Profesori Jeton Shasivari dekorohet me mirënjohje shkencore ndërkombëtare
Përndryshe, konferenca e SGEM tuboi rreth 200 studiues të shkencave shoqërore dhe të arteve nga e gjithë bota, dhe organizohet nga disa akademi të shkencave e të arteve, si: Akademia Evropiane...
Profesori i së drejtës kushtetuese dhe administrative në Fakultetin e drejtësisë së UEJL-së, Prof. Dr. Jeton Shasivari nga data 19 deri me datën 22 të muajit Mars, mori pjesë me dy punime hulumtuese shkencore në Konferencën e pestë ndërkombëtare shkencore të shkencave shoqërore dhe të arteve SGEM në Vjenë të Republikës së Austrisë.
Në mesin e rreth 200 pjesëmarrësve në këtë Konferencë, Komiteti Shkencor i kësaj konference në bazë të evaluimeve të larta të kryesuesit të sesionit shkencor të shkencave juridike si dhe të votimit të audiencës, e dekoroi profesorin Jeton Shasivari me Mirënjohje për prezantimin e shkëlqyeshëm të publikimit të tij shkencor me titull: “Mbrojtja gjyqësore kundër vendimit administrativ për kundërvajtje të miratuar nga organi për kundërvajtje në Republikën e Maqedonisë-Dilemat dhe sfidat”.
Përndryshe, konferenca e SGEM tuboi rreth 200 studiues të shkencave shoqërore dhe të arteve nga e gjithë bota, dhe organizohet nga disa akademi të shkencave e të arteve edhe atë si: Akademia Evropiane, Akademitë e Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Slovakisë, Turqisë, Polonisë, Ukrainës, Moldovës, Armenisë, Gjeorgjisë, Letonisë, Këshilli shkencor i Japonisë e kështu me radhë; ku punimet shkencore të kësaj konference evaluohen dhe indeksohen nga bazat e njohura shkencore të të dhënave si: Web of Science, Elsevier, Springer etj.
Comments (0 posted)
Post your comment