Home | Environment | Marrëveshje "monumentale" për ngrohjen globale

Marrëveshje "monumentale" për ngrohjen globale

image
“Është një hap monumental përpara, që u jep zgjidhje nevojave individuale të vendeve, por që na jep neve mundësinë për të reduktuar ngrohjen e planetit”, deklaroi Kerry për agjensitë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Marrëveshja "monumentale" për të reduktuar gradualisht gazrat që shkaktojnë ngrohjen globale është arritur mes 150 vendeve.

 

Marrëveshja ka të bëjë kryesisht me gazrat HFC që lëshohet nga përdorimi i mjeteve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe ajër i kondicionuar. 

 

Delegatët të mbledhur në Ruanda pranuan një amendament kompleks të Protokollit të Montrealit, që parashikon reduktimin e HFC-ve nga vendet e zhvilluara duke filluar nga viti 2019. 

 

Por disa kritikë thonë se kompromisi i arritur mund të ketë më pak efekt nga sa pritet. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndihmoi në hartimin e marrëveshjes përmes një seri takimesh në Ruanda, deklaroi se kjo është një fitore e madhe për Tokën. 

 

“Është një hap monumental përpara, që u jep zgjidhje nevojave individuale të vendeve, por që na jep neve mundësinë për të reduktuar ngrohjen e planetit”, deklaroi Kerry për agjensitë.

 

Marrëveshja e re parashikon tre rrugë që duhen ndjekur nga vende të ndryshme. Kështu, vendet me ekonomi të zhvilluar, si ato të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë ta kufizojnë përdorimin e HFC-ve brenda pak vitesh dhe nga 2019-a duhet ta çojnë këtë reduktim në 10 për qind. 

 

Vendet në zhvillim, si Kina apo ato të Amerikës Latine do të ndërpresin përdorimin e HFC-ve duke filluar nga viti 2024. Ndërsa vende të tjera si India, Pakistani, Irani dhe Iraku do të bëjnë të njëjtën gjë duke filluar nga viti 2028.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00