nga mbarë Europa dëshmojnë për gjendjen në vendin e tyre. Britanikët dhe Irlandezët tregojnë sesi kostoja e studimeve të larta është bërë penguese që prej një dhjetëvjeçari, ndërsa banorët e vendeve skandinave shpjegojnë se universitetet e tyre janë falas dhe të një cilësie të lartë.
"Në një vend si Suedia, nuk mund të shfajësohesh që nuk ke bërë studime", shpjegon një internaut. Në Francë përvijohet një vijë ndarëse ndërmjet atyre që i gëzohen kostos së ulët të shpenzimeve të regjistrimit dhe atyre që shprehin keqardhje për kushtet e punës që rrjedhin nga kjo.


ANGLI – "Kam miq që kanë tashmë 100 000 paund borxh, 22 vjeç"

– Në Central Saint Martins London, nga Paul F.

Kam filluar një master në Londër vjet, më 2009. Qëkur kam ardhur këtu, kam mundur të vërej njëfarë rënie të nivelit të mësimdhënies, me veçanërisht gjysmën e profesorëve që japin dorëheqje, dhe me shkurtime buxhetore në të gjitha nivelet. Për shembull, kursi im propozon një ekspozitë në një galeri prestigjioze në fund të vitit të dytë. Këtë vit, për ta pasur këtë ekspozitë, ne jemi të detyruar të vetëfinancohemi (për më tepër, shpenzime vjetore). Për ta përmbledhur, me 3 000 paund në vit, ne kemi vetëm një gjysmë paradite mësim në javë. Ende më keq, në një pjesë të madhe të universiteteve angleze, shpenzimet e shkollimit do të dyfishohen, madje trefishohen.

– Çfarë çmimi duhet paguar për të studiuar…, nga Julien A.

Jam një student i ri francez që ka vendosur të niset të studiojë marrëdhëniet ndërkombëtare në Londër. Kam fatin të marr ca bursa studimi sepse, në Angli, shpenzimet janë dikur rreth 3 290 paund në vit dhe duhet të rriten ende më tej (pa folur për koston e jetesës). Të kesh shpenzime shkollore të pakta, është një mënyrë për t’i joshur të rinjtë që të shkollohen dhe të bësh që të mos mbyten në borxh ende pa dalë në punë. Kam ca miq anglezë, 22 vjeçarë, që kanë tashmë 100 000 paund borxh. Një vend që rrit shpenzimet e shkollimit për të ulur borxhin publik bën një gabim të rëndë sepse harron që borxhi privat, borxhi i të rinjve dhe i prindërve do të rritet.

– Ne do të paguajmë më shtrenjtë për një shkollim që do të mbetet i njëjti ! nga Annika D.

Mbase mund të nxirret përpara fakti që për të pasur një cilësi më të mirë arsimimi, duhet mjete më të mëdha, dhe është e qartë se Anglia dëshiron të ruajë dhe të nxisë emrin tashmë të shkëlqyer të mjaft prej universiteteve të saj. Sidoqoftë, ky trefishim i kostos së arsimimit nuk do të shoqërohet me një cilësi më të mirë shkollimi, përkundrazi ! Në fakt, gjithçka ka filluar kur qeveria ka vendosur ta shkurtojë buxhetin për arsimin e lartë me 2.9 miliardë paund – dhe pra, rritja e shpenzimeve vjetore për një student është thjesht një përcjellje e kësaj kostoje shtetërore mbi individin ! Arsimimi që marrim në Angli është mjaft cilësor – por qeveria nuk iu jep zgjedhje tjetër universiteteve përveçse t’i pranojnë këto shkurtime buxhetore. Ne, studentët e vitit të fundit, jemi vërtet të zemëruar që vëllezërit dhe motrat tona më të vogla duhet të paguajnë trefishin e asaj që kemi paguar ne, por për një shkollim që do të jetë i njëjtë në cilësi, dhe madje më pak i mirë.

– Një kampus gjenial, por me çfarë çmimi ? nga Pierre L.

