Forca si koncept, i marrjes së pushtetit në demokraci...!?
Sot....një revolucion i tillë i mendjeve të forcës...shkatërron jo vetëm pamjen dhe shtetin, por pasurinë e njerëzve.
Nga Besi Bekteshi
E kanë trumbetuar si websit-tet dhe televizionet e “projektit majtas” momentin “Rama të përdorimit të forcës” dhe pas tyre po ashtu edhe televizione dhe website në botë. Ka qenë një triumf i madh i “demokracisë së aplikuar prej vitesh në Shqipëri”, por tani nga një lider, që “kutitë” ku në “krimin elektoral” është përgjegjës po aq, në mos më shumë sa edhe personi që i ka përshëndetur nga dritarja, kërkon ti hapëëëë!!. Revolucioni gjysmë portokalli dhe gjysmë leninist në Tiranë, përsëri ka pasur forcën si mënyrë e rregullimit të demokracisë. Janë munduar ta rregullojnë shprehjen...por ajo tashmë është dhënë si paralajmërim. Janë dhënë sinjale... ka disa muaj dhe indikacionet gjithashtu se protesta dhe demokracia do të shkonte deri te “forca”...por në fakt besohej se janë vetëm sisteme frike për Berishën. Tani duke u ulur në mentalitetin e atyre, që për vite e vite vetëm forcën kanë kuptuar si demokraci...më duhet të pranoj vërtetë se kemi një demokraci të sëmurë ligsht dhe keqas, sepse edhe nderet që na bën perëndimi bastardohen, përdoren, dhe janë të padobishme në mëndje të sëmura. Në vitin ’97, kur shteti i shkatërrua si ekonomikisht dhe politikisht, interesat e qytetarëve u prekën mjaft.
Sot....një revolucion i tillë i mendjeve të forcës...shkatërron jo vetëm pamjen dhe shtetin, por pasurinë e njerëzve. Atë pasuri dhe punë, atë biznes dhe status pune, atë ngrehinë kapitalizmi që për 12 vite mbas ‘97-tës, shqiptarët mirë apo keq arritën, me të gjitha qeveritë kanë formuar.
Është një turp i madh, një tmerr dhe iditotizëm që përpara popullit dhe botës, akoma në vitin 2009-të, në prag integrimesh dhe standardesh...kemi akoma “forcën” detyrë të parë të demokracisë. Përfundimisht klasa politike sidomos lidershipi krejt lart-majtas dhe ato njerëz që përfaqësojnë atë..janë një retro politike dhe përfitim ekonomik neo-bolshevik.
Por akoma ka edhe të huaj që mendojnë se kjo klasë politike...ka integritet dhe moral politik perëndimor. Se ka mendim dhe bindje se mund të ndërtojë institucione dhe moral qeverisës demokratik. Mbas 19 viteve demokraci në trandje, një pjesë e qytetarëve shqiptarë që duan të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre, që duan të shohin shoqërinë të bashkohet me Europën, kanë përpara si alternativë...forcën!! Turp.... dhe kthim mbrapa në kohë! Natyrisht edhe po të mos paguash tubime..edhe po të mos organizosh deputetë me pagesa dhe kontribute mitingu...ka mundësi të mbledhësh sasi njerëzish kundër Berishës. Por duhet më shumë...shumë më shumë e kaq, që të përdorësh forcën.
Duhet të mos jesh në demokraci, dhe duhet të mos bësh pjesë në angazhime demokratike sikundër është NATO dhe BE. Padyshim nuk duhet të jesh as në Europë. Ne nuk jemi kaq sovranë sa të përmbysim shtetin edhe me Sali Berishën Kryeministër...sa ti bien ndesh parimit të madh të demokracisë që nuk është marrje e pushtetit me forcë. Prova më e madhe nuk është “kutia”...prova më e madhe e demokracisë është sistemi që përdorën si PD dhe PS për të votuar në 28 qershor. Kutitë dhe votën e popullit...e kanë ruajtur dhe numëruar...PD dhe PS. Sot ajo që ka humbur deklaron si motiv force....vjedhjen e votës....nga Berisha. Diskreditimi i sistemit dhe demokracisë, nuk ka se ku të shkojë më thellë se kaq. Padyshim që përdorimi i forcës në këtë rast akuzon edhe KE-në..OSBE-në....ODHIR-n....BE-në...por edhe SHBA-në që nuk e paskan kuptuar se edhe me 28 qershor...vota qenka manipuluar nga Berisha...!
