Home | Education | * * *

* * *

image
Hakerat u kanë bërë thirrje përdoruesve të internetit që mos të përdorin shërbimet e Microsoft, si postë elektronike në Hotmail dhe Outlook, sepse sipas tyre kjo kompani ‘mbikëqyr dokumentet e përdoruesve dhe ua shet shteteve të ndryshme”.

 

 

 

 

 

 

* * *

 

Apple ka dominuar në seksionin teknologjik të Digital Spy, në fund të vitit, i cili i zgjodhi telefonat dhe tabletat më të mirë në botë për vitin 2013. Mbi 22,600 njerëz, respektivisht 56.5%, e kanë votuar telefonin iPhone 5S si më të mirin në kategorinë e smartphone më të mirë.

Prapa tij renditet Samsung Galaxy S4 me 19.8%, ndërsa ata i pasojnë HTC One (6.3%), Nokia Lumia 1020 (5.1%) e Sony Xperia Z1 (4.5%). Sa u përket tabletave, iPad Air ishte dominues, duke e mposhtur rivalin e tij Mini, që përfundoi shumë larg sa i përket përqindjes.

 

* * *

 

Një grup hakerësh të quajtur “Armata Çlirimtare e Sirisë”, e cila përkrah kryetarin Bashar al-Asad, ka marrë përgjegjësinë për sulmin virtual në të dhënat e përdoruesve të Skype. Grupi i hakerëve në Twitter ka zbuluar të dhënat personale të Stiv Balmer, drejtor i Microsoft i cili së shpejti del në pension, duke lënë një porosi interesante. “Me ndihmën e këtyre detajeve, mund të falënderoni Microsoft për mbikëqyrjen e të dhënave të juaja që i keni në postën elektronike”, thuhej në komunikatën e grupit sirian. 

 

Hakerat u kanë bërë thirrje përdoruesve të internetit që mos të përdorin shërbimet e Microsoft, si postë elektronike në Hotmail dhe Outlook, sepse sipas tyre kjo kompani ‘mbikëqyr dokumentet e përdoruesve dhe ua shet shteteve të ndryshme”. Porosi të ngjashme janë postuar edhe në profilin zyrtar të Skype në Facebook, por që më vonë janë hequr, por të njëjtat janë përsëritur edhe në Twitter. 

 

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0