Jam në Angli për një vit masteri European Governance në Canterbury. Kampusi është vërtet gjenial, me gjithçka që duhet. Shkurt, kushte të mrekullueshme pune. Për më tepër, biblioteka zotëron mjaft libra dhe artikuj, mund të huazojë dhe kompjuterë nëse është nevoja. Interneti është i shtrirë ngado nëpër kampus, materiali i ofruar është nga të fundit. Në master, ne jemi fare pak në klasë (15 deri 25 maksimumi). Shkurt, gjithçka është bërë që studenti të ndihet mirë, duke krijuar dhe mirëmbajtur kështu një mjedis pune por edhe prehjeje dhe "jete studentore". Por e tërë kjo ka një çmim : 3 200 paund në vit, pa llogaritur strehimin (5 000 paund), jetën e përditshme, etj. Kështu që më është dashur të marr kredi për të realizuar këtë "ëndërr jashtë shtetit". Dhe për çfarë e tërë kjo ? Për tetë orë mësim në javë. Sigurisht, masa e punës jashtë klasës është shumë e madhe, por shpenzimet e shkollimit, që do të dyfishohen vitin tjetër, mbeten të larta, dhe për rrjedhojë kjo i detyron studentët e rinj anglezë të marrin kredi që 18 vjeç, ose, ende më keq, ta lënë universitetin.

– Live from… Angli, nga D.B.

Jam shpërngulur vitin e fundit në universitetin e Sussex (në bregun jugor) për të kaluar ekuivalentin e Capes me qëllim që të bëhem profesor frëngjishteje dhe spanjishteje. Shpenzimet e mia shkollore ishin 3 225 paund për një vit, një shumë astronomike kjo për mua. Tani, nga prilli do të më duhet të filloj të paguaj, por nuk kam ende punë. E kuptoj plotësisht zemërimin e studentëve dhe studenteve të ardhshme angleze, qëndrimi i politikanëve është vërtet skandaloz. Studentët kanë përshtypjen se po flasin me murin sepse politikanëve iu duket se trefishimi i shpenzimeve të shkollimit është zgjidhja e vetme që të kenë një arsim të denjë për këtë emër. Njoh tashmë mjaft vetë që iu duhet të paguajnë tërë jetën e tyre ose aty afër, kështu që, me shpenzime të trefishuara, a mos duhet të paguajnë dhe nipërit e tyre për ta ?

 

FRANCE – "Sidoqoftë, jemi shumë me fat"

– Francë : not too bad ! nga Charline B.

Studimet i kam bërë në Francë, vitin e kaluar kam vleftësuar aty licencën, dhe që atëherë jetoj në Angli. Kur isha në universitetin e Caen, më kujtohet se kam manifestuar kundër rritjes së shpenzimeve të shkollimit, duke menduar se 400 euro janë shumë në një vend i cili mburret se ka një arsim "falas" ! Me atë ç’po ndodh në Britaninë e Madhe, tani mendoj se në Francë jemi sidoqoftë shumë me fat që kemi një arsim universitar kaq pak të shtrenjtë !

– Eshtë njëherësh shumë dhe shumë pak…, nga Iris B.

Shuma e shpenzimeve të mia të regjistrimit në vitin e tretë në drejtësi, këtë vit ngrihej në 400 euro. Për një studente si unë, është një shumë kolosale. Kësaj i shtohet blerja tashmë e domosdoshme e një laptopi, manualeve, biletave të transportit publik. Por sigurisht, në krahasim me koston reale të këtyre studimeve universitare, si dhe me atë çfarë do të më sjellin këto studime (një formim, një zanat të vërtetë të kualifikuar… shpresoj), është fare pak. Atëherë, po të më kërkonin vitin tjetër të paguaj më shumë, do ta bëj. Por mendoj se do të ishte më mirë nëse të gjitha shpenzimet do të mblidheshin bashkë, në një lloj "abonimi student", për shembull.

– Sistem nivelues në vend që të jetë barazitar, nga V. H.

Si student në Paris-X-Nanterre, unë paguaj rreth 180 euro shpenzime shkollore në vit, shto dhe 200 për Sigurimet shoqërore. Të gjithë studentët paguajnë të njëjtin çmim për studimet, përveç bursistët të cilët përfitojnë më shumë. rezultati : për këtë çmim, edhe pse nuk është i vetmi burim i universitetit, gjërat përmirësohen shumë ngadalë dhe mjaft lolake janë vjetëruar. Kështu, nganjëherë duhet vrapuar për të zënë prizat e korentit kur kemi një laptop, dhe disa profesorë japin leksione përpara 400 nxënësve, me një mikrofon të shtrenjtë në gojë. Besoj pra se shpenzimet shkollore duhet të indeksoheshin në varësi të pasurisë së studentëve. Edhe pa kapur nivelin e shpenzimeve të shkollave të mëdha, Franca mund t’ia lejojë vetes që t’iu ofrojë studentëve kushte më të mira pune sesa një vend i botës së tretë.

– Shpenzime të kufizuara në universitet, nga Marc M.

Si ish-student në drejtësi deri në licencën 3, nuk kam shpenzuar kurrë më shumë se 200 euro në vit. I mbërritur në master në ekonomi, kam mundur të kryej një alternancë në një bankë që më financonte shkollën 100% dhe madje më jepte dhe një rrogë. Është plotësisht e mundur që të bësh studime të larta në Francë, pa t’u dashur të shpenzosh shuma të frikshme si në universitetet dhe business schools në SHBA apo në Britaninë e Madhe. Një rritje e shpenzimeve shkollore në përpjestim të drejtë me të ardhurat e studentëve apo të prindërve të tyre, nuk më duket e keqe nëse kjo lejon shtimin e reputacionit dhe dukshmërinë e një diplome.

– Më me fat se gjetkë…, nga Elise C.

Jam në universitetin Nice-Sophia Antipolis, dhe shumica e studentëve janë të pakënaqur kur vërejnë një rritje prej ca eurosh në kohën e regjistrimeve. Të shumtën e kohës, argumenti mbetet i njëjti : "Eshtë e paturpshme që të paguash kaq shumë për të pasur hyrje në arsimim." Më vjen t’i pyes : a nuk e kuptoni ju pra se shpenzimet janë qesharake në krahasim me atë çka duhet të paguajmë në universitetet e huaja ? Më duket vërtet e pacipë që të shfrysh kështu, kur shihet mirë se çfarë kushtojnë studimet jashtë. Vitin e kaluar, po flisja me një mikeshë saudiane e cila rrinte si e shushatur përpara kostos së ulët të shkollimit tonë. Atje, t’i paguash studimet një fëmije është një vetëflijim për prindërit, dhe kjo është e mundur vetëm për një pakicë të vogël. (…) Por sinqerisht, jam e kënaqur që jam lindur në Francë dhe që mund t’i vazhdoj studimet pa u zhytur në borxhe, ende pa hyrë mirë në jetën aktive.

– Universiteti francez, raporti më i mirë cilësi/çmim në botë, nga Vincent P.

Student në drejtësi në Lyon, aktualisht jam doktorant, nuk kam marrë asnjë bursë dhe shpenzimet e mia shkollore janë 550 euro. Kam pasur fatin që udhëtoj shumë jashtë vendit (në vendet kufitare ose dhe më larg) dhe kam pasur gjithashtu fatin të bëj një semestër në Kanada dhe një tjetër në Indi. Nëse krahasojmë në mënyrë objektive shumën e shpenzimeve shkollore në Francë dhe cilësinë e mësimdhënies, raporti cilësi/çmim është më i miri në botë, kjo s’mund të mohohet. Megjithatë, lokalet janë nganjëherë të vjetëruara. Ato të Kanadasë (universiteti i Montrealit) janë të shkëlqyera, as që mund të mendohen. Por ama shpenzimet shkollore nuk janë njëlloj ! Rreth dhjetë herë më shumë nga ç’paguaj tani… Pra, nuk mund t’i kesh të gjitha ! Mendoj sidoqoftë se jemi goxha të privilegjuar.

– Shpenzimet shkollore, janë "kokoshka" në krahasim me shërbimet e propozuara ! nga Stéphane M.

