Latest News
Uji, kujdes!
Sipas raportit të bazuar në dokumente të shërbimeve sekrete amerikane, ka të ngjarë që pas 10 vjetësh uji të përdoret si armë ose si objektiv i ardhshëm terrorist.
Një raport i ri në SHBA ka treguar se në dekadat e ardhshme, mungesa e ujit nga thatësira mund të nxisë konflikte mes shteteve, ose varfëria e kombinuar me udhëheqje të dobët mund të çojë në dështimin e shteteve. Sipas raportit të bazuar në dokumente të shërbimeve sekrete amerikane, ka të ngjarë që pas 10 vjetësh uji të përdoret si armë ose si objektiv i ardhshëm terrorist. Në Uashington, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, tha se këto kërcënime janë reale dhe përbëjnë shqetësime serioze për sigurinë. Ajo paraqiti një program të ri amerikan për menaxhimin e shpërndarjes së ujit me shtetet e tjera. Raporti nuk identifikon se cilat shtete janë të rrezikuara, por fokusohet në lumenjtë specifikë dhe limanet, si Tigri dhe Eufrati në Irak dhe Amu Daria në Azinë Qendrore.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment