Home | Environment | Perla Valbonë dhe Oligarkët

Perla Valbonë dhe Oligarkët

image
Përgjatë lumit Valbonë janë parashikuar të ndërtohen 11 hidrocentrale ... 

 

 

Një shoqatë hedh në gjyq institucionet e shtetit për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve në tërë luginën e Valbonës në Tropojë, avokatja e “Gener 2” përfaqëson shtetin dhe pronarin dhe thotë se “më 7 mars konferenca e Parlamentit të BE arriti në përfundimin se Evropa ka nevojë për më shumë energji dhe kështu duhet të ndërtohen hidrocentrale dhe në Parqe Kombëtare”. Argumentet absurde të Ulajt për të arritur ndërtimin e HEC-eve dhe për pasojë shkatërrimin e perlës turistike fillojnë nga dhënia e koncesionit nga qeveria “Berisha”, mbrojtja me “heshtjen” e qeverisë “Rama”, dhe tani del dhe “Europa”

 

Oligarkët klientë të kryeministrit Edi Rama nuk përmbahen fare, në misionin e tyre antikombëtar për të shkatërruar gjithçka në këtë vend për interesa personale dhe fitimi.

 

Pasi i kanë zhvatur këtij vendi mbi 1 miliardë euro, nuk po kursejnë as natyrën e virgjër shqiptare, e cila është vënë nën mbrojtje nga shteti në një pjesë të mirë të saj, përmes krijimit me vendim qeverie të Parqeve Kombëtare.

 

Kështu ka ndodhur dhe perlën natyrore të Valbonës në Tropojë, e vetmja që ka mbetur pa u betonizuar dhe të cilës i është “betuar” Bashkim Ulaj se do ta betonizojë përfundimisht.

 

Madje kompania e tij “Gener 2”, gjatë përballjes në gjykatë ka sjellë dhe një argument të paparë në funksion të justifikimit të lejes së ndërtimit të HEC-it të dhënë nga Berisha, dhe të lejuar me urdhër të Ramës, vijimin e punimeve, pas një pezullimi të përkohshëm nga drejtësia.

 

Është pikërisht kompania “Gener 2” e oligarkut Bashkim Ulaj, përfshirë në megaskandalin e “Unazës së Re” dhe të Interkoneksionit Burrel-Peshkopi, me një vlerë prej 30 milionë euro dhe që ka marrë përsipër ndërtimin e një prej hidrocentraleve në Valbonë, ajo që ka bërë një mbrojtje qesharake në gjykatë përballë shoqatës “Toka”.

 

Avokatja e Bashkim Ulajt ka deklaruar në seancën gjyqësore të fundit, se Europa ku duhet të bëhemi pjesë dhe ne, ka nevojë për më shumë energji, prandaj duhet të ndërtohen hidrocentrale, madje dhe në Parqet Kombëtare.

 

Ballafaqimi ligjor është bërë më 25 mars, në gjykatën administrative në Tiranë, teksa “Toka”, një shoqatë kjo e shquar në luftën e vazhdueshme kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, është ankimuar.

 

“Sipas ligjit të vitit 2017 për “Zonat e Mbrojtura”, asnjë HEC nuk duhet të ndërtohet në hapësirën që përfshin një Park Kombëtar. Prandaj ne kemi paditur AKZM-në dhe MTM-në për dështimin e veprimit për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm të HEC-eve.

 

Çuditërisht edhe pse “Toka” paditi agjencitë qeveritare, asnjëri prej tyre nuk dërgoi një avokat por vetëm Mine Progonati, avokatja e “Gener 2” ishte prezente në gjykatë dhe dha argumente absurde.

 

Argumenti absurd i paraqitur nga “Gener 2” gjatë çështjes së gjykatës për HEC-et: Mine Progonati, që përfaqësonte “Gener-2”, deklaroi se “më 7 mars konferenca e Parlamentit të BE-se në Bruksel arriti në përfundimin se Evropa ka nevojë për më shumë energji dhe kështu duhet të ndërtohen hidrocentrale në Parqe Kombëtare”! Kjo është krejtësisht e rreme.

 

Konferenca u quajt: ‘Ruajtja e lumenjve të Ballkanit, Rezistenca e Energjisë Elektrike’. Nuk ka asnjë fakt apo deklaratë publike që konferenca të ketë arritur në përfundimin se hidrocentralet brenda Parqeve Kombëtare ishin një ide e mirë.

 

Parqet kombëtare janë ‘Zona të Mbrojtura’ dhe natyrisht që duhet të parandalojnë ndërtimin e hidrocentraleve nga shkatërrimi i lumenjve të vegjël dhe shkatërrimi i kafshëve të egra, peizazhi dhe shumë më tepër!

 

Gjatë çështjes gjyqësore të shoqatës “Toka” kundër AKZM & MTM më 25 mars, avokatja e “Gener-2”, Mine Progonati në të vërtetë deklaroi se është “absurde” për zonat e mbrojtura për të parandaluar projektet e zhvillimit brenda kufijve të tyre.

 

Shoqata “Toka” e pyet avokaten se çfarë saktësisht mendon ajo se do të thotë “mbrojtur”? Nëse natyra s’është e mbrojtur nga aktiviteti industrial i njeriut, por në vend të kësaj është shfrytëzuar kudo, cila është pika e një Parku Kombëtar?

 

Kujtojmë se përgjatë lumit Valbonë janë parashikuar të ndërtohen 11 hidrocentrale dhe një prej tyre, më i madhi, është hidrocentrali i Dragobisë.

 

Kompania ndërtuese, pra “Gener 2” pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë emrash të të vdekurve, tërësisht të manipuluar”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

 

Argumentet absurde të Bashkim Ulajt për të arritur ndërtimin e HEC-eve dhe për pasojë shkatërrimin e perlës turistike të veriut fillojnë nga dhënia e koncesionit nga qeveria “Berisha”, mbrojtja me “heshtjen” e qeverisë “Rama”, dhe tani del dhe “Europa”./Pamfleti

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0