Paketë e përbashkët ligjore për projektin TAP
Është publikuar sot versioni publik i opinionit të përbashkët mbi përjashtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.
Është publikuar sot versioni publik i opinionit të përbashkët mbi përjashtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.
Arritja e këtij vendimi është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej gati dy vitesh ndërmjet Autoriteteve Rregullatore të dy shteteve anëtare në Komunitetin e Energjisë dhe një pale kontraktuese, duke u bazuar tek paketa e tretë, e cila pranohet si një praktike e mirë në Europë.
Kjo marrëveshje synon që ti hap rrugë vendosjes së një kornize ligjore të qëndrueshme, të harmonizuar e transparente, që do ti shërbej zhvillimit dhe implementimit të projektit që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Shqipëri.
Kjo paketë ndër të tjera pritet që të ndikoj në lehtësimin e praktikave të gazifikimit të vendeve të rajonit. Projekti TAP parashikohet të ketë përfitime të favorshme për të tri vendet, Shqipëri, Itali dhe Greqi, duke i bërë sa më konkurruese në tregun e gazit.
Comments (0 posted)
Post your comment