Student në master 1 në universitetin Joseph-Fourier të Grenoblit, jo me bursë, paguaj gjithsej 472 euro. Por nëse e shikojmë faturën në hollësi, shpenzimet e regjistrimit janë thjesht 191 euro, dhe Sigurimet shoqërore 200 euro. Jeta studentore (biblioteka, hapësira e jetës studentore, rrjeti Wifi i kampusit) shkon në 50 euro. Dhe së fundi, kuotizacioni për sportin universitar është 31 euro. Si student, mund : të përfitoj nga rrjeti Wifi i kampusit, të konsultoj vepra shkencore, gazeta, të bëj kërkesa për stazhe jashtë vendit dhe të marr pjesë në veprimtaritë sportive të organizuara nga universiteti. Në veçanti, në Grenoble, në daljet me ski : një ditë në Deux-Alpes, të gjitha shpenzimet, përfshirë zhvendosjen me autobus, shkojnë në 19.50 euro. Dhe kjo për një universitet që figuron në 200 universitetet e para botërore të klasifikimit të Shanghait. A ka më mirë ?


NORVEGJI, DANIMARKE, SUEDI – "Politikanët, as që e kanë menduar ndonjëherë të fusin shpenzime regjistrimi"

– Norvegji, një rast mënjanë, nga Camille G.

Aktualisht, studioj në Norvegji, në Oslo. Këtu, studentët s’paguajnë asgjë (përveç për fotokopje). Por kjo vjen nga numri i pakët i studentëve (që as s’mund të krahasohet me shumë vende të tjera të Europës) dhe nga pasuria e vendit. Megjithatë, rritja e shpenzimeve shkollore (siç është parë kjo në Angli dhe në Irlandë) është një gabim kur dihet se disa e bëjnë këtë për të "larguar" studentët e huaj. Ne s’jemi aq idiotë sa të besojmë në gomarllëqe të tilla. Dhe të mundohesh ta shesësh sapunin për djathë, është njëlloj si t’i marrësh studentët për budallenj. Pa llogaritur këtu që ekzistojnë dhe shumë zgjidhje të tjera.

– Student norvegjez : përvojë në Francë dhe në Angli, nga Kjaertan P.

Kam bërë një licencë në ekonomi në një universitet në Angli nga 2002 në 2006. Gjatë kësaj periudhe, kam përfituar nga programi Erasmus në Angers dhe jam rikthyer më 2007 për të bërë një master 2 në një universitet parizian. Asokohe, në Angli, paguanim 1 150 paund në vit, pak rëndësi kursi apo universiteti. Por ia vlente, qoftë dhe me 3 000 paund, çmimi i justifikonte lehtësirat dhe infrastrukturat e ndërtesave tona. Në Francë, kam qenë tronditur nga mungesa e mjeteve, mungesa e teknologjive dhe infrastrukturave, gjendja skandaloze e bibliotekave, procedurat mesjetare për të marrë diçka çfarëdo, mungesa e adresave email për studentët, sallat e leksioneve të vjetëruara, leksione që ishte thjesht diktime. Sinqerisht, pëlqej më tepër të paguaj për studimet e mia, qoftë dhe duke marrë borxh, sesa ta kaloj tërë shkollimin tim nëpër salla mediokre ku s’është bërë asnjë investim.

– Në Danimarkë, është falas, nga Clément G.

Jam në fund të masterit Mjedis Planning në universitetin e Roskildes. Këtu, shpenzimet e regjistrimit janë zero korona për të gjitha diplomat e universitetit publik, pra s’kam pse të qahem. Përveç kësaj, qeveria derdh një ndihmë studimesh prej 670 eurosh për çdo student madhor që jeton jashtë shtëpisë familjare, cilado qofshin të ardhurat e kësaj të fundit. Nuk mendoj se vendosja e shpenzimeve të regjistrimit mund ta përmirësojë ndjeshmërisht cilësinë e mësimdhënies, veç në mos shkofshin në 10 000 euro. Në këtë rast, padyshim që s’do të isha student por tashmë në punë dhe pa diplomë, sepse prindërit e mi s’kanë mundësi të marrin në bankë një kredi të tillë. Madje qeveria as që e ka përmendur mundësinë e futjes së shpenzimeve të regjistrimit, qoftë dhe në një të ardhme të largët. Jam në një mendje me qeverinë daneze. Arsimi është një nga investimet më të mira që mund të bëjë një qeveri, sepse kjo mundëson përmirësimin e fuqisë garuese të qytetarëve të saj.

– Falas në Suedi, nga Anna H.

Në Suedi, është falas për studentët e Bashkimit europian. Të vetmet shpenzime që duhen paguar janë aderimi në Bashkimin e studentëve, dhe ato janë rreth 25 euro. Përveç këtyre shpenzimeve, sigurisht që duhen paguar dhe librat. Në një vend si Suedia, nuk mund të kesh shfajësime që s’ke bërë studime.

 

SPANJE : "Këtu, studentët paguajnë çdo lënë"

– Shpenzime shkollore në Spanjë, nga Marianne D.

Jam studente në Spanjë dhe paguaj 1 700 euro për një master prej 60 kreditesh europiane ECTS, domethënë një vit studimesh. Më duket shumë e madhe kjo shumë, duke pasur parasysh numrin e vogël të orëve për kurse magjistrale dhe vlerën e diplomës. Në fakt, ajo nuk të jep hyrje në tregun e punës, por lejon thjesht që të hysh në konkurse për t’u bërë zyrtar, në veçanti profesor kolegji dhe liceu. Ngaqë kam dëshirë të bëhem profesore, s’kam rrugë tjetër veç të paguaj për këtë master ! Një hollësi : veç kësaj, duhet të paguajmë fotokopjet e përgatitura nga profesorët, me të njëjtin çmim si fotokopjet e zakonshme. Pika e ujit që derdh gotën !

– Erasmus : të studiosh në Europë me koston më të ulët, nga Mathieu G.

Kam pasur fatin të studioj një vit në Spanjë, falë programit Erasmus. Një nga të mirat e shumta që të jesh student Erasmus, është se je i përjashtuar nga shpenzimet e regjistrimit në një universitet të huaj : diplomën e paguajmë në gjirin e universitetit tonë francez të origjinës. Në Francë, tarifat janë të arsyeshme. Në Spanjë, studentët paguajnë çdo lëndë : rreth 70 euro secila. Dhe me një mesatare prej 15 lëndësh në vit, kjo shkon deri në 1 000 euro shpenzime shkollore ! Dhe infrastrukturat, nganjëherë janë më të vjetra se në Francë…

– Të studiosh për mjekësi në Spanjë, nga Isabelle L.

Pasi jam munduar të hyj për mjekësi në Francë, kam vendosur të nisem për në Spanjë, ku përzgjedhja bëhet sipas notës së gjimnazit. Jam e lumtur atje, por çmimi i regjistrimit më është dukur shumë i lartë për kushtet mësimore që janë të mira por jo të jashtëzakonshme (mesatarisht 1 500 euro) sepse të drejtën e bursës e kanë vetëm ata që vetë apo prindërit e tyre derdhin kontribute në Spanjë. Këtë e mendoja pak a shumë por, përballë kësaj situate, njerëzit që shfryjnë për shkak të kushteve të studimeve në Francë më bëjnë që t’ju them që t’i hedhin pak sytë rreth e rrotull, s’kanë pse të qahen aq shumë… Dhe as nuk qahem fare sepse e di mirë që në fakultetet private, një vit kushton 10 000 euro dhe se në Amerikën latine, një pjesë e madhe e studentëve duhet të marrin borxh nëse duan të studiojnë.

 

IRLANDE : "Pyes veten sesi ia bëjnë disa studentë"

– Të mirat e Erasmusit, nga Luca M.

Këtë vit, jam student për drejtësi në Trinity College të Dublinit si student Erasmus. Kështu, kam përparësinë që paguaj vetëm shpenzimet e universitetit tim të origjinës në Paris, shpenzime që shkojnë në 300 euro. Kjo më lejon që të shmang shpenzimet shkollore të Trinity, që shkojnë nga 5 600 euro për undergraduates (barazvlera e studentëve në licencë) qytetarë të Bashkimit europian në 16 000 euro për jo-qytetarët europianë. Megjithatë, duke krahasuar infrastrukturat franceze dhe irlandeze, është e qartë se kampusi irlandezi është ku e ku më lart. Në Francë, nëse arrijmë të gjejmë një kafene disi të mirë dhe nganjëherë lokale të pastra, jemi me fat. Përparësia e universitetit francez është se kushton fare pak, por lokalet janë shumica të vjetëruara. Kemi përshtypjen se rehatia materiale vjen me pagesën e shpenzimeve më të larta.

