Home | Education | * * *

* * *

image
Ekspertët ndërkombëtarë, të siguruar nga EURALIUS, paraqitën kuadrin e tyre ligjor dhe përvojën në lidhje me ekstradimin, njohjen e vendimeve të huaja dhe ndihmën e ndërsjellë juridike. 


Projekti i financuar nga BE “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” (EURALIUS), organizoi sot një seminar me temë “Bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar në çështje penale”. Ky aktivitet i organizuar së bashku me Zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë synon të mbledhë ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar probleme praktike në lidhje me fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të Ministrisë të Drejtësisë në Shqipëri ishin pjesëmarrës në këtë seminar.

Shqipëria është pjesë e instrumenteve më të rëndësishme ligjore ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit gjyqësor dhe ndihmës së ndërsjellë juridike që krijojnë bazën e rëndësishme ligjore në luftën kundër fenomenit ndërkombëtar të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, Shqipëria ka miratuar në vitin 2010 kuadrin e ri ligjor për bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në çështje penale. Gjatë veprimtarisë, u bënë prezantime për kuadrin e ri ligjor, problemet aktuale dhe zgjidhjes sipas përvojës shqiptare.

Ekspertët ndërkombëtarë, të siguruar nga EURALIUS, paraqitën kuadrin e tyre ligjor dhe përvojën në lidhje me ekstradimin, njohjen e vendimeve të huaja dhe ndihmën e ndërsjellë juridike. Pas këtyre prezantimeve, pjesëmarrësit shqiptarë diskutuan problemet e ndryshme që hasin në punën e përditshme në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0