Latest News
Takim në Prespë
Tre Kryeministrat, ai grek, shqiptar dhe maqedonas do të takohen brenda kësaj jave në një takim jozyrtar në Prespë.
Mediat greke raportojnë se ka qenë Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, nismëtari i takimit që ka ftuar Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe atë të Maqedonisë, Nikolla Gruevski për një takim në Parkun Kombëtar të Liqenit të Prespës.
Tema e takimit do të jetë diskutimi mbi fillimin e mundshëm të një iniciativë të përbashkët për ruajtjen e rajonit të Liqeneve Prespës, e cila zë një territor në Greqi, Shqipëri dhe një në Maqedoni.
Nuk dihet ende nëse do të bisedohet çështja e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, çështje e mbetur pezull pasi asnjë nga palët nuk pranon propozimet e njëra-tjetrës.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment