Home | Environment | Ndryshimi i klimës

Ndryshimi i klimës

image
“Planeti ka shfaqur një aftësi mbreslënëse për ta ruajtur balancën, duke përdorur çdo marifet që ka në thes për të qëndruar në gjendjen aktuale”, shpjegon Rockstrom...

 

 

 

Nga Thomas. L. Friedman

 

 

 

 

Kur Kina dhe India sapo kanë shpallur planet e tyre të mëdha për t’i pakësuar çlirimet e karbonit, një gjë e tillë ngjason si një pikë epokale kthese. Në kuadër të mbledhjes së Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në Paris në dhjetor, tani të gjitha industritë më të mëdha në botë po e marrin ndryshimin e klimës më seriozisht. Kjo i përfshin edhe Shtetet e Bashkuara, me përjashtim të disa të marrëve që garojnë për të qenë presidentët tanë, çka nuk është një problem i vogël.

 

Kur gjatë debatit presidencial të republikanëve të CNN moderatori Jake Tapper lexoi deklaratat e sekretarit të Shtetit të Ronald revan, George Shultz (i cili nget një makinë elektrike e cila furnizohet me panelet diellore që ndodhen në çatinë e shtëpisë së tij), lidhur me faktin se si i kërkoi me ngulm Regan industrive që ta trajtonin sa më parë çështjen e dëmtimit të ozonit, dhe përse Shultz beson se ne duhet të veprojmë sot në përballjen me ndryshimet e klimës, ai mori përgjigjet e zakonshme prej të paditurish.

 

Senatoi Marco Rubio tha, “Ne nuk do ta shkatërrojmë ekonominë tonë sikurse dëshiron të bëjë qeveria e majtë e cila na drejton sot”, ndërsa Guvernatori Chris Christie e qortoi Shultz, duke thënë: “Dëgjoni, çdokush gabon ndonjëherë.”

 

Sigurisht që çdokush gabon, por jo Shultz, i cili me zgjuarsi dhe guxim iu tha republikanëve se gjëja konservatore që duhet bërë tani është më merren ca garanci kundër ndryshimit të klimës, sepse nëse vazhdon kështu rezultatet mund të jenë “katastrofale”. Uragani Sandy – që u amplifikua nga ujërat më të ngrohtë të oqeaneve – shkaktoi 35 miliardë dollarë dëme në shtetin e vetë Christie, në Neë Jersey, më 2012.

 

Por ja që gjërat ndodhin.

 

Ishte një kohë kur mund ta toleronim këto logjikë të marrë. Por ajo kohë ka marrë fund. Tetë vitet e ardhshme do të jenë kritike për klimën dhe ekosistemet e botës, dhe ënse ju votoni për një president që është skeptik ndaj klimës, më mirë flisni me fëmijët më parë, sepse do t’iu duhet t’i përgjigjeni atyre më pas.

 

Nëse keni kohë të lexoni një libër mbi këtë subjekt, do t’iu rekomandoja shumë tekstin e ri “Big World, Small Planet,” nga Johan Rockstrom, drejtor i Stockholm Resilience Center, dhe nga Mattias Klum, fotografitë shtangëse të së cilit lidhur me shkatërrimin e ekosistemit e përforcojnë urgjencën e momentit.

 

Rockstrom i nis argumentat e tij duke na kujtuar se gjatë shumicës së 4.5 miliardë viteve të historisë së Tokës, klima e saj nuk ka qenë shumë e përshtatshme për qeniet njerëzore, duke qenë se është luhatur ndërmjet “periudhave të akullta dhe periudhave të ngrohta”, duke e detyruar njerëzimin të ndjekë një lloj jetese gjysmë-nomade.

 

Vetëm në 10,000 vitet e fundit ne kemi shijuar kushte të qëndrueshme klimaterike që iu mundësuan civilizimeve të zhvillonin bijqësinë për të mbështetur qytetet dhe fshatrat. Kjo, e njohur si periudha e Holocenit, qe një periudhë “thuajse mrekullisht e qëndrueshme dhe me një ekuilibër ndërmjet të nxehtit dhe interglacialit, e cila është e vetmja gjendje e planetit që e dimë me siguri se mund ta mbështesë botën moderne ashtu sikurse e njohim”. Ajo më në fund na dha “një ekuilibër të qëndrueshëm pyjesh, savanash, relievesh koralore, tokash të gjelbra, peshqish, gjitarësh, bakteresh, cilësie ajri, mbulimi me akuj, temperaturash, akses te uji i pijshëm dhe fusha prodhuese”.

 

Ajo “Është Edeni ynë”,” shton Rockstrom, dhe tani “ne po rrezikojmë që ta nxjerrim tokën jashtë këtij vendi të ëmbël”, duke nisur nga mesi i viteve ’50, kur Revolucioni Industrial mbërritë në shumicën e pjesës së mbetur të globit dhe të popujve dhe klasat e mesme shpërthyen. Kjo shkaktoi “akselerimin e madh” të rritjes së industrisë dhe bujqësisë, duke e vënë të gjitha ekosistemet e botës nën trysni. Impaktet tani janë të qarta: “ndryshim i klimës, ndotje kimike, ndotje e ajrit, degradim e tokës dhe e ujit…. dhe zhdukje masive e specieve dhe habitateve”.

 

Lajmi i mirë është që në këtë periudhë shumë të tjerë në botë kanë shpëtuar nga varfëria. Ata i janë bashkuar partisë. Lajmi i keq, thotë Rockstrom, është se “partia e vjetër” nuk mund të vazhdojë sikurse ka bërë deri më tani. Toka është shumë e zonja për të gjetur rrugët për t’iu përshtatur stresit: oqeanet dhe pyjet thithin CO2-shin ekstra; ekosisteme si Amazona i përshtatet shpyllëzimit dhe vazhdojnë të garantojnë shira dhe ujë të pijshëm; akujt e Arktikut shkrihen por nuk zhduken. Por ndoshta ne mund t’i shterojmë aftësitë përshtate të planetit.

 

Ne qëndrojmë në këta kufij planetarë në këtë moment, argumenton Rockstorm, dhe ënse këto sisteme luhaten nga një gjendje e qëndrueshme në një tjetër – nëse Amazona kthehet në savanë, nëse Arktiku e humbet si[përfaqen e tij të akullt dhe në vend që të reflektojë rrezet e diellit nis t’i përthithë ato në ujë, nëse akujt shkrihen të gjithë dhe nuk i ushqejnë dot lumenjtë – natyrën nuk e gjen gjë, ndërsa ne po.

 

“Planeti ka shfaqur një aftësi mbreslënëse për ta ruajtur balancën, duke përdorur çdo marifet që ka në thes për të qëndruar në gjendjen aktuale”, shpjegon Rockstrom. Por ka shenja të shumta se mund të kemi mbërritur në pikën kulmore. Pyjet po shfaqin shenjat e para se po përthithin më pak karbon. Oqeanet po acidizohen me shpejtësi duke qenë se përthithin më tepër CO2, duke dëmtuar peshqit dhe koralet. Temperaturat mesatare globale vazhdojnë të rriten.

 

Kjo është ajo çfarë do të gjejë presidenti i ardhshëm – një planet elastik që dikur mund t’i përthithte ekseset tona çka dukej se nuk kishte ksoto për ne, që çuditërisht është kthyer në një planet të mbingarkuar, që na dërgon “parlajmërime të përditshme” se do të rëndohet çdo vit e më shumë. Kur natyra të kthehet kundër, ki kujdes. 

 

“Për herë të parë duhet të tregohemi të zgjuar”, thotë Rockstrom, “dhe ta shmangim krizën përpara se të ndodhë”, përpara se ta kalojmë vijën e kuqe të natyrës. Më vonë do të ishte tepër vonë. Nëse zgjedhim një president që e injoron këtë shkencë do të vdesim. /NYT

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0