Home | Education | “WP”: Top sekret, përgjohemi dhe në internet

“WP”: Top sekret, përgjohemi dhe në internet

image
Agjencia Kombëtare e Sigurimit, sipas zbulimit të një dosjeje shumë sekrete, ka të drejta ekskluzive mbi serverët e “Google”, “Facebook”, “Apple” dhe të tjerë gjigantë të internetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia Nacionale e Sigurisë (NSA) në SHBA dhe FBI po përgjojnë drejtpërdrejt nga serverët qendrorë të nëntë kompanive kryesore amerikane të Internetit, duke nxjerrë audio dhe video biseda, fotografi, email- e, dokumente dhe logo lidhëse që u mundësojnë analistëve të gjurmojnë shënjestra të huaja, sipas një dokumenti topsekret të siguruar nga “The Washington Post”. Ky program, me emrin e koduar PRISM, nuk është bërë publik deri tani. Mund të jetë i pari i këtij lloji. NSA shquhet për nxjerrje sekretesh dhe thyerje kodesh, dhe ajo ishte mësuar me partneritete të korporatave që ta ndihmojnë atë të devijojë trafikun ose të shmangë barrierat e të dhënave. Por deri tani nuk ka pasur një “Google” apo “Facebook” të përfshirë. Dokumenti në “WP” u publikua dy ditë pasi britanikja “Guardian” publikoi përgjimet telefonike të miliona qytetarëve pa kritere përzgjedhjeje nëpërmjet rrjetit “Verizon”.

 

 

Programi “Prism” gjurmon aktivitetin online 

 

 

Agjencia Kombëtare e Sigurimit, sipas zbulimit të një dosjeje shumë sekrete, ka të drejta ekskluzive mbi serverët e “Google”, “Facebook”, “Apple” dhe të tjerë gjigantë të internetit.

 

Kjo ndërhyrje e agjencisë mbi të dhënat e shpërndara nga individët në rrjetet sociale dhe jo vetëm vjen si pjesë e një programi të quajtur “Prism”, i cili i lejon zyrtarët të grumbullojnë historinë e kërkuar, përmbajtjen e email-eve, dosjet e transferuara, bisedat online dhe dokumentet e tjera.

 

Gazeta “The Guardian” e Britanisë ka vërtetuar origjinalitetin e dokumentit, një prezantim 41 faqesh në “PowerPoint”. Ai ishte klasifikuar si shumë sekret, pa të drejtë shpërndarjeje tek aleatët e huaj dhe përdorej prej operatorëve të inteligjencës për trajnim në përmirësimin e aftësive kompjuterike. Dokumenti sekret i zbuluar pretendon se ky program mbledh të dhëna direkt nga serverët e ofruesve të shërbimeve.

 

Pavarësisht pretendimit të prezantimit të zbuluar se programi punon me asistencën e vazhdueshme të kompanive të mëdha, të gjitha e mohojnë dijeninë në lidhje me ekzistencën e tij.

 

Në deklaratën e dhënë, “Google” deklaron se kujdeset shumë për privatësinë e të dhënave të përdoruesve të saj. Të dhënat që i shpërndahen qeverisë nga kjo kompani janë vetëm konform ligjit dhe shqyrtohen me shumë kujdes, deklarohet në fjalën zyrtare.

 

Të tjera kompani shfajësohen duke këmbëngulur se nuk kanë asnjë dijeni për “Prism” -in apo programe të tjera të ngjashme. Një nga kompanitë e intervistuara shprehet se nëse programi funksionon, atëherë kjo është pa dijeninë e tyre.

 

Qasja e Agjencisë Kombëtare të Sigurimit vjen për shkak të ndryshimeve të ndodhura në ligjin e survejimit të nisura prej Presidentit Bush dhe të rinovuara nga Presidenti aktual Obama.

 

Ligji lejon mbikëqyrjen e çdo konsumatori që është pjesë e firmave të ndryshme dhe që jeton jashtë SHBA-së. Ekziston gjithashtu mundësia që të jenë përgjuar edhe bisedat brenda SHBA-së pa ndonjë mandat.

 

Informacioni për programin “Prism” është bërë publik nga “The Guardian” dhe mendohet të ketë rrjedhur prej një urdhri gjykate që e urdhëronte “Verizon”, një shërbim telefonik, të dorëzonte bisedat telefonike të miliona konsumatorëve amerikanë.

 

Përfshirja në programin sekret të survejimit të bisedave telefonike, i shtohet edhe përmbajtjes së të dhënave të marra nga format e tjera të komunikimit, duke e rritur shumë shkallën e mbikëqyrjes së bërë prej shërbimet sekrete.

 

Të tjera kompani të mëdha mendohet se janë pjesë e këtij rrjeti të gjerë të shpërndarjes së të dhënave, që nga fillimi i programit.

 

“Microsoft”, që aktualisht është në treg me sloganin “Privatësia juaj është prioriteti ynë”, ishte i pari burim i të dhënave për “Prism” në dhjetor të vitit 2007.

 

Pas tij, programit iu shtua edhe kompania e madhe “Yahoo” në vitin 2008, duke i vënë në dispozicion shërbimeve sekrete të gjitha email-et e përdoruesve amerikanë.

 

Viti 2009 shënon përfshirjen e “Google”, “Facebook” dhe “PalTalk”. Më pas, në 2010-n, hyri dhe “YouTube”, i ndjekur nga “Skype” dhe AOL në 2011-n. Programi u kompletua edhe me të dhënat telefonike të gjigantit “Apple” në tetor të 2012-s. Shërbimet amerikanë sekrete janë në kërkim të ofruesve të tjerë të të dhënave të konsumatorëve online.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0