Latest News
Presidenti Amerikan viziton Murin e Madh Kinez
Ai e quajti magjike vizitën tek Muri i Madh Kinez.
Ndalesa e fundit e Presidentit Obama në Kinë qe një vizitë tek Muri i Madh Kinez, një ndër mrekullitë e botës.
Ai e quajti magjike vizitën tek Muri i Madh Kinez.
Presidenti Amerikan ishte në krye të një vargu njerëzish drejt një kulle, një seksion i restaururuar, që është ndërtuar fillimisht para 500 vjetësh. Pjesët më të vjetra të Murit janë ngritur që para dy mijë vjetësh.
Vizitat e Presidentit Obama në Murin e Madh dhe Pallatet Perandorake në Qytetin e Ndaluar, ishin të vetmet ndalesa turistike në udhëtimin tetë ditor Aziatik.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment