Latest News
Acar-dimri europian
Temperaturat në shumë vende janë nën minus 20 gradë Celsius, shpesh edhe minus 30 gradë Celsius.
Vala e të ftohtit vazhdon të mbajë të mbërthyer fort Europën. Veçanërisht e prekur është edhe më tej Europa Lindore. Atje është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave të të ftohtit. Temperaturat në shumë vende janë nën minus 20 gradë Celsius, shpesh edhe minus 30 gradë Celsius. Deri tani kanë humbur jetën më shumë se 220 vetë në të gjithë Europën, pjesa më e madhe në Rusi dhe Ukrainë. Në këto dy shtete kanë vdekur nga ngrirja 160 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë.
Por edhe në vende si Rumania, Polonia, Çekia dhe Sllovakia ka pasur viktima nga i ftohti. Edhe në Gjermani dhe Austri ditët e kaluara humbën jetën nga ngrirja katër vetë. Moti me temperatura të ulëta nuk pritet të ndryshojë as ditët e ardhshëm. Java që vjen madje sipas meteorologëve do të shënojë temperatura edhe më të ulëta veçanërisht në Europën Lindore dhe në Jug të kontinentit, çka nuk është aspak e zakonshme për këto vise.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment