Amerika fitoi Luftën e Ftohtë por po humbet Luftën e Ngrohtë
Sërish kombi vital duhet të fitojë. Duhet të dalë në krye. Kokëlartë! Ndryshe amerikanët do të humbasin gjithçka për të cilën kanë luftuar: Tokën, Sigurinë dhe Lirinë! A do bashkohen të luftojnë Luftën e Ngrohtë?!
Nga Robert Papa
Në SHBA, gjatë kohës kur studioja për Masterin, njoha me detaje se si Uashingtoni ndikoi në fitoren e luftës Kundër Aksit të Hitlerit dhe fitoren e Luftës së Ftohtë. Kundër Hitlerit, amerikanët u bashkuan dhe fituan. U derdh shumë gjak. U kryen mjaftë sakrifica. Amerika realizoi atë që duhej të bënte një komb fitues dhe doli në krye të Botës së Lirë. Pastaj Lufta e Ftohtë. Komunistët ishin armiqtë e SHBA. Amerikanët duhej ti mposhtnin komunistët dhe i mundën. Tash nuk është më Lufta e Ftohtë, por Lufta e Ngrohtë. Rritja e temperaturave që solli ato përmbytje deri në Nju Jork. Sërish kombi vital duhet të fitojë. Duhet të dalë në krye. Kokëlartë! Ndryshe amerikanët do të humbasin gjithçka për të cilën kanë luftuar: Tokën, Sigurinë dhe Lirinë! A do bashkohen të luftojnë Luftën e Ngrohtë?!
Pse nuk e pranon Pentagoni Ngrohjen Globale? Pse janë disa nobelistë që tallen me Al Gorin për Ngrohjen Globale. Kjo është si tradhti ndaj kombit. Si Pentagoni e si disa nobelistë fitojnë dollarë nga energjia e
pistë, e ndyrë. Djegia me karbon, me qymyr. Me ndotje që rrisin karbonin në atmosferë. Ndaj jemi ballas Luftës së Ngrohtë! Amerikanët janë vonë, por më mirë vonë se kurrë. Një panel në Nju Jork, mendon se nëse nuk ulet karboni i lëshuar, temperaturat do rriten deri më 8 gradë. E ashtu siç vdiqën 1500 mijë vetë nga vapa në Francë më 2003 nuk dihet se sa do vdesin në Manhatan e sa do të mbyten në metrotë ku duhet të pompohet ajër me shumicë. Sa dallgë të larta do sajohen? Lufta e Ngrohtë, është më kërcënuese se Lufta e Ftohtë.
Comments (0 posted)
Post your comment