Home | Education | Diplomati James Pardew promovon "PEACEMAKERS"

Diplomati James Pardew promovon "PEACEMAKERS"

image
Diplomati amerikan James W. Pardew, foli edhe për rolin që komuniteti ndërkombëtar ka pasur në këtë pjesë të ndjeshme të botës...

 

 

 

 

Në konferencën e dytë të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, të mbajtur në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori, diplomati dhe arkitekti i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, James W. Pardew, pasi ndoqi punimet e konferencës, promovoi edhe librin e tij “PEACEMAKERS” – mësime nga Ballkani.

Diplomati amerikan James W. Pardew, gjatë promovimit të veprës së tij, e cila kryesisht ka të bëjë me eksperiencat e tij në Ballkan e në veçanti për negociatat e shteteve të Ballkanit në zgjidhjen e konteksteve të caktuara, foli edhe për rolin që komuniteti ndërkombëtar ka pasur në këtë pjesë të ndjeshme të botës.

Ai tha se për Universitetin e Tetovës, bashkëpunimi me Universitetin e Iliniosit Verior është njëri nga bashkëpunimet më vitale ndërkombëtare, sepse Universiteti i Tetovës është një nga institucionet më jetike në Ballkan, i cili punon për zhvillimin e shumë proceseve e në veçanti të atyre me karakter edukativ“. Kjo mirënjohje e thellë vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Vullnet Ametit në sendërtimin e Universitetit, për rolin pozitiv që luan në të mirë të komunitetit të gjerë në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon, promovimin e vlerave të mirëfillta akademike dhe shoqërore si dhe bashkëpunimin universitar në rrafshin global” – tha diplomati James W. Pardew.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe Universitetin e Tetovës në veçanti, diplomatit amerikan James W. Pardew, Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Hazir Pollozhani, në emër të Universitetit i ndau një dhuratë me portretin e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Pas pranimit të dhuratës, diplomati Pardew, tha se kjo është dhurata më e bukur që i është ndarë ndonjëherë, pasi ai personalisht njeh mirë historinë e popujve të Ballkanit e sidomos historinë e popullit shqiptar.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00