Padyshim që në demokraci...kjo mund të quhet bashkëfajësi që në një vend anëtar i pothuaj të gjitha sistemeve të botës demokratike, askush nuk reagon, për vjedhje vote...! Nuk doli asnjë ambasador që të deklarojë...se zgjedhjet ishin hajdutëri dhe Rama ka të drejtë. Nuk doli as ambasadori amerikan që deklarojë...se zgjedhjet ishin një cënim i të drejtës për lirinë e ....nuk e tha, përveç faktit se mban anën e një krahu politik!! Vjedhjen e votës dhe cënimin e demokracisë si krim e ditka vetëm Rama...dhe patjetër kjo gjë, do të shkojë pastaj deri te forca. Kuptohet për kutitë. Tani mund të besohet se ka edhe një “skenar” ogurzi për të nisur forcën. Patjetër, sepse me sa duket “loja” është menduar të shkojë deri në fund. Nuk ka nevojë shumë...por edhe një provokim i cili është menduar në skenar...dhe nis një dhunë, e cila jep shkak për forcë. Është shumë kollaj.....për të armatosur pastaj një parti e cila për disa vite rresht mbas ‘97-tës, nanoizmi e ktheu nga detashmet...në një parti afër demokratikes. Sot PSSH-ja, po tenton të kthehet në atë detashmet...me njerëz, që shumica dërmuese nuk kanë se çfarë humbin...kurse pakica dërmuese, pranojnë të humbin, në saj të fitimit nesër të pushtetit...! Por ka edhe një diçka tjetër. Me sa duket, vepron edhe një rrymë antieuropianiste...e cila jo vetëm që nuk e do Shqipërinë në Europë, por gjithashtu edhe Ballkanin. Material njerëzor dhe forcë më të mirë politike se sa “opozita” e sotme e Ramës, dhe atyre që trashëgimin komuniste e duan fitimtare në demokraci...nuk mund të gjenin. Janë revanshistët e dalë nga origjina e “aristokracisë” feudalo-komuniste e shqiptarëve. Janë bij dhe nipër të kësaj aristikracie..që kanë sunduar politikisht dhe materialisht, jo vetëm për 50-të vite, por tentojnë që përfundimisht të akselerojnë marrjen përfundimtare të “demokracisë” në Shqipëri. Tashmë kjo dorë perversësh politikë, dhe po ashtu të maskuar me fjalime dhe oratori...pro lirisë dhe fjalës së lirë...po tenton të shkojnë deri në fund të destabilizimit të Shqipërisë. Pse? E para se Berisha përfundimisht edhe për katër vite...kthehet në “baba”. Por ama, këtij “tarikati” ai nuk është se ju ka bërë ndonjë gjë ekonomikisht...por ju ka larguar momentin e sundimit dhe trajtimit të klasës së tyre...si të sojm...si me gjak të fisëm. Ju ka larguar “krenarinë e bëmave të baballarëve dhe nënave kriminele”. Nuk i ka lënë deri më tani, të krahasohen me “babain” e tyre shpirtëror dhe patologjik Enver Hoxha. Këtu tashti e kanë edhe hallin. Duan përveç pasurisë edhe pushtetet në Shqipëri, për të vendosur edhe kriteret e autokracisë së klasës feudalo-komuniste të cilën Edi Rama ka risjellë në kupolën e PSSH-së. Dikush mundohet të gjejë një arsye për të gjithë këtë demonstrim turmash dhe force deri më tani protestuese. Por ama të gjithë në ndërgjegjen e tyre thonë....pse...pse kaq fort dhe për çfarë!!? Përveç inatit të çmendur se nuk janë në pushtet, kanë edhe problemin e madh të kalimit nga ana e Berishës edhe të dy stacioneve...integruese!! I pari janë largimi i vizave...dhe i dyti pastaj pranimi në BE. Tashmë...duke ditur se Europa ka interesa integrimi dhe nuk i intereson shumë në se Rama nuk është Kryeministër....ky i fundit sjell në vëmendjen e shqiptarëve...forcën....sepse demokracia “është në rrezik nga tirania”. E kush thotë tirani...njerëzit që kanë punuar dhe bashkëpunuar, por edhe qeverisur me Berishën. Tani mjerë ai ose ajo pjesë e turmës, që do të bëhet viktimë. Sepse deliri i mendjeve të sëmura e kanë projektuar përdorimin e tyre. Por po e përsëris...se një përdorim force kundër pushtetit dhe pushteteve në Shqipëri...nuk mund të jetë vetëm një përgjegjësi e “oratorëve me origjinë bolshevike” në mitingun socialist. Kjo përgjegjësi është edhe e atyre që monitorojnë dhe kanë të gjitha akseset në demokracinë shqiptare. Të gjitha organizmat europianë dhe po ashtu amerikanë...tashmë janë prezent. Askush nuk i ka larguar dhe nuk ju ka thënë...nuk ju pyesim....!
Përkundrazi!! Atëherë çfarë po ndodh? Asgjë, përveç se ndoshta po bëjnë edhe një provë laboratorike të re me ndoshta një bast që është vënë në ndonjë zyrë tepër lart. Provë për të vërtetuar...është apo nuk është demokracia shqiptare...e dalë nga pelenat. Po...është apo nuk është demokracia shqiptare e zonja të dalë nga ideja e “forcës”...!! Është apo nuk është opozita një pjesë e demokracisë apo e qëllim-mbërritjes me forcë të pushtetit. Është apo nuk është liria, një ideal i opozitës dhe është apo nuk është një moment që duhet përdorur për të bërë revolucion, i cili përfundon në dhunë. Është apo nuk është shteti shqiptar....një koncept i ri...europian...dhe jo haxhiqamilist...komunist....dhe....sidomos në rrugë të demokracisë. Po një bast i vënë dhe që diku nëpër mëngët e dikujt, ka edhe “asin” e duhur. Nuk ka dyshim që duhet të jemi europianistë dhe të vendosur në hyrjen sa më shpejt dhe me plotësimet e duhura në pikërisht Europë. Askush...asnjë dhe asnjë formë dhe qëllim kundër kësaj nuk duhet pranuar apo edhe dëgjuar. Europa është në dëshirën e saj për të na pranuar...edhe pse akoma ka liderë dhe grupe të vogla interesash kundra, sepse me hyrjen në Europë...ju largohen përfundimisht privilegjet. Aq më tepër për idetë dhe provokimet e tyre...se demokracia ka si koncept forcën dhe përdorimin e saj deri në dhunë, për rrëzim dhe marrje pushteti.
Comments (0 posted)
Post your comment