Home | Education | Universitetet, plotësimi i Formularit A2

Universitetet, plotësimi i Formularit A2

image
Sipas MASH, për suksesin e aplikimit me formularin A2 janë të rëndësishme jo vetëm llojet e programeve të studimit të përzgjedhura, por edhe renditja e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MASH: Aplikimi mund të bëhet edhe nga shtëpia. Përjashtohet kush nuk ka mandat-pagesën prej 2 mijë lekësh dhe gjeneralitetet e rregullta. 

Për plotësimin e formularit online do të aplikojë secili maturant që ka kryer pagesën prej 2000 lekësh. Ata duhet ta kenë dorëzuar në shkollë mandatpagesën përkatëse. Aplikimi pas kësaj faze bëhet nga çdo mjedis ku ka akses interneti, shkollë, zyrë, shtëpi, internet-kafe. Për të hyrë në portalin e Maturës Shtetërore, adresa që duhet përdorur është si më poshtë: matura.akp.gov.al. Maturanti klikon te butoni “APLIKO” në pjesën qendrore të dritares dialoguese. Pas veprimit na shfaqet dritarja që kërkon të dhënat personale të maturantit. 

Mes tyre është edhe numri i personal i kartës së identitetit, i cili duhet të plotësohet saktë. Pasi të jenë plotësuar të gjitha, shtypet butoni “Identifikohu”. Nëse të dhënat janë të pasakta, do të dalë mesazhi “Maturanti nuk përkon me kartën e identitetit”, ndaj në këtë pjesë duhet bërë kujdes. Maturantët që nuk kanë bërë pagesën, nuk i kanë të hedhura të dhënat në sistem, ndaj nuk mund të aplikojnë. 

 

Nëse të dhënat janë të sakta, hapet formulari A2. Në pjesën e sipërme, maturantit i shfaqen të gjitha gjeneralitetet, pikët/nota mesatare e shkollës së mesme, si dhe notat e marra gjatë provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat duhet t’i kontrollojë me kujdes, dhe të mbajë shënime nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e tija dhe të vazhdojë aplikimin. Çdo maturanti, pas daljes së Librit të Transparencës, i vihet në dispozicion një formular i korrigjimit të pasaktësive, në të cilin ai evidenton gabimet e konstatuara në të dhënat e tij. Poshtë të dhënave personale të maturantit është një “listë”, e cila i jep mundësinë atij që të përzgjedhë njërin nga 334 programet e studimit që ofrohen për vitin akademik të ardhshëm nga IALP. Pas përzgjedhjes, më poshtë, shfaqen pikët që maturanti grumbullon në këtë program studimi dhe pikët e fituesit të fundit të fazës së dytë të formularit A2 të Maturës Shtetërore 2012.

 

Duke i krahasuar pikët e tija të grumbulluara me ato të vitit të kaluar, maturanti mund të marrë vendim që ta përzgjedhë ose jo atë program studimi. Për të përzgjedhur një program studimi, ai duhet të klikojë mbi butonin “Përzgjidh programin”. Sistemi informatik nuk të lejon që të përzgjidhem më shumë se 10 preferenca, por lejon që të fshihet ndonjëra prej tyre, si dhe të rirenditen ato. Nëse duhet të heqim një program studimi, mjafton të klikojmë te butoni “Hiqe”, ndërsa për t’i rirenditur në kutizat anësore duhet të shtypim renditjen e re te propozuar dhe më pas klikojmë mbi butonin poshtë “Ruaj Renditjen” “Kujdes! Gjatë vendosjes së renditjes së re nuk duhet të kemi përsëritje numrash”, thuhet në udhëzim. 

 

 

Sipas MASH, për suksesin e aplikimit me formularin A2 janë të rëndësishme jo vetëm llojet e programeve të studimit të përzgjedhura, por edhe renditja e tyre. “Pas përzgjedhjes të programeve të studimit të preferuara, maturanti/kandidati klikon mbi butonin ‘Dërgoje formularin’. Pasi të keni klikuar te ky buton, tek adresa e e-mailit të vendosur në fushën përkatëse do t’ju dërgohet një mesazh, i cili jep informacion për plotësimin e formularit A2 nga ana juaj”, thuhet në udhëzim. Pas këtij hapi shfaqet një dritare tjetër dialoguese, e cila i jep mundësinë maturantit të bëjë konvertimin e formularit të tij A2 në formatin PDF. Për konvertimin dhe printimin e formularit A2 maturanti duhet të lexojë udhëzimet në fillim të dritares dialoguese.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0