Derdhja e naftës një akt dëshpërimi i banorëve!
Asnjë zë nuk është ngritur për të ndëshkuar metodat jo legjitime të përdorura nga kompania e sipërpërmëndur ashtu edhe për të ardhur në mbrojtje të interesave të prekura të banorëve, në mbrotje të pronave të tyre si dhe të parandalimit të ndotjes së ambientit.
Nga Nimfa Hakani
Fenomeni që ndodhi në Zharrëz në Fier është një kundërveprim spontan i banorëve të cilëve u janë prekur interesat jetike dhe duke mos patur asnje rrugëdalje tjetër kanë marrë në duart e tyre ligjin dhe kanë vepruar me instiktin e turmës për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe në këtë mënyrë kanë tërhequr vëmëndjen e medias se qeveria po hesht per thelbin e problemit dhe mundohet t’i shpjegojë dy lëkundjet e fundit që ndodhën gjatë natës 17 qershor si tërmete. Por banorët që kanë disa kohe që përjetojnë lëkundje të tilla ditën apo natën, i kanë marrë këto lëkundje si gjithë lëkundjet e tjera që kanë ndodhur më parë gjatë përdorimit të eksplozivëve dhe kanë reaguar.
Fillimisht qindra prej tyre kanë protestuar për rreth nja një orë duke bllokuar aksin nacional Fier-Berat, më pas janë drejtuar drejt kompleksit të naftës por askush nga drejtuesit ë kompanisë s’i ka pritur. Të lënë të injoruar, pa asnjë alternative, me një zemërim të grumbulluar nga mospërfillja e përgjithëshme duke filluar nga kompania deri tek qeveria për të drejta e tyre legjitime për një jetë normale si dhe nga shkatërrimi gradual që po ju ndodh shtëpiave të tyre, ata kanë reaguar ne një mënyrë që s’duhet të reagonin, kanë hapur çisternat dhe kanë lënë të derdhet njëmijë ton naftë duke ndotur kështu ambientin dhe duke vënë në rrezik shëndetin e tyre në radhë të parë si dhe duke shkatërruar hektarë të tëra tokash rreth e qark. Fatkeqësisht ky është rezultati kur nuk zbatohen rregullat dhe qeveria nuk vjen në mbrojtje të qytetarëve të saj.
Është e qartë se ky ishte një akt dëshpërimi nga ana e këtyre banorëve, por çfarë ju kishte mbetur të bënin kur ligji për mbrojten ë të drejtave të tyre nuk vepron dhe në vënd të jetë në anën e tyre mban anën e kompanisë.
Në anën tjetër, me këtë akt të dëshpëruar ata bën të njohur një problem të “panjohur” për opnionin publik, atë të përdorimit të metodave eksplozive nga ana e kompanisë Kanadeze “Bankers Petrolium”. Asnjë deri më tani nuk është shqetësuar për ç’ka po ndodhte në këtë komunë. Asnjë nuk ka ngritur deri tashti problemin që kompania po shkel standartet ndërkombëtare të shpimit. Ambientalistët nuk kanë ngritur problemin që eksplozivët jo vetëm krijojnë dëmtim të shtresave tektonike ashtu edhe ndotje te ajrit. Gjatë eksplozioneve përvec naftës që shpërthen, lëshohen gjithashtu gazra të dëmshme në ajër. Qeveria lokale ashtu edhe ajo qëndrore nuk ka treguar as më të voglin shqetësim për atë që po ndodhte në këtë komunë si rezultat i shpërthimeve të njëpasnjëshme. S’ka patur asnjë shqetësim se shtëpitë e banorëve po prishen dalëngadalë. Asnjë zë nuk është ngritur për të ndëshkuar metodat jo legjitime të përdorura nga kompania e sipërpërmëndur ashtu edhe për të ardhur në mbrojtje të interesave të prekura të banorëve, në mbrotje të pronave të tyre si dhe të parandalimit të ndotjes së ambientit. Të lënë pa asnjë alternative, të bindur tashmë nga praktika të ngjashme në zona të tjera ku administrata qeveritare dhe lokale ka ardhur në mbrojtje të kompanive dhe jo të banorëve, të bindur se asnjë nuk do të ngrejë zërin dhe të marra masa për të ndaluar këtë fenomen të paprecedentë, banorët reaguan spontanisht të nxitur nga lëkundjet e forta të natës së mëparëshme që këtë rradhë kishin krijuar dëme të mëdha në shtëpitë tyre si krisje të dukëshme në mure, dhe kryen një veprim që mund të ndëshkohet me ligj por në të njëjtën kohë ata bënë të njohur me atë akt se çfarë po ndodh në komunën e tyre.
Ligji nuk veproi kur duhet të vepronte për të parandaluar këtë që ndodhi. Ligji që është i supozuar të mbrojë të drejtat ë qytetareve nuk veproi në kohë, ai dështoi të mbrojë shtëpiat e banorëve nga dëmtimi, por veproi menjëherë kur u prekën interesat e komapanisë “Bankers Petrolium”. Kjo s’është hera e para që po ndodh kur shteti mban anën e kompanive dhe jo të banorëve. Në Gostil të Kukësit në 2009 u vunë interesat e komapnisë së ndërtimit të rrugës mbi ato të fshatarëve, dhe policia përdori dhunë ndaj banorëve pa marrë në konsideratë që banorëve ju ishin shkelur të drejtat e pronësisë si rezultat i moszbatimit korrekt të projektit të rrugës nga ana e sipërmarrësve.
Efekti dhe kundër-efekti në këtë rast kanë pasuar njëri tjetrin. Moszbatimi i rregullave nga njëra anë, mungesa e mbrojtjes nga qeveria, shkaktuan një kundër-efekt spontan të këtyre banorëve që megjithëse u munduan të grenë zërin nuk u dëgjuan. Dhe rezultati është shpërthimi i një zëmërimi të dëshpëruar që përfundoi në shkelje të ligjit. Por problemi është, kush e shkeli ligjin i pari ? Kompania apo banorët ? Në shumë çështje gjyqësore të njohura, njerëz që kanë kryer një krim, si një akt vrasje, janë gjetur të pafajshëm nga juria në ato raste kur veprimi i tyre është justifikuar për shkakun se ata i ka shtyre në vrasje një arësye madhore psikollogjike dhe kanë reaguar spontanisht nën një presion të fortë psikollogjik. Po kështu ka ndodhur edhe me banorët e komunës Zharrëz. Qeveria, ai ajo lokale dhe ajo qëndrore, përpara se të marrë në shqyrtim aktin e dy të arrestuarve, duhet të hetojë ma parë në se proçedurat e hapjes së puseve me eksploziv kanë qënë brënda standarteve, dhe te lejueshme, dhe gjithashtu të verifikojë, në së qendra sizmollogjike ka rregjistruar këto kohët e fundit lëkundje të tjera sizmike në atë zonë sado të lehta që kanë qënë. Le t’i shërbehet qytetarëve më parë dhe pastaj kompanive, që në Shqipëri kanë gjetur rrugët joligjore për të bërë përfitime jasht rregullave dhe ligjeve.
Comments (0 posted)
Post your comment