Home | Environment | Rritet dukshëm niveli i Fierzës

Rritet dukshëm niveli i Fierzës

image
Sipas Ministrisë niveli i prurjeve në Fierzë është rritur...

 

 

 

 

 

 

 

Reshjet e mëdha gjatë ditëve të fundit kanë rritur me 25 për qind rezervën hidrike të vendit duke zbutur krizën energjetike që Shqipëria po kalon prej fillimit të vitit. Ministria e Energjisë raportoi se në mesditën e së shtunës rezerva hidrike në kaskadën e Drinit arriti në 572 giga vat energji ose 116 giga më shumë se sa katër ditë më parë.

 

Të dhënat tregojnë se vetëm brenda tre ditëve niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 4.3 metër duke arritur në 273.16 metër mbi nivelin e detit. Fierza është hidrocentrali më i madh i Shqipërisë, që shërben edhe si rregullator i gjithë kaskadës së Drinit.

 

Ndonëse kuotat e ujit në këtë hec mbeten ende larg niveleve të së njëtës periudhë të vitit të kaluar, situata është duke u përmirësuar me shpejtësi. Sipas Ministrisë niveli i prurjeve në Fierzë është rritur nga 129 metër kub në sekondë që ishte para reshjeve në 1 mijë metër kub aktualisht.

 

Me këtë ritëm prurjesh niveli i ujit në Fierzë rritet me mbi 1.5 metër në ditë, duke shtuar shpresat se Shqipëria po lë pas krizën e vështirë energjetike, që e detyroi të importojë mbi 200 milionë euro energji për 2017.

 

Sipas ministrisë së Energjisë, Korporata është duke prodhuar me kapacitete maksimale energji nga dy hidrocentralet e Komanit dhe ai i Vaut të Dejës. Përvec furnizimit të Operatorit të Shpërndarjes për konsumin vendas, ministria thotë se KESH ka shmangur derdhjet e ujit duke depozituar mbi 26 mijë e 500 mega energji në Kosovë si dhe duke shitur 58 mijë mega të tjera në treg të lirë.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00