Home | Environment | Ditë të nxehta, kujdes!

Ditë të nxehta, kujdes!

image
Evitoni qëndrimin në diell ose në ambiente të nxehta në orët e nxehta të ditës. Nëse nuk mundeni të evitoni këto dalje, atëherë konsumoni sa më shumë lëngje, mos kryeni punë të rënda fizike kur temperaturat janë maksimale.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Stina e nxehtë e verës është në kulmin e saj dhe shumë persona ankohen për shqetësimet që vapa sjellë në shëndetin e tyre. Në rreshtat e mëposhtëm janë renditur 7 momentet që i nevojiten çdo personi për t’u informuar me rreziqet që sjell qëndrimi në diell në orët e nxehta të ditës si dhe këshillat e nevojshme sesi të shmangni pasojat për shëndetin e njeriut.
 
 
 
 
 
Goditja e diellit dhe goditja nga vapa, çfarë diference ka?
 
 
 
 
 
Goditja e diellit është e lidhur me ekspozimin drejtpërsëdrejti me rrezet e diellit. Gjithashtu kjo është e lidhur kryesisht me temperaturën më shumë se 38 gradë dhe mund të shoqërohet edhe me djegie lëkure. Shpesh herë goditjet nga i nxehti përputhen me goditjet nga dielli. Më të rrezikuarit në këto raste janë fëmijët e vegjël.
 
 
 
Por kush janë shenjat që na bëjnë të mendojmë për goditjet e diellit?
 
 
 
Në përgjithësi fëmijët (por edhe të rriturit) ankohen për dhimbje koke, dhe marramendje. Më pas shfaqen të djegura në lëkurë që shoqërohen me rritje të temperaturës.
 
 
 
Si të sillemi përballë këtyre simptomave?
 
 
 
Këshilla e parë për të tilla raste është evitimi i qëndrimit në diell dhe qetësimi në vende të freskëta. Ndër të tjera nuk është e këshillueshme mbrojtja me çadër sepse në det, rrezet e diellit dhe temperatura mbetet e lartë, dhe në këtë mënyrë rrezikohet edhe goditja nga i nxehti. Për uljen e temperaturës është e domosdoshme përdorimi i kremrave hidratues të cilët ndihmojnë gjithashtu edhe për mbrojtjen ndaj djegies së lëkurës.
 
 
 
Si të eliminoni goditjen nga i nxehti?
 
Gjendja e përgjumur, nervozizmi si dhe humbja e oreksit janë kambanat e para të alarmit. Nëse ndaj këtyre shenjave nuk kushtohet vëmendje e menjëhershme, situata mund të avancojë dhe personi me këto simptoma mund të arrijë edhe në humbjen e vetëdijes si dhe rrezikojnë nga goditja kardiake.
 
 
 
Cilat janë ndërhyrjet për t’u praktikuar?
 
Sapo të vëmë re personin e rrezikuar, menjëherë duhet ta çojmë në një vend të freskët (por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e vendosim nën një çadër edhe pse aty ka hije), për të luftuar dehidratimin, duhet të bëhet spërkatja e trupit me ujë me temperaturë natyrale, dhe jo ujë i ftohtë, gjithashtu këshillohen edhe kompresa me ujë të në zonën e pulseve. Nëse personit i ka rënë të fikët, personi duhet të shtrihet në shesh dhe tek pjesa e kokës nuk duhet t’i vendoset jastëk.
 
 
 
Kush rrezikohet më shumë?
 
Kryesisht fëmijët e vegjël, të moshuarit, por edhe femrat gjatë ciklit menstrual. Gjithashtu personat e rrezikuar janë edhe ata të cilët kryejnë aktivitete fizike kur temperatura është tepër e lartë. Po ashtu të rrezikuar janë edhe ata persona që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit. Kjo provokon mungesën e sheqerit në gjak, që duke u bashkuar me të nxehtin bëhet edhe më e ashpër.
 
 
 
Kush janë këshillat për të parandaluar goditjet e diellit?
 
Evitoni qëndrimin në diell ose në ambiente të nxehta në orët e nxehta të ditës. Nëse nuk mundeni të evitoni këto dalje, atëherë konsumoni sa më shumë lëngje, mos kryeni punë të rënda fizike kur temperaturat janë maksimale. Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fëmijëve, sidomos moshave tepër të vogla (1-2 vjeç), ku prindërit duhet t’i nxjerrin në rrezet e diellit fëmijët e tyre në sezonin e plazhit kryesisht në orët e para të mëngjesit si dhe pas orës 16.00 të pasdites.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0