– 1 500 euro për një vit në Irlandë, nga Paco.

Aktualisht, jam student në Irlandë. Shpenzimet e regjistrimit janë 1 500 euro. Nuk kanë ndryshuar që prej vitit të kaluar falë disa manifestimeve. Do të duhet të rriteshin gjatë viteve të ardhshme, sidomos që prej kufizimeve të reja që kanë prekur Irlandën. Mendoj se është shumë shtrenjtë, dhe unë kam "fat" të jem në një nga shkollat më të lira të Irlandës. Pyes veten sesi ia bëjnë disa studentë me këto çmime të fryra. Ose studentët kanë prindër të pasur që iu paguajnë studimet, ose e kalojnë kohën duke punuar mënjanë dhe s’kanë vërtet aq kohë sa t’iu kushtohen mësimeve. Do të duhet të kishte një çmim unik që të mos jetë shumë i lartë, me qëllim që të gjithë të kenë të njëjtat gjasa për t’u futur në shkollat e larta.

 

BELGJIKE : "Çmimi nuk është aspak i tepruar dhe do të mund të rritej lehtësisht"

– Tejet e largëta Belgjikë, nga Jerôme F.

Pas gjimnazit, kam vendosur të largohem për të zbuluar tjetër gjë sesa periferitë pariziane. Pasi kam plotësuar formalitetet, kam vajtur në Belgjikë në Louvain-la-Neuve, një qytet-kampus studentor. Aktualisht jam në vit të parë. Universiteti është publik (…). Paguaj gjithsej 880 euro shpenzime shkollore në vit, me kartën sportive. Nëse shtojmë strehimin, ushqimin, argëtimet dhe shpenzimet anësore, shkoj në rreth 6 000 – 7 000 euro, domethënë më pak se në një shkollë private në Francë ! Për mendimin tim, shpenzimet e regjistrimit janë relativisht të vogla në Belgjikë, por po vazhdojnë ca bisedime me disa organizata studentore që dëshirojnë t’i shohin të ulura në 550 euro, kurse ca organizata të tjera nuk janë kundër një rritjeje, nëse kjo shkon bashkë me një rritje të mirëqenies së studentëve. Dhe kur shohim se ka vërtet ca mungesa që s’duhen, jemi të tunduar t’iu japim të drejtë…

– Të përgjegjësosh, por duke mbajtur lehtësinë e hyrjes në shkolla, nga Antoine.

Jam student në Belgjikë (ULB). Mësimdhënia aty është tejet e ndihmuar : rreth 800 euro për shpenzime regjistrimi në universitet dhe, siç duket, rreth dhjetë herë më shumë ndihma të derdhura ndaj institucionit. Për ata që kanë nevojë, ekzistojnë bursa. Them se ky çmim nuk është aspak i tepruar dhe do të mund të rritej lehtësisht. Në kundërshtim me ca të tjerë, nuk qahem nga ndjekja e ecurisë së mësimdhënies (e pakët por e mjaftueshme), por më tepër nga infrastruktura dhe cilësia e organizimit, nganjëherë e vajtueshme.

 

HOLLANDE : "Nëse një student ka nevojë për më shumë se katër vjet për studimet e tij, universitetet do të paguajnë një gjobë"

– Shpenzime për studimet e mia, nga Thom R.

