Home | Environment | Stop, importit të plehrave

Stop, importit të plehrave

image
Grupimi i Reagimit Qytetar, një ditë më parë i drejtoi një apel qeverisë dhe pushtetit vendor që të përfshihet në një fushatë kombëtare apo lokale për të pastruar Shqipërinë nga plehrat.

 

 

 

 

 


Dhjetëra qytetarë tiranas, ambientalistë, kanë protestuar dje para dyerve të Kryeministrisë për të kundërshtuar hapur dhe publikisht vendimin për importin e plehrave. Të gjithë bashkë, qytetarët u mblodhën dje për të kundërshtuar importin e plehrave sipas një vendimi të qeverisë. Përfaqësues të Grupimit Qytetar i bënë thirrje qeverisë që të kthejë mbrapsht vendimin e miratuar për mbetjet, pasi ky do të ishte shkatërrim për Shqipërinë. Drejtues te protestës thanë se kjo është rruga më e gabuar, është një veprim i gabueshëm i qeverisë. Sipas protestueseve, Shqipëria para se të importojë plehra duhet të ketë një kuadër ligjor dhe një infrastrukturë të plotë për importimin e mbetjeve konform standardeve të BE-së. Grupimi i Reagimit Qytetar, ndërkohë dhe një ditë më parë i drejtoi një apel qeverisë dhe pushtetit vendor që të përfshihet në një fushatë kombëtare apo lokale për të pastruar Shqipërinë nga plehrat. Sipas projektligjit miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikohet që mbetjet të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Ashtu siç kanë sqaruar edhe protestuesit, kjo nuk do të jetë e vetmja protestë, të tjera tubime do të zhvillohen javët e ardhshme me të njëjtën temë dhe lajtmotiv: “ndaloni importin e mbetjeve”.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë ka sqaruar problemin lidhur me projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për uljen e tarifave doganore për importin e mbetjeve. “Ndryshimet tarifore të disa produkteve, ndër të cilat edhe mbeturinat urbane, llumrat e ujërave të zeza dhe mbeturinat klinike janë pjesë e detyrimeve tona në OBT. Këto angazhime janë marrë në vitin 2000, kohë në të cilën Shqipëria është pranuar si anëtare me të drejta të plota në OBT. Gjatë procesit të përgatitjes së përgjigjeve të pyetësorit të BE-së për kapitullin 30 doli që një grup produktesh kishte ndryshim në tarifën e zbatuar dhe angazhimin tonë në OBT. Kjo ka ndodhur pasi gjatë viteve, në përputhje me orientimet e Organizatës Botërore të Doganave, kode të ndryshme tarifore i nënshtrohen procesit të korelimit dhe kodet tarifore që po propozohen të ndryshohen tani, gabimisht nuk kanë arritur t’i nënshtrohen procesit të ndryshimit të tarifës doganore më parë”, - sqaron Ministria e Ekonomisë. Sipas relacionit të këtij dikasteri, Shqipëria e ka shprehur qartë vullnetin e saj për t’iu përgjigjur të gjitha angazhimeve të marra në kuadër të OBT-së, aq më tepër kur periudha tranzitore për Shqipërinë ka përfunduar në vitin 2009 dhe kështu që ndryshimi është i domosdoshëm. Megjithatë, pavarësisht nga propozimi për ndryshimin e tarifës ekzistuese të kombit më të favorizuar (MFN), sipas skedulit të OBT-së këto produkte janë tashmë me tarifë 0% për të gjitha vendet e BE-së, vendet e CEFTA, Turqisë dhe vendet EFTA, dhe ndryshimi i propozuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim statusi për këto vende. Gjithashtu, edhe ndryshimi i propozuar nga 2% në 0% do të jetë i vlefshëm vetëm për vendet e tjera me të cilat Shqipëria nuk ka një marrëveshje të tregtisë së lirë. Regjimi i import-eksportit për kategori të caktuara produktesh, në përputhje me parimet e OBT-së dhe angazhimet e tjera ndërkombëtare, rregullohet me instrumente të tjera nga ato tarifore.

Sakaq, lidhur me problemin e një tjetër projektligji të miratuar nga qeveria, Ministria e Mjedisit këtë herë nuk është përfshirë. Nga ana tjetër, me tarifat doganore e me gjithçka që ka lidhje ekonomike, përgjigjen dikasteret e financave dhe ekonomisë, dhe në këtë rast jo strukturat mjedisore. Për këtë çështje nuk ka pasur asnjë sqarim zyrtar lidhur me këndvështrimin nga ana e ekspertëve mjedisorë. Përfundimisht çështja e doganës dhe tarifave i mbetet sektorit ekonomik.

Këshilli i Ministrave ka hartuar një draft i cili heq tarifat doganore për importin e një numri të madh mbeturinash. Ministria e Mjedisit ka njoftuar se bëhet fjalë për “lëndë të parë” për industrinë ricikluese, që mund të largojë 6000 ton mbeturina në muaj dhe nuk bëhet fjalë për “import plehrash”. Por, këto nisma janë kundërshtuar ashpër nga zërat e ambientalistëve, dhe madje edhe nga opozita, të cilët thonë se Shqipëria është një vend i tejmbushur me mbetje.

Projektligji “për disa ndryshime në ligjin nr. 9981 për miratimin e nivele doganore" mban datën 10 nëntor 2010 dhe pritet që shumë shpejt të dërgohet në Kuvend për miratim. Drafti lejon importin pa tarifë doganore të një sërë tipeve të mbetjeve. Më konkretisht, tarifat e mbeturinave urbane, nga dy bëhet zero. Ajo e llumrave të ujërave të zeza po kështu bëhet zero. Dogana hiqet edhe për mbeturinat klinike si dhe ato të halogjenizuara. Ulja më e fortë e tarifave bëhet për ato mbetje të cilat projektligji dhe kodi doganor i kategorizojnë si të tjera. Dogana e këtyre llojeve të mbeturinave, nga 10 për qind që është aktualisht do të bëhet zero me projektligjin e ri. Qeveria e argumenton heqjen e doganave të plehrave si një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet që ka me Organizatën Botërore të Tregtisë. “Republika e Shqipërisë duhet të zbatojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky anëtarësim në kohë dhe pa vonesa”, - thuhet në projektvendim. Shqip

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00