Mjedisi, vendet mike
Zvicra vlerësohet si shteti më i pastër dhe me mjedis të pandotur, në botë, edhe pse është vend me të ardhura të larta.
Revista e mirënjohur amerikane "Forbes" ka botuar një renditje me vendet më mike të mjedisit në botë. 140 vende janë klasifikuar në bazë të një indeksi për ruajtjen e mjedisit, i përpunuar nga Universitetet e Kolumbias dhe Jeillit.
Zvicra vlerësohet si shteti më i pastër dhe me mjedis të pandotur, në botë, edhe pse është vend me të ardhura të larta. Pas saj renditet Suedia, Norvegjia, Kosta Rika, Kolumbia, Zelanda e Re, Japonia, Kroacia dhe Shqipëria.
Për vendin tonë nënvizohet, se edhe pse nuk ka bërë sa duhet për ekologjinë, shkaqet e pastërtisë lidhen me industrinë e vendit, që thuajse nuk ka punuar kurrë. Tjetër arsye që përmendet është mospërdorimi i gazit, apo i lëndëve të tjera për ngrohje. Gjithashtu, në rang vendi, ndotja e ajrit mbetet ende e vogël. Metoda e përdorur bazohet në 25 kritere, që nisin nga pastërtia e ajrit, cilësua e ujit, biodiversiteti dhe përdorimi i pesticideve.
Comments (0 posted)
Post your comment