Google News fiton betejën për lajmet
Google News dhe grumbulluesit e tjerë të lajmeve mund të vazhdojnë të shfaqin artikuj të lajmeve të shkurta në faqet e tyre të internetit pa qenë të detyruar të paguajnë për përmbajtjen e ofruar tek vizitorët e tyre.
Google News dhe grumbulluesit e tjerë të lajmeve mund të vazhdojnë të shfaqin artikuj të lajmeve të shkurta në faqet e tyre të internetit pa qenë të detyruar të paguajnë për përmbajtjen e ofruar tek vizitorët e tyre. Ligjvënësit gjermanë në një votim parlamentar, kanë votuar pro gjigantit të teknologjisë Google dhe faqeve tjera që grumbullojnë lajme, duke i dhënë një goditje të fortë botuesve tradicional të lajmeve, duke përfshirë edhe emrat si Axel Springer AG (SPR) dhe Bertelsmann SE. Shumica e ligjvënësve nga koalicioni i kancelares Angela Merkel kanë lejuar kompanitë e tilla si Google të shfaqin "fjalë të vetme ose fragmente shumë të vogla tekstuale në faqet e tyre të internetit", duke i referuar lajmet drejt botuesve origjinal, pa paguar asnjë kosto.
Comments (0 posted)
Post your comment