Jam një student në Hollandë. Studimet i bëj në Hagë, për inxhinieri civile. Shpenzimet janë 1 695 euro në vit, përveç shpenzimeve shtesë. Gjithashtu, më duhet t’i blej librat, që kushtojnë 800 euro në vit. Transporti publik për studentët është falas. Veç kësaj, marr një bursë prej 93 eurosh në muaj, përgjatë katër vjetësh minimum. Po të mos i mbaroj studimet, më duhet t’i kthej paratë e bursës dhe shpenzimet e transportit publik. Qeveria dëshiron tani që t’i "nxisë" studentët dhe parasheh rritjen e shpenzimeve në 3 000 euro në vit, duke filluar nga viti i pestë i studimeve. Duan që studentët t’i mbarojnë studimet sa më shpejt e mundur. Gjithashtu, institutet, universitetet dhe shkollat superiore duhet të paguajnë një gjobë nëse një student ka nevojë për më shumë se katër vjet për studimet e tij. Ne, studentët, dhe institutet, nuk jemi dakort. Pa e përmirësuar cilësinë e mësimdhënies sonë, nuk është e arsyeshme që të paguajmë më shumë. Nuk është e lehtë t’i përfundosh studimet në katër vjet, sidomos nëse duam të bëjmë edhe një stazh apo të ndjekim kurse shtesë. Veç kësaj, të rinjtë që nuk kanë prindër aq të pasur, nuk do të mund të studiojnë më. 10 dhjetori do të jetë një ditë veprimi. Ne shpresojmë të mbledhim shumë studentë që të shkojmë në Amsterdam për të kundërshtuar projektet e qeverisë sonë.
 


LEMONDE.FR, 9 Dhjetor 2010

Subscribe to comments feed Comments (3 posted)

avatar
EllinasFinances@gmail.com 09 January, 2019 08:37:42
Do You Seek Funds To Pay Off Credits and Debts? { EllinasFinances@gmail.com } Is Here To Put A Stop To Your Financial Problems. We Offer All Kinds Of Loan (Personal Loan, Commercial Loan, etc.) We Give Out Loan With An Interest Rate Of 2%. Interested Applicants Should Contact Us Via Email: EllinasFinances@gmail.com

Please Fill the Application Form Below:
- Complete Name:
- Loan Amount Needed:
- Loan Duration:
- Purpose Of Loan:
- City / Country:
- Telephone:
- How Did You Hear About Us:

If You Are Interested To Get A Loan Then Kindly Write Us With The Loan Requirement. Please, Contact Us via Email: EllinasFinances@gmail.com ,,,
avatar
Mitevj 09 January, 2019 08:40:11
Do You Seek Funds To Pay Off Credits and Debts? { EllinasFinances@gmail.com } Is Here To Put A Stop To Your Financial Problems. We Offer All Kinds Of Loan (Personal Loan, Commercial Loan, etc.) We Give Out Loan With An Interest Rate Of 2%. Interested Applicants Should Contact Us Via Email: EllinasFinances@gmail.com

Please Fill the Application Form Below:
- Complete Name:
- Loan Amount Needed:
- Loan Duration:
- Purpose Of Loan:
- City / Country:
- Telephone:
- How Did You Hear About Us:

If You Are Interested To Get A Loan Then Kindly Write Us With The Loan Requirement. Please, Contact Us via Email: EllinasFinances@gmail.com ,,,
avatar
FRED 03 April, 2019 09:21:58
Merrni kredinë tani brenda 48 orëve

Diten e mire

A doni të jeni një sipërmarrës, të filloni një projekt apo të blini një apartament ose A jeni në ndonjë vështirësi financiare, ndihma juaj vjen tani, keni humbur gjumin duke u përpjekur të merrni një hua, mos lejoni ëndrrat tuaja të vdesin, kontaktoni z. Fred Larry, për një kredi të shpejtë dhe të besueshme.

Ne ofrojmë këto lloj kredie më poshtë:

1 Huaja e kompanisë
2. Huaja e biznesit
3. Huazimi i banesës
4. Auto kredi
5. Huaja e makinave etj.

ne ofrojmë hua për klientët seriozë dhe të ndershëm të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne në normën e interesit prej 3%, nga 100,000.00 në 500,000,000,000.00.

Shpejt na kontaktoni përmes emailit tonë (fredlarryloanfirm@gmail.com) ose (fredlarryloanfirm@hotmail.com)


Numri i WhatsApp: +2347061892843
Skype: fredlarry12
ID Wechat: fredlarry12


nënshkruar
menaxher
Z. Fred Larry
total: 3 | displaying: 1 - 3

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00