Home | Environment | Europa përfshihet nga një i ftohtë i acartë

Europa përfshihet nga një i ftohtë i acartë

image
I ftohti i acartë do të zhvendoset në të gjithë Europën dhe do të jetë prezent deri në fund të javës.



 
 




Ka ditë që Europa në përgjithësi po kalon ditët më të ftohta të këtij dimri me temperaturë që e kanë kaluar shumë minusin dhe janë shoqëruar me reshje të dendura dëbore që kanë shkaktuar vdekje, ngrirje të rrugëve dhe pengesa të mëdha në trafik. Ukraina dhe Polonia janë ndër vendet më të goditura nga kjo valë të ftohti me temperaturë që në Kiev kanë shkuar në minus 17 gradë dhe në Varshavë minus 18. Respektivisht shumë më të ulëta krahasuar me periudhat e njëjta të vitit. Në Ukrainë kanë vdekur 30 persona si rezultat i të ftohtit të madh dhe shumë të tjerë janë shtruar nëpër spitale. Pjesa më e madhe e viktimave janë të pastrehë, trupat e të cilëve janë zbuluar nëpër rrugë. Ndërkohë të tjerët kanë vdekur në shtëpinë e tyre. Mijëra të tjerë kanë gjetur strehë në disa godina të posaçme që i ka vënë në dispozicion të të varfërve qeveria. Ndërkohë në Kiev shkollat dhe kolegjet janë mbyllur deri të hënën, për shkak të të ftohtit. Në Poloni, Ministria e Brendshme i këshilloi njerëzit që të kujdeseshin për pleqtë dhe të pastrehët, duke thënë se temperaturat do të uleshin edhe më deri në fund të javës dhe veçanërisht gjatë natës. Rumania dhe Bullgaria ishin të parat vende nga Europa Lindore që u prekën nga vala e të ftohtit dhe reshjet e mëdha të dëborës që në fund të javës së kaluar.
 
Por sigurisht që nuk janë të vetmet. Dje në mëngjes në Bukuresht temperatura shënonte minus 22 gradë Celsius, ndërsa në Sofje shënonte minus 21 gradë. Të ulëta kanë qenë temperaturat edhe në Moskë. Situata do të përkeqësohet edhe më dhe kryesisht falë erës që fryn dhe që e bën motin edhe më të vështirë. Nëse njerëzit do të dalin jo të veshur mirë, do të rrezikojnë që të sëmuren rëndë brenda pak minutash. Viktima ka pasur edhe në Sllovaki, Serbi. Si pasojë e këtij moti shumë të ashpër ka pasur probleme me qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve të ndryshme dhe me furnizimin me energji elektrike të godinave të ndryshme.
 
Në disa zona, ku temperaturat kanë qenë më të ulëta, është shpallur edhe situata e emergjencës. Sipas radios shtetërore bullgare, temperatura më e ulët është shënuar në vend në një fshat në veri të vendit. Bëhet fjalë për një temperaturë minus 19 gradë. Turqia gjithashtu është prekur nga dëbora dhe të ftohtët dhe në situatë të vështirë janë edhe vendet e Ballkanit si Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia, që do të përballen në ditët në vijim me temperatura të ftohta dhe me reshje të mëdha dëbore. Shumë fshatra janë izoluar nga dëbora dhe nuk komunikojnë dot për momentin me pjesën tjetër të vendit. Janë mbyllur edhe shumë rrugë automobilistike dhe në Turqi ka pasur probleme edhe me autostradat kombëtare.

Ajri i acartë do të zhvendoset në të gjithë Europën dhe do të jetë prezent deri në fund të javës. Madje reshje të mëdha dëbore priten edhe në zonat bregdetare të Italisë, që zakonisht përballen me borën shumë rrallë. Parisi gjithashtu po përballet me probleme ngricash dhe probleme të qarkullimit rrugor. Në të njëjtën situatë është edhe Londra, edhe pse nuk priten reshje të mëdha dëbore këtë javë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0